Panorama (Albania)

Dha garanci pasurore, Gjykata e Tiranës liron ish- prefektin e Fierit

-

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish- prefektit të Fierit, Bujar Hasaj për lirim kundrejt garancisë pasurore. Seanca u zhvillua ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ku Hasaj është vënë nën akuzë për mashtrimin e dy shtetasve, njëri prej tyre kanadez. Avokati i Hasajt kërkoi në seancë që klienti i tij të lirohet kundrejt 1.3 milionë lekëve garanci. Gjykata e pranoi kërkesën duke urdhëruar lirimin e Hasajt, por atij i bllokohet pasaporta dhe nuk mund të largohet jashtë shtetit. Bujar Hasaj akuzohet se ka mashtruar një shtetas kanadez dhe një shqiptar, duke zhvatur në total një shumë prej rreth 321 mijë dollarësh. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, Bujar Hasa akuzohet, së bashku me një person tjetër, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “falsifikim dokumentes­h”. Bujar Hasa, ka qenë më parë kandidat për deputet i LSI- së dhe prefekt i Fierit gjatë koalicioni­t PD- LSI. Hetimet për rastin e mashtrimit janë kryesuar nga seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës për një periudhë prej 8 muajsh. Arrestimi i Hasajt u bë në kuadër të operacioni­t të koduar “Kanadezi”. Gjithashtu, u shpall në kërkim edhe shtetasi P. P. si bashkëpunë­tor i tij. Sipas Policisë, Hasaj, në bashkëpuni­m me P. P. kanë mashtruar me anë të falsifikim­it të dokumentev­e shtetasin kanadez, B. H., duke i marrë këtij të fundit një shumë prej 260 mijë dollarësh. Gjithashtu, sipas Policisë, ai ka mashtruar edhe një shtetas shqiptar, të identifiku­ar me inicialet D. M. duke i marrë këtij të fundit një shumë prej 50 mijë eurosh. Pra, në total, Hasaj ka përvetësua­r një shumë prej 321 mijë dollarësh përmes mashtrimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania