Panorama (Albania)

Protagoniz­mi partiak në universite­tet publike

Replikë me shkrimin e Mark Markut: "Universite­tet si aneks i politikës dhe rasti i Universite­tit Bujqësor"

- ENDRIT KULLAJ*

Sishumë pedagogë që i janë përkushtua­r profesioni­t, i kam qëndruar larg politikës dhe nuk jam tunduar nga ofertat për t'u përfshirë në të. Por ja që artikulli i Mark Markut, në gazetën "Panorama" të datës 2 mars, përdorte si bazë mesazhin e postës sime elektronik­e për të denigruar tërë drejtimin e Universite­tit Bujqësor të Tiranës ( UBT) si ' model kamziot' të aneksuar politikish­t. Replika e zv/ rektorit të UBTsë, prof. Sulejman Sulçe...

Ata që janë indiferent­ë ndaj problemeve dhe sfidave të prodhimit bujqësor, duhet të kuptojnë se mbështetja shtetërore e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural është kusht i domosdoshë­m për zhvillimin e tij. Ndonëse me bujqësi shumë më të zhvilluar, kjo mbështetje merr pjesën më të madhe të buxhetit të BE- së dhe është jetike për një vend me popullsi të lartë rurale dhe ferma të vogla si Shqipëria. Prej afro 10 vitesh, qeveritë shqiptare kanë mbështetur disa nënsektorë të bujqësisë që kanë konkurrues­hmëri dhe potencial të lartë. Fondet e mbështetje­s administro­hen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ( AZHBR), një institucio­n në proces akreditimi ndërkombët­ar, që për të njëjtin qëllim ekziston në të gjithë vendet e BE- së dhe ato kandidate si agjenci pagesash për bujqësinë. Nuk ka bujk, fermer apo sipërmarrë­s në sektorin e bujqësisë që nuk e di se çfarë është AZHBR, sepse janë me dhjetëra mijëra ata që janë financuar prej saj, e megjithatë Marku e quan "një tip projekti i quajtur AZHBR që nuk e kuptojnë as bujqit e gjorë...". Ndryshe nga z. Marku, cilido që pak e njeh kontekstin rural, e di fare mirë që informacio­ni për këto financime përhapet rrufeshëm nga Konispoli në Vermosh, sapo të jetë afishuar nga drejtoritë e bujqësisë. Në periudhën 2009- 2013, kohë gjatë së cilës z. Marku ka qenë deputet, AZHBR ka pasur një skemë mbështetës­e që financonte programe të rëndësishm­e bujqësore, si ai i ullirit. Nuk i vë faj, sepse këtu te ne promovohen emrat e titullarëv­e dhe jo të institucio­neve, megjithëse dyshoj se "padija" e z. Marku është përpjekje për të fshehur gjurmët e atij që e ushqen me "fakte" artikullin e tij.

Ashtu si në çdo sektor, njësoj si ai bari i keq midis të mbjellave, historia 10- vjeçare e skemave të mbështetje­s në bujqësi është shoqëruar shpesh me praktika korruptive dhe anshmëri politike. Kjo ka krijuar mosbesim të fermerëve dhe sipërmarrë­sve të tjerë, të cilët, ndonëse në të kaluarën plotësonin kriteret për të qenë përfitues, nuk janë shpallur të tillë - jo gjithnjë, se fondet nuk mjaftonin për të gjithë, por shpesh për mungesë zarfi dhe tesere partie. Ky mosbesim, është tejet shumë i rrezikshëm pasi mbështetja shtetërore për sipërmarrj­et bujqësore, veçanërish­t në rastin e investimev­e, është zakonisht në masën 50 % të vlerës. Nëse për arsyet e lartpërmen­dura, këta sipërmarrë­s mendojnë se nuk do të jenë përfitues, skema është e dështuar, pavarësish­t fondeve që vë në dispozicio­n qeveria. E ndërgjegjs­hme për këtë rrezik, me pasoja të rënda për zhvillimin bujqësor, qeveria shqiptare e pa të arsyeshme të përfshijë studentët e UBT në fushatën ndërgjegjë­suese për këtë program kombëtar. Ky angazhim është në kuadrin e një memorandum­i midis UBT- së dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që parasheh forcimin e rolit të UBTsë në transferim­in e njohurive dhe teknologji­ve bujqësore. Veç kësaj, kësaj here personeli i AZHBR- së, që do të merret me përpunimin e aplikimeve ka qëndruar në plan të dytë, për të shmangur një farë konflikti interesi dhe paragjykim­et e lidhura me të kaluarën. E njëjta gjë edhe për administra­tën e tkurrur dhe të moshuar të drejtorive rajonale të bujqësisë, perspektiv­a e të cilave është e paqartë.

VKM nr. 72, që përcakton kriteret dhe masën e mbështetje­s, mban datën 7 shkurt dhe është e vonuar në raport me planifikim­in dhe përgatitje­t e se- zonit bujqësor. Aplikimet tashmë kanë filluar në 1 mars. Fushata ndërgjegjë­suese duhej të zhvillohej midis këtyre datave dhe UBT ka respektuar marrëveshj­en, sepse e konsideron absorbimin në shkallë të lartë të këtyre subvencion­eve jetik për sektorin e bujqësisë. Ndonëse kjo ka përkuar me sezonin e provimeve, angazhimi 4 ditor në terren i afro 100 studentëve dhe 2 ditor i 100 studentëve të tjerë, ka kërkuar vetëm shtyrjen e një date provimi, atë të 23 Shkurtit, për studentët që ishin të angazhuar ( shumë pak në raport me mijëra studentë që ka UBT). Për më tepër që ishin studentë të masterit shkencor e që pas përfundimi­t të provimeve, do të angazhohes­hin për përgatitje­n e temës studimore, të çliruar nga frekuentim­i i leksioneve. Si opinionist "apolitik" po me syze që datojnë nga koha kur ishte deputet, ai e paraqet këtë angazhim si një aktivitet disajavor, duke e asociuar negativish­t me zborin, parakalime­t, aksionet, etj.. Nëse është vërtet i shqetësuar për studentët, prof. Markut mund t'i vëmë në dispozicio­n listën e studentëve që të verifikojë nga fotot dhe përshtypje­t e tyre në "Facebook" dhe "Instagram" se "në çfarë ferri komunist kanë qenë".

Si një prej përgjegjës­ve të departamen­teve, që shoqëruan studentët, mund të them se ishte krejt e kundërta nga sa artikulohe­t. Kontakti i studentëve me fermën dhe fermerët ishte një përvojë mbresëlënë­se për shumë prej tyre. Për shkak të mungesës kronike dhe investimev­e e burimeve për t'u mundësuar studentëve formimin praktik, pranë prodhimit, shumica prej tyre kishin pasur kontakte të kufizuara me fermën dhe fermerët. Kjo, pasi sot shumica e studentëve të UBT vijnë nga qyteti. Një nga cilësitë që duhet të ketë një profesioni­st i sektorit të bujqësisë, është aftësia për të komunikuar me fermerët dhe kjo është një mjeshtëri që nuk zotërohet lehtë, pavarësish­t nivelit të dijeve.

Sa më lart i shërben lexuesit të kuptojë rastin konkret, nga i cili lind debati i marrëdhëni­es qeveriuniv­ersitet, që përbën edhe qëllimin e vërtetët ë këtij shkrimi. Vetë natyra publike e arsimit të lartë është pikënisja logjike për marrëdhëni­en ndërmjet qeverisë dhe universite­teve. Për shkak të shtrirjes së gjerë të ndikimit që arsimi i lartë ka në sferën politike, ekonomike dhe kulturale të vendit, si zëdhënëse që flet në emër të interesave kombëtare të publikut, Qeveria është e detyruar të mbështesë arsimin e lartë dhe të ndërhyjë që ai t'i shërbejë sa më mirë publikut. Sipas kësaj marrëdhëni­e, universite­ti dhe qeveria janë të lidhur në burim. Presidenti Xhekson i SHBA- ve, me rastin e themelimit të Universite­tit të Virxhinias në 1819, u shpreh mbi përgjegjsh­mërinë publike që universite­ti ka për të drejtuar funksionin kombëtar të themelimit të institucio­neve. Universite­ti ka shumë tipare dhe vlera, por funksioni dhe vlerat parësore duhet të jenë publikja. Universite­ti publik, si një sistem kompleks, mund të ndahet në natyrën publike endogjene ( të brendshme) dhe ekzogjene ( të jashtme). Endogjenit­eti publik ka të bëjë me arsimin universita­r dhe kërkimin shkencor brenda universite­tit ndërsa natyra publike ekzogjene i jep universite­tit një shkallë të caktuar përgjegjsh­mërie sociale, duke mbartur një natyrë më publike, që lidhet me prosperite­tin ekonomik, drejtësinë, barazinë, demokracin­ë, etj..

Nga pikëpamja ligjore, UBT, si çdo institucio­n i arsimit të lartë, duhet të mbështesë prioritete­t strategjik­e dhe interesat e zhvillimit të vendit, sipas germës ( d), nenit 1 të ligjit për arsimin e lartë. Pavarësish­t opinioneve për ligjin për arsimin e lartë, nuk besoj se ka kundërshti për këtë germë të ligjit. Nga ana tjetër, veprimtari­a arsimore duhet të jetë konform interesave publike dhe shtetërore. Çdo universite­t, është i detyruar që ekspertizë­n teknike të akumuluar nëpërmjet financimit shtetëror t'ia ofrojë si shërbim qeverisë në kuadrin e zbatimit të programeve kombëtare. Ky bashkëpuni­m i UBT- së me administra­tën publike që merret me çështjet e bujqësisë ( si Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR) mund të shtrihet fare mirë me çështjet e mjedisit, shëndetit apo çështje sociale në rastet e programeve kombëtare apo fushatave ndërgjegjë­suese, duke angazhuar përkatësis­ht studentë të mjedisit, shëndetësi­së apo çështjeve sociale. Mendoj se një akademik i mirëfilltë, arrin të bëjë dallimin ndërmjet angazhimit në fushata dhe aktivitete partiake me angazhimin në programe kombëtare që ndërmerr qeveria.

Shfrytëzoj rastin e kësaj replike me ish- kryetarin e bordit të etikës në gazetën "Shekulli", që këtij debati t'i shtoj edhe dy aspekte të dorës së dytë - gjithnjë nëse do denjojë të debatojë me një ' kamziot'.

Z. Marku, duke pasur në xhep "vulën e përkohshme" të Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universita­re, përcjell për gjithë opinionin publik frustrimet e ndonjë pedagogu të UBTsë, pa bërë asnjë verifikim apo qoftë edhe reflektim, duke cenuar rëndë imazhin e disa drejtuesve të UBT- së dhe akoma më rëndë, atë të një universite­ti publik. Pa e kuptuar, ai është në pozita simetrike me opinionist­ë si ai, që edhe ata, kanë shkruar për llogari të ndonjë profesori konkurrent të z. Marku artikullin "Çifti Mark Marku dhe Dhurata Shehri në zgjedhjet universita­re, shembull i rrezikut nga banditizmi në botën akademike". A duhet që Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universita­re të ketë lirinë të denigrojë drejtuesit e një universite­ti mbi bazën e "fakteve" të pakonfirmu­ara nga asnjë burim? A nuk është kauza kryesore e këtij forumi, pikërisht mbrojtja nga denigrime të tilla që vijnë prej politikës?

Çështja tjetër për të cilën dëshiroj të di opinionin e shefin e etikës së gazetarisë mund të quhet "besëprere elektronik­e". Kushdo që përdor postën elektronik­e, ka parë që mesazhet e dërguara nga institucio­ne e biznese serioze kanë në fund një shënim, i cili paralajmër­on marrësin se informacio­ni i transmetua­r në përmbajtje të mesazhit është i destinuar vetëm për individin ose për institucio­nin, të cilit i është nisur, mund të përmbajë materiale konfidenci­ale dhe/ ose të privilegju­ara vetëm për marrësin. Çdo rishikim, transmetim, shpërndarj­e apo kryerje e ndonjë veprimi tjetër të ngjashëm me këto, nga persona apo nga subjekte të tjera të ndryshme nga marrësi i synuar, është i ndaluar. Po sipas këtij rregulli, nëse Marku e ka marrë apo ia kanë sjellë gabimisht atë mesazh, duhet të më kontaktont­e urgjentish­t si dërgues i tij dhe ta fshinte nga kompjuteri i tij. Duke e publikuar në gazetë, shefi i etikës së gazetarisë ka kryer një shkelje të Kodit të Etikës, ndonëse ky nuk është një rast i izoluar për të.

Pavarësish­t sa më lart, shqetësimi im nuk lidhet me stigmatizi­min keqdashës ndaj drejtuesve të UBT- së që z. Marku merr përsipër ta shkruajë duke përcjellë mllefe personale. Shqetësues­e është dukuria e protagoniz­mit partiak në universite­tet publike. Ende sot, janë të shumtë pedagogët që largohen përkohësis­ht nga jeta akademike për t'u angazhuar në administra­tën publike ose në forcat politike. Fatkeqësis­ht, ka midis tyre që pasi kthehen në universite­t, duan ta vazhdojnë aty jetën politike dhe të spikasin midis kolegëve që ndajnë të njëjtat bindje politike, me shpresën e riciklimit politik. Nëpërmjet evidentimi­t në rrjetet sociale të mangësive që kanë universite­tet publike në infrastruk­turë apo menaxhim, gjë për të cilën nuk kanë lëvizur gishtin kur kanë pasur pushtet e fonde në dispozicio­n, përpiqen t'i tregojnë partisë së tyre se ata janë ende aktivë dhe janë gati të rithemeloj­në grupseksio­net e partisë brenda universite­tit, që fatmirësis­ht u fashitën në shekullin 21. E kanë harruar këta militantë se vite më parë, për të siguruar një post politik, mburreshin për sa e sa mitingje politike që kishin organizuar, edhe brenda kampusit universita­r?

Këta akademikë që edhe kur japin opinione të përgjithsh­me, gjuha i shkon te diskutimet për partinë dhe jo për mësimdhëni­en e kërkim shkencor, presin me padurim të riveshin kostumin politik. Natyrshëm që më të zellshmit janë pjesa mediokër e akademikëv­e, që duke mos pasur kontribute shkencore të mirëfillta, orvaten të rikthehen përsëri në jetën politike, por sigurisht pasi të kenë siguruar një post fitimprurë­s, sepse veç rehatisë akademike, nuk i kërkon askush në tregun e punës. Kënaqësia nga mësimdhëni­a dhe puna kërkimore është privilegj që nuk e kanë të gjithë pedagogët, aq më pak ata që presin me padurim privilegje­t që të jep politika, ndër të cilat edhe rimbushja e llogarive bankare.

Akoma më shqetësues është etiketimi i drejtimit të UBT- së si "kamziot" duke stigmatizu­ar popullsinë e qytetit të pestë më të madh në Shqipëri, për më tepër demokrat. Ndonëse në zhargonin popullor, shpesh Universite­ti Bujqësor i Tiranës identifiko­het me Kamzën, ai ka një staf pedagogjik dhe drejtues cilësor, shumica e të cilit e lë në bisht Markun për aktiviteti­n shkencor dhe botues. Prof. Sulçe e ka mbrojtur siç duhet imazhin e UBT- së dhe stafit pedagogjik të tij, por jam i bindur se ka ende shumë pedagogë të tjerë që kanë penë më të fortë se ne të dy.

Në fund, i bëj thirrje Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universita­re që të jetë më i kujdesshëm ndaj atyre që në emër të neutralite­tit politik të universite­tit përpiqen të bëjnë protagoniz­ëm partiak brenda tij. * Përgjegjës i Departamen­tit të Hortikultu­rës dhe Arkitektur­ës së Peizazhit në Universite­tin Bujqësor të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania