Panorama (Albania)

Trafiku i 613 kg kokainë, rihapet dosja e 2015- ës

Ministri kolumbian: Operacion i përbashkët me Policinë shqiptare

- ETLEVA DELIA Arbër Çekaj

Dosja e tentativës së trafikimit të 90 kg kokainë nga Ekuadori në vitin 2015, që mbeti pezull në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, tashmë është rihapur duke iu bashkëngji­tur procedimit të datës 28 shkurt, në ngarkim të Arbër Çekajt.

Sekuestrim­i i sasisë rekord të kokainës, të mbërritur me kontenieri­n me banane të “Arbri Garden”, nga Kolumbia në Portin e Durrësit, ka bërë që grupi hetimor t’i rikthehet hetimeve që kishin nisur më 22 dhjetor 2015. Burime nga organi i Akuzës thanë se në lidhje me procedimin e mëparshëm, Çekaj ishte thirrur për t’u marrë në pyetje te Krimet e Rënda, por hetimet mbetën pezull, në pritje të përgjigjes nga autoritete­t e Ekuadorit. Pavarësish­t se ishin nisur 2 letërporos­i drejt Ekuadorit, Prokuroria shqiptare nuk mori asnjë përgjigje në interes të hetimeve të nisura për “trafikim ndërkombët­ar të lëndëve narkotike”. Kjo ishte arsyeja që 38- vjeçari Arbër Çekaj vijoi i lirë aktiviteti­n e tij, në pamundësi për të provuar përfshirje­n e tij në rastin e trafikimit, që u parandalua që në vendin e origjinës.

PROCEDIMI

Arbër Çekaj, pronari i ngarkesës me banane ku u zbulua 613 kg kokainë, është hetuar edhe rreth 2 vite më parë, si i dyshuar për përfshirje­n në trafikimin e kokainës. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në dhjetor të vitit 2015, kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Çekajt i janë kapur 90 kilogram kokainë në Ekuador. Për këtë rast, Policia pati referuar materialet në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda më datë 22 dhjetor 2015, me numër protokolli 12041 dhe 12041/ 1. Ndërsa në janar të vitit 2016, pas referimit të materialev­e, Çekaj është shoqëruar me iniciativë­n e Policisë për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast trafikimi, që në fakt ishte parandalua­r që në vendin e origjinës. Megjithatë, hetimet për këtë rast zgjatën vetëm disa muaj dhe më pas çështja mbeti pezull në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ku dosja u arkivua. Por pas zbulimit të 613 kg kokainë, në magazinat e kompanisë së tij në Maminas, që kësaj here kishte ardhur nga Kolumbia, dosja e dy viteve më parë është hapur duke iu bashkuar procedimit të fundit, për të cilin Arbër Çekaj është shpallur në kërkim. Për kokainën e kapur disa ditë më parë janë arrestuar menaxheri i kompanisë dhe shoferi. Vetë pronari i ngarkesës me banane, deklaroi disa ditë më parë se do të vinte në Shqipëri që të përballej me drejtësinë, por deri tani ende nuk është kthyer nga Gjermania, ku deklaroi se ndodhej.

MINISTRI KOLUMBIAN

Sipas ministrit kolumbian të Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, sasia e konsiderue­shme e kokainës e kapur në Shqipëri i përkiste organizatë­s kriminale kolumbiane “Clan del Golfo”. Ndërsa theksoi se në operacion morën pjesë Armada Kombëtare e Kolumbisë, agjencitë ndërkombët­are dhe Policia shqiptare. Ai ishte i pranishëm në Bazën Kundër Trafikut të Narkotikëv­e në Policinë e Shtetit Kolumbian ku u shpreh se: “Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte informuar tashmë se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombët­are u kapën 613 kg kokainë e bandës kriminale ‘ Clan del golfo’, në Portin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë”. Sipas ministrit kolumbian, “Clan del Golfo” ka kontakte në disa porte të Europës ku dërgon ngarkesa droge. Ai tha se kjo organizatë ka humbur nga 2014 rreth 6 miliardë dollarë.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas
Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania