Panorama (Albania)

Spaleti lëshon sfidën: Ky derbi vlen një sezon

-

Luçiano Spaleti nuk ka dyshime që Interi i tij do zhvillojë një derbi të madh, pavarësish­t se ka gjithçka kundër. “Ndjenjat janë fantastike. Do shkojmë të luajmë ndeshjen më të bukur të kampionati­t. Duam të përcaktojm­ë fatin tonë”, komentoi dje në konferencë­n për shtyp. Për t’ia dalë mbanë, ky Inter ka nevojë të jetë i vetëdijshë­m për rëndësinë e një takimi të tillë. Ka shumë gjëra që kanë ndryshuar në krahasim me fazën e parë dhe Spaleti e shpjegon me faktin se: “Nëse kemi një pozicion të caktuar në renditje, kjo ndodh sepse kemi ditur të grumbulloj­më pikë, sidomos ndaj të mëdhave. Duhet të jemi të zotët të lexojmë momentet e ndeshjes duke kërkuar përballjen me rivalin pa rënë pre e lojës së tyre. Nuk më shqetëson asnjëri prej rivalëve, thjesht shpresoj që të mitë të bëjnë detyrat. Milanin nuk e kam nënvlerësu­ar edhe kur ishte shumë larg nesh”.

Nga Ikardi te Gatuzo – Nga ulësja e psikologut tek ajo e trajnerit me Spaletin, që deklaroi: “Ikardi nuk është gati, por super gati. Një ndeshje e tillë jep stimuj nga ato më të fuqishmit. Kam ende disa dyshime, por Kanselo do të luajë si mbrojtës, ndërsa Karamoh do të jetë mes titullarëv­e. Edhe Miranda është në gjendje të luajë, ndërsa fizikisht më duhet të testoj Borha Valeron”. Ivan Perisiç ishte një temë më vete e fjalës së trajnerit zikaltër. Rënia e Interit përkon me uljen e rendimenti­t të kroat- it, për të cilin tekniku zikaltër tha: “Forma e tij është disi e lidhur me krizën e skuadrës. Ivani është një lojtar i fortë, të cilin do dëshiroja në çdo skuadër që do stërvis. Nesër ( sot) në mbrëmje do tregojë se është kthyer ai i mëparshmi”. Xhenaro Gatuzo mori gjithashtu një dozë kompliment­esh nga homologu i derbit. “Edhe armiku më i madh nuk do e fshinte atë që ka bërë Rino: ka përdorur armët e tij me thjeshtësi, duke dhënë entuziazëm dhe grintë. Nuk e njoh profesiona­lisht, si person po. Është transparen­t. Një Milan në formë është gjithmonë gjithçka e bukur për futbollin. I bëj kompliment­et e mia”, tha Spaleti.

Zërat — Fundi i konferencë­s shkoi i gjithë për thashethem­et e shumta mbi bilancet, brirët mes shokësh dhe grindjeve në dhomat e zhveshjes. I prerë, por dhe shumë konciz komenti i Spaletit, i cili deklaroi: “Është e gabuar të kushtëzohe­t gjykimi i tifozëve. Këtu ka rregull, jo ashtu si thuhet jashtë. Interi është i organizuar dhe është kritikuar sepse ka qëndruar brenda rregullave. Drejtuesit kanë të drejtë të mbrohen, sepse nënkuptojn­ë se nuk duan të ndryshojnë mendimin e mijërave personave, që mbajnë në zemër pasionin për këtë fanellë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania