Panorama (Albania)

Shukri Xhelili dënohet për mosdeklari­m të të ardhurave

Gjykata e Dibrës e dënon me gjobë për fshehje të pasurisë

-

Ish- kryebashki­aku i Dibrës, Shukri Xhelili, i cili u vu në qendër të një skandali dy vjet më parë, është sërish në telashe.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar atë me 200 mijë lekë të reja gjobë, pasi e shpalli fajtor për refuzim të deklarimit të pasurisë. Vendimi, i cili është siguruar nga “Panorama” është dhënë në fakt që më 17 janar. Në janarin e vitit të kaluar, ishkryebas­hkiaku i Dibrës, i ardhur nga radhët e PS- së u dënua për korrupsion nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 2 vjet e 8 muaj për skandalin e punësimit në këmbim të seksit. Në atë kohë, ai u kallëzua me video nga një 20vjeçare me inicialet A. A., së cilës Xhelili i premtonte punë në Bashkinë e Dibrës në këmbim të seksit. Si provë kundër Shukri Xhelilit ishte një videoregji­strim ku e implikonte atë në aferën seksuale në këmbim të punësimit. Por kësaj here, Gjykata e Dibrës e ka shpallur fajtor për mosdeklari­m të të ardhurave. Sipas Gjykatës, Shukri Xhelili, në ILDKP ka fshehur pasurinë. Më konkretish­t, Shukri Xhelili nuk ka deklaruar një kontratë sipërmarrj­eje me vlerë 34 mijë euro për ndërtimin e një apartament­i me sipërfaqe 91 metra katrorë, të cilin e ka kaluar në emër të të birit. Gjithashtu, ai ka fshehur edhe një tjetër apartament në emër të të birit, që ndodhet në Tiranë. Po kështu, ish- krye- bashkiaku i Dibrës, ka fshehur edhe 22 mijë euro që ka përfituar nga shitja e një apartament­i në Lagjen 13 të Peshkopisë. Ai ka pasur edhe 8.2 milionë lekë kesh, të cilat i ka justifikua­r si të ardhura nga biznesi. Gjithashtu, 24 mijë euro që janë paguar për blerjen e një automjeti me marrëveshj­e mes dy firmave nuk është deklaruar. Kështu, Gjykata në fund e ka dënuar atë me 200 mijë lekë gjobë për mosdeklari­m të pasurisë.

SKANDALI Shukri Xhelili u vu në qendër të vëmendjes, kur ndaj tij u publikua në media një skandal seksual, ku i kërkonte një vajze 20- vjeçare seks në këmbim të një vendi pune në Bashkinë e Dibrës. Më konkretish­t, sipas dosjes hetimore, shtetasja A. A. me banim në Dibër, ka komunikuar përmes rrjeteve sociale në janar 2016 me Shukri Xhelilin, që në atë kohë ishte kryebashki­ak i Dibrës. Ajo kërkonte një mundësi për të nisur punë pranë Bashkisë Dibër. Pasi ka shkëmbyer numrin e telefonit celular me Xhelilin, ky i fundit e ka ftuar në një takim dhe i ka prezantuar kallëzuese­s mundësitë për të punuar në Bashkinë e Durrësit. Pas disa takimesh, Xhelili në cilësinë e kryetarit të Bashkisë i ka kërkuar vajzës që të kishte një marrëdhëni­e intime kundrejt mundësisë për gjetjen e një vendi pune, në Bashkinë Dibër, duke e kushtëzuar punësimin e shtetases A. A.. Vetëm nëse ajo pranonte të kishte një marrëdhëni­e intime me të pandehurin Shukri Xhelili. Ajo e gjendur para kësaj situate, ka regjistrua­r bisedat me Xhelilin dhe e ka pranuar kushtin, por që këtë favor seksual ta pranonte pasi të punësohej. I pandehuri Shukri Xhelili, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Dibër, me vendimin MIJË lekë është gjoba që ka vendosur Gjykata e Dibrës për Shukri Xhelilin, i cili është shpallur fajtor për mosdeklari­m të të ardhurave. Vendimi është marrë në janar të këtij viti. me nr. 25, datë 26.02.2016, ka vendosur emërimin e shtetases A. A., në detyrën e magazinier­es pranë Qendrës Kulturore, në Bashkinë Dibër. Vendimi i emërimit të shtetases A. A. në pozicionin e mësipërm është marrë pa u kryer më parë ndonjë procedurë emërimi si dhe njëkohësis­ht pa u paraqitur ndonjë dokumentac­ion nga ajo. Në datën 26.02.2016 shtetasja A. A është takuar me Shukri Xhelilin në zyrën e këtij të fundit dhe ka regjistrua­r bisedën e kryer midis tyre. Në këtë takim, i pandehuri Shukri Xhelili ka nënshkruar vendimin e emërimit në punë dhe njëkohësis­ht i ka kërkuar shtetases A. A. që të dilnin së bashku atë ditë, se akoma nuk kishte pasur marrëdhëni­e intime me të. Më pas vajza, pasi ka shkuar në hotel dhe e ka filmuar, ka refuzuar të kryejë marrëdhëni­e seksuale me të dhe ka publikuar videon.

 ??  ?? Ish- kryebashki­aku i Dibrës, Shukri Xhelili
Ish- kryebashki­aku i Dibrës, Shukri Xhelili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania