Panorama (Albania)

Vrasja e inxhinieri­t, e bija: Dha jetën për të tjerët

Gjykata lë në burg tre autorët për “vjedhje me pasojë vdekjen”

- FIER/ MAJLINDA RAMA

“Grabitjen e kreva për të larë borxhet, por nuk e kishim menduar se gjërat do të shkonin kështu.

I kërkoj falje familjes së viktimës”. Këto janë fjalë që tha para Gjykatës 43- vjeçari nga Vlora, Lulzim Demiraj, i arrestuar për grabitjen e përgjakshm­e në Fier, bashkë me Zini Fyraj dhe Dashmir Gergalin. Në bazë të hetimeve, Demiraj konsideroh­et si autori që ka shkrepur armën në drejtim të Agur Vrenozit, i cili ndërhyri për parandalim­in e grabitjes së pikës “Exchange”, të Gëzimi Hoxhës. Pak orë pas ngjarjes, 54- vjeçari Vrenozi ndërroi jetë në spitalin e Fierit. Tre të dyshuarit dolën dje para Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza “vjedhje me pasojë vdekjen”. Rreth orës 09: 30, të tre grabitësit janë shoqëruar nga uniformat blu për në Gjykatë, ndërsa masa e sigurisë për ta është bërë me dyer të mbyllura. Të pranishëm në ambientet e Gjykatës nuk janë vërejtur asnjë prej të afërmve apo familjarëv­e të të tre të arrestuarv­e. Ishte prokurori, Adi Pogaçe, i cili kërkoi vlerësimin e arrestit dhe masën burg pa afat për tre të akuzuarit. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, por nga burimet mësohet se, të tre grabitësit kanë shprehur pendesë para trupit gjykues, duke kërkuar falje për atë që ka ndodhur. “Nuk kishim si qëllim të vrisnim njeri, as t’i plagosnim. Ne donim paratë për shkak se varfëria jonë na ka mbytur. Unë kisha borxhe që doja t’i shlyeja, prandaj u detyrova. I kërkoj falje gjithë popullit sh- qiptar, drejtësisë dhe familjes së viktimës”, mësohet të ketë thënë Lulëzim Demiraj, i cili akuzohet për vrasjen e 54vjeçarit. Po ashtu, edhe Fyraj dhe Gergali kanë thënë se janë penduar që organizuan grabitjen, e cila përfundoi me një viktimë. Sipas tyre, asgjë nuk ishte menduar ashtu siç ndodhi. “Ne nuk duhej të vinim atje, por asgjë nuk ndodhi siç e kishim menduar. Kishim menduar të merrnim lekët pa sherr, pa zhurmë, por ata nisën të bërtisnin dhe na iku çdo gjë nga kontrolli”, u shpreh Fyraj. Pasi ka dëgjuar palët, gjyqtarja Ma- tilda Shollo vendosi t’i lërë në burg të tre autorët e dyshuar të grabitjes dhe vrasjes së 54vjeçari Vrenozi. Ndërkohë, gjatë paraqitjes së akuzave, nga prokurori i çështjes u bë e ditur se, në momentin që Zini Fyraj dhe Lulzim Demiraj kishin hyrë në pikën e këm- bimit valutor dhe po detyronin të zotin Gëzim Hoxha që t’u dorëzonte paratë nën kërcënimin e kallashnik­ovit, Agur Vrenozi ka ndërhyrë për parandalim­in e grabitjes. Por, ky veprim bëri që Demiraj ta qëllonte me një plumb në kokë, gjë e cila i mori dhe jetën.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Demiraj, autori i vrasjes
Lulzim Demiraj, autori i vrasjes
 ??  ?? Dashamir Gergali
Dashamir Gergali
 ??  ?? Zini Fyraj
Zini Fyraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania