Panorama (Albania)

Fshehu të ardhurat, Mark Frroku kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

- Mark Frroku

Ish- deputeti Mark Frroku, i cili është dënuar me burg për fshehje të të ardhurave kërkon të lirohet përmes një ankimimi në Gjykatën e Lartë. Vetëm dy muaj më parë, ai përfitoi një ulje të lehtë të dënimit të tij, duke e reduktuar atë në 6 vjet burgim. Mirëpo, ish- deputeti kërkon të lirohet tashmë. Përveç kësaj, në Gjykatën e Krimeve të Rënda vazhdon procesi gjyqësor për pasurinë e ish- deputetit. Prokuroria ka kërkuar që të konfiskohe­n pasuritë e sekuestrua­ra të Mark Frrokut dhe të kalojnë në emër të shtetit shqiptar. Deri më tani, pasuria e ish- deputetit është vlerësuar në vlerën e 158 milionë lekëve. Vetë Frroku ka insistuar se paratë janë bërë me djersë dhe nuk është marrë me paligjshmë­ri. Por Prokuroria thotë se pasuria është e pajustifik­uar. Prokurori Klodian Braho, në se- ancën e fundit argumentoi se Frroku është dënuar për tri akuza, mes fshehjes së të ardhurave, edhe pastrim parash e ndërtim pa leje. Gjithashtu, ai ka sjellë në dijeni të Gjykatës se Frroku është dënuar në Holandë për prodhim droge, nën një identitet tjetër, të njohur si Piro Sofrani. Ndaj, ka dyshime se pasuritë në Shqipëri janë vënë me para droge. Sipas Prokuroris­ë, përmes shoqërive tregtare, Frroku ka mbuluar dhe pastruar paratë e fituara në rrugë të paligjshme. Sipas saj, nga viti 1991 deri në 2013, Frrokut i justifikoh­en vetëm 55 milionë lekë, ndërsa 158 milionë të tjera janë të pajustifik­ueshme. Pasuritë e sekuestrua­ra, që Prokuroria kërkon t’i konfiskojë, janë më së shumti toka në Orikum, mjedise dyqanesh në Tiranë, apartament­e në Lezhë dhe objekte të tjera të paluajtshm­e. Në seancat gjyqësore për pasurinë e Frrokut kanë dëshmuar personat që i kanë shitur prona ishdeputet­it, ku mes tyre ka qenë edhe ish- deputeti i Vlorës, Shkëlqim Selami. Ky i fundit ka deklaruar se i ka shitur një apartament Frrokut, por pa i marrë të gjitha paratë mbrapsht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania