Panorama (Albania)

Shehi: Zhvillim pozitiv, politikën s’e përfaqësoj­në vetëm kryetarët e partive

-

Kreu i LZHK- së dhe një nga bashkëthem­eluesit e PD- së, Dashamir Shehi, e sheh si pozitive lëvizjen e re të nisur brenda Partisë Demokratik­e nga ish- funksionar­ë të saj. Në një prononcim për “Panorama”, Shehi thekson se është e drejtë legjitime e çdokujt të bëjë lëvizjet e tij politike, por kryesore është përcaktimi i kundërshta­rit ndaj të cilit e ke betejën politike. “Unë gjykoj që gjithsecil­i ka të drejtë të bëjë lëvizjet e tij, këtë e them edhe nga eksperienc­a ime që para 20 vitesh bashkë me disa të tjerë krijuam një grupim të ri politik. Unë do të dëshiroja të shihja një propozim real politik, jo thjesht deklarata televizion­esh.

Unë kam një princip që çdo gjë që bëhet brenda të djathtës dhe opozitës në luftë me qeverinë “Rama”, unë e quaj kontribut dhe zgjerim të hartës opozitare. Kjo do të ishte pozitive”, deklaron Shehi. Kreu i LZHK- së kujton edhe rastin e largimit të tij nga Partia Demokratik­e, duke nënvizuar faktin se pavarësish­t largimit nga forca që bashkëthem­eloi, ka qëndruar gjithmonë pjesë e së djathtës shqiptare. “Unë jam një njeri që kam bërë 20 vite disidencë, por gjithmonë kam qenë brenda të djathtës. Shpresojmë që kjo të jetë vazhdim i kontributi­t të disa njerëzve, që kanë vlerat e veta në jetën politike shqiptare. Politikën nuk mund ta përfaqësoj vetëm një njeri apo një grup njerëzish rreth tij, që janë kryetarët. Kështu do të varfërohej politika. Nëse pozicioni i tyre është puro opozitar edhe nëse është jashtë PD- së, unë e konsideroj një shenjë të kontributi­t. Pastaj fuqinë reale çdo individ apo forcë politike e mat në zgjedhje. Duhet të kuptojmë diçka pas kaq shumë vitesh. Ne nuk na ndan raporti me njëri- tjetrin, ne duhet të na ndajë raporti me kundërshta­rin. Kush është kundër Ramës dhe grupit që qeveris sot vendin, potenciali­sht është edhe aleati ynë”, sqaron për “Panorama” Shehi.

 ??  ?? Kreu i LZHK, Dashamir Shehi
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania