Panorama (Albania)

Gatuzo: Interi më i fortë se Milani

“Për sa kohë janë mbi ne në renditje, janë ata favoritët”

-

“Dua një ekip të përulur, gati për të goditur”.

Është ky udhëzimi i Xhenaro Gatuzos në prag të derbit. Nuk ka vend për lodhje dhe justifikim­e me garën kundër Interit, që përfaqëson një betejë, e cila duhet fituar. Siç shpjegoi edhe trajneri kuqezi në konferencë për shtyp: “Si lojtar shfryhesha lehtësisht, ndërsa si trajner kam më shumë gjëra për të menduar. Djemve u kërkova të mos humbasin dhuntinë tonë kryesore, që është përulësia”.

Ekipi — Pas një komenti të shkurtër për kundërshta­rin, vëmendja e Gatuzos kaloi te skuadra e tij, për të cilën tha: “Nuk duhet të kursehemi në asnjë aspekt. Duhet një ndeshje e madhe në nivel fizik dhe mendor. Kemi shpenzuar shumë në Kupë, është e vërtetë, por nuk dua të dëgjoj askënd të flasë për lodhje. Për derbin nuk kemi alibi”.

Pavarësish­t momentit pozitiv, tifozët kanë gjetur disa shënjestra, një ndër të cilat është edhe Nikola Kaliniç. Gatuzo nuk lejon t’i prekin lojtarët dhe kundërsulm­oi: “Nikola është një sulmues i vërtetë dhe punon shumë për skuadrën. Kaliniç, ashtu si edhe ndonjë tjetër, ka shumë vlera dhe me siguri do të luajë përsëri. Jam i ndershëm me të gjithë, finalen e Kupës e doja edhe për të sepse nëse nuk kualifikoh­eshim, druaja se do ta humbnim psikologji­kisht deri në fund të sezonit”.

E kaluara — Historia flet për derbi të fituar shpesh nga ekipi që paraqitej me më shumë vështirësi. Diçka e tillë ndodhte edhe me Milanin, por në Kupë gjithçka ndryshoi. Gatuzo e njeh më mirë se të gjithë ecurinë e një derbi, ndaj në fjalën e tij shpjegoi: “Në derbin e Kupës ishim një hap larg gijotinës, por ja që për ne rezultoi ndeshja e kthesës. Interi ka shtatë pikë avantazh ndaj nesh dhe renditja thotë se janë më të fortë se ne”. Duke u kredhur edhe më thellë në historinë e ndeshjeve derbi, Gatuzo nuk humbi rastin për të folur për një temë shumë të dashur për të. “Kam jetuar 14 vite në dhomën e zhveshjes së Milanit, ku kanë kaluar me qindra kampionë. Ndryshimin e bëjnë karakteret dhe jo atletët. Për mua, aktualisht, është e domos- doshme t’u bëj djemve të kuptojnë sensin e përkatësis­ë ndaj kësaj fanelle, respektin e rregullave dhe bukurinë e të qëndruarit në skuadër. Mua te Milani më dukej vetja si në shtëpi, shpresoj shumë t’ia transmetoj ekipit këtë ndjesi”, deklaroi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania