Panorama (Albania)

Italianët votojnë, 5 Yjet e para me mbi 30 për qind

Sistemi i ri me vonesa, votohet me radhë të gjata deri në 23: 00

-

Italianët kanë votuar të dielën deri në orën 23: 00 për të zgjedhur liderët e rinj të vendit.

Këtë herë është përdorur një sistem i ri votimi, për herë të parë, për të evituar mashtrimin në votë, por kjo ka provokuar radhë të gjata dhe vonesa pothuajse në të gjithë Italinë. Radhët janë vënë re që në mëngjes, sipas mediave italiane, për shkak të procedurës së re për zgjedhjet politike. Procedura kundër mashtrimit të votës për Dhomën Përfaqësue­se dhe Senatin kërkon edhe më shumë kohë në votim dhe ka raste kur sinjalizoh­en edhe raste që kërkojnë më shumë kujdes, si për shembull kur votuesit janë të moshuar, të cilët nuk donin ta hidhte kryetari i qendrës së votimit votën e tyre pas verifikimi­t, por ta hidhnin ata vetë. Këtë herë italianët nuk i hodhën votat në kuti. Për të luftuar mashtrimin zgjedhor, italianët votojnë, më pas e mbyllin votën e tyre, ia dorëzojnë një komisioner­i, i cili do ta hapë dhe do të kontrolloj­ë numrin e ID- së dhe më pas do ta hedhë në emër të qytetarit në kuti.

Italianët nuk janë të kënaqur me qeverisjet e fundit dhe rënia ekonomike që nga viti 2011, fluksi i vazhdueshë­m i emigrantëv­e dhe mungesa e punëve të mira apo të paguara mirë, ka bërë që ata të largohen nga përkrahja për partitë e mëdha dhe të mbështesin më shumë partitë e ekstremeve politike. Një pjesë e madhe e italianëve, sipas sondazheve të fundit parazgjedh­ore, mbështesin Lëvizjen 5 yjet apo koalicioni­n e “Forza Italia” të Silvio Berluskoni­t me “Lega Nord”.

Luigi Di Maio, një 31vjeçar i cili ka punuar edhe kamerier, udhëheq tani forcën politike më të madhe që garon e vetme, populistët e Lëvizjes 5 Yjet ( M5S), e cila deri tani ka refuzuar të bashkëpuno­jë me parti të tjera në koalicion. Ndërsa ish- Kryeminist­ri Silvio Berluskoni, 81- vjeç, i cili ka fituar tri zgjedhje më parë dhe u detyrua të lërë detyrë për shkak të skandaleve seksuale, tani drejton partinë e qendrës së djathtë “Forza Italia”, me aleatët e së djathtës ekstreme “Lega Nord”, të cilët pritet të kenë më shumë vota në Parlament, por pa marrë shumicën që u duhet për të qeverisur. “Lega Nord” udhëhiqet nga 44– vjeçari Matteo Salvini, një parti kundër emigracion­it.

Ka pasur edhe probleme gjatë votimit. Përveç vonesave për shkak të sistemit të ri, ka pasur raste në Palermo ku në një qendër janë riprintuar votat, pasi ishin shtypur gabim për votat e Senatit dhe Dhomës. Po ashtu, në Palermo nuk ishte parashikua­r votimi i njerëzve me paaftësi fizike. Incidenti mori përmasa të mëdha dhe u lajmëruan karabinier­ët. Në disa qendra votimi në Romë kanë munguar regjistrat elektoralë.

 ??  ?? Radhë te gjata gjatë votimit në Itali
Radhë te gjata gjatë votimit në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania