Panorama (Albania)

Skema për fermerët, Peleshi: Nxitoni të aplikoni, keni 1 muaj afat

-

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dje nga Gjirokastr­a u rikujtoi edhe njëherë fermerëve që thirrja për aplikime, për të përfituar nga skema kombëtare 20 milionë lekë me grante, është çelur në 28 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj. “Mbështetja është e konsiderue­shme nga ne, pra, më shumë se 50 % e investimit jepet grant, jepet falas nga skema kombëtare e mbështetje­s. Nxitoni të aplikoni. Dje është shpallur thirrja, do të qëndrojë një muaj e hapur. Ju kujtoj që parimi është më i shkathti, më i shpejti, do të thotë, kush aplikon më shpejt është dhe më i privilegju­ari në fund fare kur mbyllet aplikimi dhe përzgjidhe­n fituesit”, u shpreh Peleshi, kur vizitoi nga afër një fermë të mbjellë me arra. Gjatë këtij takimi, ministri i ka njohur nga afër fermerët me masat e mbështetje­s financiare të skemës kombëtare për kulturat arrore, të cilat mbështeten maksimalis­ht nga kjo skemë. “Ne japim deri në 3 milionë lekë të vjetra për hektar, plus 2 milionë lekë për hektar për ujitjen, pra, rreth 5 milionë lekë për hektar, në qoftë se është një grupim fermerësh, apo një fermer që investon në një fermë më të madhe se 5 hektarë, kjo rritet me 25 %, mbi 10 hektarë rritet me 50%. Pra, kemi një formulë në skemë që inkurajon bashkimin e fermerëve, krijimi i të ashtuquajt­urave ‘ Shoqëri të Bashkëpuni­mit Bujqësor’ apo grupimeve të fermerëve në një shoqatë, sepse vetëm përmes kooperimit, ne mund të ulim koston e prodhimit, të rritim produktivi­tetin dhe ta bëjmë konkurrues­e bujqësinë”, u shpreh Peleshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania