Panorama (Albania)

Ahmetaj: Po nxini realitetin para negociatav­e

“Paniku juaj nga problemet brenda partisë dhe drejtësia”

-

Sali Berisha: Pronari i Arbri Garden ishte në Shqipëri, në Tiranë dhe iku e u largua një ditë para kontrollit të kontenieri­t. Kush e njoftoi? Po ju them dy fjalë. Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i PS Tropojë dhe ju që e shisni për kryetar të PD ju qofshi. Dikush tjetër më ka çarë mitingun me antimiting me bustin e Enver Hoxhës në supe. Shkoni tek Erion Veliaj, shihni edhe borderotë tuaja të fushatës edhe të atij se sa para keni marrë nga ajo kompani... Taulant Balla: Të fala Agron Kuliçajt... Sali Berisha: Taulant Japupi ( Balla) mbylle gojën. Ti je një trafikant në Parlament.

Lulzim Basha: Po mos të vjedhë ministri i Financave me Kryeminist­rin me tre incenerato­rët privatë dhe po të mos vjedhin me shpenzime luksi, nuk do të hiqeshin 20 mijë familje, që Banka Botërore thotë, janë në kufijtë e mjerimit. Por kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë pa shembur kartelin politiko- kriminal dhe pa larguar bosin dhe pronarin e vërtetë të kokainës së Maminasit, të ngarkesës që u kap për të mbuluar ngarkesat e tjera, vetë Kryeminist­ri Edi Rama.

Sali Berisha: Kur erdhi, thoni ju, kontenieri? Ai erdhi më 19 shkurt. Kur u ndërrua drejtori i portit? Më datë 24, brenda një ore. U zgjodh i tredhuri që zbaton çdo urdhër, eunuku i cili ishte shkarkuar si i korruptuar nga Enti i Kontrollit të Ushqimeve. Ai mori detyrën se si ta hapte tani këtë konteiner, të vjedhim drogën, se Olsi donte drogën. Mirëpo, menjëherë ndërhynë ndërkombët­arët, të cilët kërkuan të dinë ku ishte kontenieri dhe çfarë bëhej me të. Po presim se mos po vijnë bosët, i thanë. Me këtë akuzuan përsëri veten. Po bosi ishte në zyra, bosi ishte partizani. Nuk shkonte bosi në port se nuk ka njeri, që nuk e di që bosët nuk lëvizin. Bosët janë në zyra, atyre u shkojnë paratë, ata realizojnë kalimin, por nuk shkojnë ata mbrapa.

Arben Ahmetaj: Arsyeja pse hidhet baltë mbi ekonominë është shumë e thjeshtë. Përpara kemi hapjen e negociatav­e, po bëhet çdo gjë për të nxirë realitetin shqiptar, është njëlloj si ajo dëshira për të ardhur në pushtet mbi rrënoja. Nuk ndodh më! Dikush nga ju nuk di kur duhet të pushojë dhe e ka fatkeqësi, dikush nga ju nuk di kur duhet të flasë dhe çfarë duhet të flasë dhe ka fatkeqësi tjetër dhe, siç duket, gjithë paniku ka të bëjë me dy elementë të tjerë, me problemet brenda partisë suaj dhe me problemet me drejtësinë ndërkombët­are.

 ??  ?? Ahmetaj dje në Kuvend
Ahmetaj dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania