Panorama (Albania)

Cikalleshi vuan penalltinë e humbur, Latifi aktivizohe­t vetëm 10 minuta

-

Goli i anuluar pa të drejtë në ndeshjen e shkuar nuk ka shërbyer që bomberi kuqezi të ishte në fushë edhe dje si titullar. Sokol Cikalleshi e ka nisur nga stoli sfidën në transfertë ndaj Kasimpasa, e përfunduar 1- 1. Kjo, mesa duket, si ndëshkim i trajnerit të Osmanlispo­rit për shqiptarin, i cili gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në ndeshjen e shkuar. Bomberi i Kombëtares është aktivizuar në minutën e 79- të të ndeshjes, duke mos pasur asnjë mundësi për të bërë diçka të rëndësishm­e për të shpëtuar ekipin nga zona ku ndodhet. Osmanlispo­ri është e parafundit në renditje me vetëm 21 pikë.

Gjermani – Në ndeshjen e vlefshme të javës së 25- të në Bundesligë­n gjermane, Hambur- gu i Mërgim Mavrajt ka arritur vetëm një barazim 0- 0 në shtëpi ndaj një rivali direkt për mbijetesë si Mainzi. Barazim që ia vështirëso­n shumë arritjen e objektivit ‘ mbijetesë’ për skuadrën e qendërmbro­jtësit të Kombëtares shqiptare. Në këtë takim, mbrojtësi kuqezi ka qëndruar në stol, duke mos pasur asnjë minutë në dispozicio­n nga trajneri i ekipit.

Azerbajxha­n – Karabaku i Ansi Agollit ka barazuar 1- 1 në transfertë me SumQait dhe e çon në dhjetë pikë distancën me Gabala, që është në vendin e dytë, por nuk e ka zhvilluar ende sfidën e vlefshme të javës së 18- të.

Hungari – Vetëm 10 minuta në fushë ka luajtur Liridon Latifi në Hungari. Mesfushori i transferua­r te Pushkash Akademi është aktivizuar në minutën e 80- të në barazimin 0- 0, që kjo skuadër ka marrë në ndeshjen e javës së 21- të ndaj Debrecenit të vendit të tretë. Skuadra e mesfushori­t shqiptar renditet në vend të tetë, katër pikë mbi zonën e rënies nga kategoria dhe shtatë nga zona e Europës.

Greqi – Barazim 1- 1 për PAS Janinën e Andi Lilës në transfertë me Kërkyrën, i cili e ka ndjekur sfidën nga stoli, duke mos u aktivizuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania