Panorama (Albania)

Starova: Aleancat? Ne i druhemi vetëm gjykimit

Partizani luan në Durrës, Kukësi për 3 pikë ndaj Lushnjës

-

Do të luhen sot tri prej sfidave të javës së 23- të të Kategorisë Superiore.

Skuadra kryesuese, Skënderbeu, do të presë Laçin, e cila vjen pas fitores së arritur ndaj Vllaznisë. Kurbinasit ia dolën që në fazën e dytë t’u hapnin punë korçarëve dhe do të tentojnë diçka të tillë edhe në sfidën e sotme. Kukësi, për të harruar barazimin 22 ndaj Skënderbeu­t në ndeshjen e shkuar, do të tentojë të rikthehet te tri pikët në sfidën që ka me Lushnjën e vendit të fundit. Takimi tjetër që do të luhet sot, është përballja e Partizanit me Teutën në Durrës. Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, në konferencë­n para ndeshjes me Teutën, pohoi se ekipi i tij nuk ka problem aleancat, por gjykimet. Ai citoi sërish synimin e të kuqve, si dhe foli për gjendjen e ekipit, ndërsa e ardhmja e tij varet nga klubi. “Tani nuk ka kundërshta­rë të lehtë. Teuta është ndërtuar për rezultate këtë vit. Ka mbështetje financiare. Ka pasur momente të mira, por ka pasur edhe luhatje. Mund të arrijë rezultat pozitiv me çdo skuadër në kampionat. Ndeshja është e fortë dhe e rëndësishm­e. Garanci është loja e mirë, jo goleada. Nëse skuadra do të vazhdojë me këtë ritëm, ka premisa për më lart. Objektivi ynë është Europa. Aleancat? U druhem vetëm gjyqtarëve. Nëse vazhdojnë të na gjykojnë mirë, do jemi mirë. Tani në Shqipëri dihet sesi funksionoj­në aleancat. Të paktën gjykimit i druhem. Aleancat s’janë problem, ne e kemi te gjykimi. Shpresoj që të vazhdohet me gjykime të mira se kemi një kampionat me 10 ekipe ku ka konkurrenc­ë të madhe, e cila prodhon progres dhe ne duhet ta ruajmë”, deklaroi Sulejman Starova.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania