Panorama (Albania)

Josa fiton “derbin” me Maganin, Prishtina mund pastër Trepçën

-

Tre trajnerë nga Shqipëria janë pjesë e futbollit të Kosovës. Mirel Josa, Gugash Magani dhe Bledi Shkëmbi janë prej muajsh pjesë e Superligës së Kosovës, duke synuar vendet e sipërme të renditjes me skuadrat respektive. Në ndeshjen e javës së 21- të, dy ish- trajnerët e Tiranës janë përballur mes tyre.

Përballja - Prishtina e Mirel Josës mundi me shifrat 2- 0 Trepçën 89, në sfidën e vlefshme për javën e 21- të në Superligën kosovare. Makenda dhe Bozoviç shënuan nga një gol për çdo pjesë, ndërsa me të kuqe për ekipin e Maganit u ndëshkua Rexhep Memini. Në ndeshjen tjetër, Flamurtari fitoi 2- 1 ndaj Llapit. Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina qëndron në vendin e parë me 39 pikë, ndërsa Trepça e pesta, me vetëm gjashtë pikë më pak.

Deklaratat - Në fund të sfidës, trajnerët kanë pranuar paraqitjen e skuadrave të tyre. Magani, për faktin se të besuarit e tij kanë luajtur dobët, ndërsa Josa se Prishtina ka ditur që të administro­jë si duhet përballjen. “Kemi bërë një ndeshje të dobët, e kemi merituar humbjen. Nuk treguam asgjë nga kapacitete­t që kemi si ekip. Kjo ishte ndeshja më e dobët që kur kam drejtuar unë Trepça 89”, ka deklaruar Gugash Magani në përfundim të takimit të djeshëm. Ndërkohë, Josa është shprehur se të besuarit e tij duhet të kishin administru­ar më mirë sfidën. “Ishte një pjesë e parë e ekuilibrua­r, por ne arritëm të godisnim kundërshta­rin pas një goditjeje nga këndi. Skuadra e administro­i më mirë lojën në pjesën e dytë, por duhet ta kishim mbyllur më shpejt me një gol të tretë”, ka deklaruar Mirel Josa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania