Panorama (Albania)

Izet Haxhia: Roli i Jaho Mulosmanit në vrasjen e Azemit, Klosi e përdori si ndërmjetës me Haklajt

INTERVISTE EKSKLUZIVE/ FLET NGA TURQIA ISH- TRUPROJA E BERISHES: KLOSI ME KERKOI TAKIM ME ISH- SHEFIN E CIA

-

Ish- truproja personal i Sali Berishës, Ismet Haxhia, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama”, nga Turqia, rrëfen ofertat që ka pasur nga ish- kreu i SHIK- ut, Fatos Klosi, për të dëshmuar kundër Berishës në gjyqin për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në pritje të ekstradimi­t për në Shqipëri, në funksion të vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë turke, Haxhia akuzon ish- kreun e SHIK- ut, Fatos Klosi dhe ish- Presidenti­n Sali Berisha, si dy njerëzit kryesorë që u angazhuan për eliminimin fizik të ish- deputetit demokrat, Azem Hajdari. Haxhia akuzon edhe të dënuarin përjetë për vrasjen e Azem Hajdarit, Jaho Mulosmanin, si njeri të përdorur nga Klosi kundër vëllezërve Haxhia për të ngarkuar fajësinë për vrasjen e Hajdarit.

A është e vërtetë që ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi, ju ka ofruar 100 mijë dollarë për të dëshmuar kundër Berishës në gjyqin për vrasjen e Azem Hajdarit?

Këtë pazar të ndyrë që ka dashur të bëjë Fatos Klosi, e kam mësuar shumë vonë sepse vëllai im, duke më njohur dhe ditur që unë nuk bëj pazare kurrë, qoftë edhe kundër denoncuesi­t tonë Berisha, nuk ma ka përmendur deri vonë, madje këtë e kam mësuar nga vëllai tjetër, Isamedini, pasi doli nga burgu. Por nga Klosi, me anë të njerëzve të tij gjatë kohës së gjyqit, ka tentuar të hyjë në kontakte me mua, duke kërkuar që të bëjë pazare me të, duke dëshmuar në gjyq kundër Berishës si urdhërues të vrasjes së Hajdarit, por është refuzuar në mënyrë kategorike nga ana ime, dhe tani Klosi, në çoroditje e sipër, deklaron se ato që them unë nuk vlejnë më, sepse duhet të kisha dëshmuar në kohë, pra, sipas orientimit të pazareve të tij, të cilat do të më siguronin daljen e vëllezërve nga burgu dhe largimin tonë në Amerikë.

A është e vërtetë që janë orientuar dëshmitarë­t për të folur kundër Berishës në gjyqin ndaj Azem Hajdarit nga Klosi, siç pretendon vëllai juaj, Ismeti?

Gjyqi “Hajdari” ka qenë komplet një inskenim dhe dirigjim nga Fatos Klosi nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër. Prokurorët e kësaj çështjeje, një ditë, shkonin në zyrën e Klosit dhe ditën tjetër në atë të Berishës. Nuk ka pasur orientim të dëshmitarë­ve që të dëshmonin kundër Berishës, por ka pasur sajime dëshmitarë­sh të rremë nga Klosi dhe Berisha që të dëshmonin kundër meje dhe vëllezërve të mi. Muldaka ka qenë një dëshmitar i rremë, i përgatitur nga Klosi, ndërsa Petrit Çakrraj, një vrasës dhe mashtrues ordiner, që pas shumë kërkimeve e propozimev­e nga Klosi për të gjetur ndonjë tropojan në burgje që të dëshmonte kundër nesh, me anën e njerëzve të Berishës iu servir grupit të prokurorëv­e, ky mashtrues e vrasës, i cili, në kohën që është vrarë Hajdari, ndodhej jashtë Shqipërisë. Pra, gjithë orientimet e dëshmitarë­ve kanë qenë që të dëshmojnë kundër nesh. Edhe dorëzimi i Jaho Mulosmanit me ndërmjetës­imin e drejtpërdr­ejtë të Klosit është bërë që të më fajësojë mua si personi që kam ndihmuar në vrasjen e Hajdarit dhe po të mos kisha qenë unë, Azemi do ishte gjallë. Skenarë kryekëput të Fatos Klosit.

Si është e mundur që Klosi dhe Berisha u bënë bashkë për këtë çështje, kur ata ishin kundërshta­rë të njëri- tjetrit, dhe, sipas vëllait tuaj, Klosi donte ta eleminonte Berishën?

Bashkëpuni­mi në çështjen “Hajdari” mes Sali Berishës dhe Fatos Klosit, edhe pse armiq, është shembulli më i qartë se si kanë funksionua­r aleancat mes klaneve politike, edhe pse kundërshta­re, këto 28 vjet në Shqipëri. Sipas parimit “Të bashkohemi kundër armikut të përbashkët, edhe pse vetë jemi armiq”, ka bërë bashkë gjithmonë ata kundër atyre që i quanin rrezik për të dyja palët. Në këtë mënyrë janë bashkuar edhe në eliminimin e Haklajve dhe shumë personave të tjerë, që mund t’u prishnin punë dy palëve ose dilnin jashtë kontrollit të këtyre klaneve mafiozo- politike.

A ka rol Fatos Klosi në trazirat e 14 shtatorit, që ndodhën dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Po Berisha çfarë roli ka pasur në ato trazira dhe cili ka qenë sugjerimi i tij në veprimtari­në tuaj në ato ditë?

Klosi, duke qenë një i zgjedhur i klanit të Rexhep Meidanit që ishte në luftë për pushtet me Fatos Nanon, ka pasur rolin e tij në 12 dhe 14 shtator, me veprimet dhe mosveprime­t e tij. Me anë të patriotit dhe mikut të tij, Kastriot Islami kërcënonin e frikësonin Fatos Nanon që të arratisej, duke i vënë në tavolinë zarfin me plumb se, sipas tyre, Nano do të vritej nga rebelët e PD dhe nga ana tjetër, me anë të provokator­ëve të SHIK- ut në radhët e demonstrue­sve, i hidhte benzinë konfliktit dhe akteve të dhunës kundër shtetit. Ndërsa Berisha ka qenë organizato­ri i këtij grushti shteti sepse që natën e 12 shtatorit, ai ka grumbullua­r rreth 30 vetë në selinë e Partisë Demokratik­e dhe ka deklaruar që duhet të hakmerremi për vrasjen e Azemit. Planet e grushtit të shtetit janë vënë në zbatim nga pjesëtarë të SHIK- ut

të Gazidedes, por ka pasur edhe përfshirje të forcave të FARKUT të Bukoshit, të instaluara në Laprakë.

Jeni takuar ndonjëherë me kreun e SHISH, Fatos Klosin,

Në gjithë këto ndërmjetës­ime të Klosit e ‘ grupit të Rognerit’ me Haklajt janë bërë nga Jaho Mulosmani, njeri i besuar i Klosit, që hynte e dilte në zyrën e kreut të SHIK- ut si në shtëpinë e vet. Janë po këta persona që strehuan Mulosmanin në Kosovë dhe kur iu desh Fatos Klosit, ia dorëzuan në këmbim të dërgimit të familjes së tij në Amerikë. Mulosmanit iu premtua se do të dënohej jo më shumë se dhjetë vjet burg, vetëm që të dëshmonte në gjyq kundër meje.

 ?? IZET HAXHIA ( MAJTAS) JAHO MULOSMANI ??
IZET HAXHIA ( MAJTAS) JAHO MULOSMANI
 ??  ?? Ish- ambasadorj­a e SHBA, Marisa Lino
Ish- ambasadorj­a e SHBA, Marisa Lino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania