Panorama (Albania)

Mbrojtja e hebrenjve, Rama dekorohet në Shtëpinë e Bardhë

Çmimi për Pluralizmi­n Kulturor, dorëzuar nga i emëruari i Trump

- FATION BINJAKU

Kryeminist­ri Edi Rama është nderuar dje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me çmimin e Pluralizmi­t Kulturor, vlerësim që iu dorëzua nga përfaqësue­si i Presidenti­t Donald Trump.

Gjatë vizitës së tij në Uashington, ku mori pjesë në Konferencë­n Vjetore të Komitetit izraelito- amerikan të Çështjeve Publike, fjala e Ramës për rolin e popullit shqiptar në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është vlerësuar nga të pranishmit. Për këtë arsye, Paul Packer, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Amerikane në Botë i ka dorëzuar vlerësimin Kryeminist­rit shqiptar për angazhimin dhe ruajtjen e kujtesës së Holokausti­t dhe mbrojtjen e së vërtetës historike. Rama këtë vlerësim e ka përcjell nëpërmjet një mesazhi në “Facebook”, teksa e ka quajtur si një surprizë të vërtetë. “Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të Çmimit për Pluralizmi­n Kulturor, dorëzuar nga i emëruari i Presidenti­t Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Amerikane në Botë, Paul Packer. Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokausti­t dhe mbrojtjen e së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë, që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore”, shkruan kryeminist­ri.

FJALIMI Në fjalën e tij para mijëra të ftuarve në panelin e Konferencë­s Vjetore AIPAC, Edi Rama ka rrëfyer për rolin e shqiptarëv­e gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët, sipas tij, i dorëzuan nazistëve florinjtë, por jo hebrenjtë. “Është shumë e famshme historia e njërit prej klerikëve më të lartë të krishterë në Shqipëri, që pagëzoi shumë hebrenj që të ndryshonte iden- titetin e tyre e t’i mbronte nga nazistët. Kemi gjithashtu një episod interesant në të njëjtën kohë, ku një prej nazistëve më të lartë, Hermann Neubacher, në vitin 1943 thirri katër përfaqësue­s të katër komiteteve tona fetare e ju kërkoi që të jepnin listën e hebrenjve dhe listën e floririt që kishin. Ata dhanë listën e floririt, por jo listën e hebrenjve. Është një pyetje vërtetë e jashtëzako­nshme sesi ka ndodhur që asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve nga shqiptarët, qofshin ata myslimanë apo katolikë, por po ashtu është një leksion i shkëlqyer i historisë sonë dhe kjo është ajo, pse unë besoj fort se nuk duhet ta marrim të mirëqenë, por duhet të bëjmë gjithçka mun- demi që për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, ky të mbetet një thesar, i cili duhet mbrojtur fort e që duhet të shërbejë si frymëzim për të ardhmen”, ka thënë Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Rama, dje në Shtëpinë e Bardhë
Rama, dje në Shtëpinë e Bardhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania