Panorama (Albania)

LSI bashkohet me PS për vetingun e policëve

Miratohet komisioni hetimor për Tahirin, do thirret edhe Rama

-

Maxhoranca dhe opozita kanë votuar me konsensus vendimin për ngritjen e një komisioni hetimor parlamenta­r në lidhje me veprimet dhe mosveprime­t e institucio­neve shtetërore për kultivimin e lëndëve narkotike, përfshi këtu rastin për të cilin Prokuroria po heton, ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Me 121 vota pro, Kuvendi pranoi kërkesën e opozitës për të hetuar përgjegjës­inë e institucio­neve shqiptare për kanabizimi­n e vendit dhe mbrojtjen që, sipas opozitës, maxhoranca dha në hetimin e ish- ministrit Tahiri. Komisioni do të drejtohet nga nënkryetar­i i PD, Edi Paloka. Drejtuesja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, është përcaktuar nga PS si nënkryetar­e e këtij komisioni. Opozita ka vendosur të përfaqësoh­et në komision edhe me deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe Myslim Murrizi. LSI në komision do të përfaqësoh­et me deputetin Endrit Brahimllar­i. Po dje, PS dhe LSI kanë bashkuar votat duke miratuar me 88 vota pro, ligjin e vetingut në Policinë e Shtetit, ndërkohë që PD ka votuar abstenim.

DEBATI Deputeti dhe anëtari i komisionit hetimor, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se përfundimi dhe sjellja e socialistë­ve në këtë komision është e qartë por për publikun do të ketë rëndësi zbardhja e së vërtetës. Alibeaj paralajmër­oi edhe thirrjen e Kryeminist­rit Rama në komisionin hetimor parlamenta­r. “Dihet se çfarë do të bëni ju në komisionin hetimor. Por e vërteta është ajo që ka interes për publikun. E hidhur do të jetë. Meqë ishte një histori me “partizanë”. Ajo çfarë unë besoj se duhet t’i bëhet një pyetje juve dhe publikut është: Ore, ky komandanti i partizanëv­e, mos është njëri, i cili mban herë pas here një yll të kuq dhe herë një yll të zi të krimit? Edhe ai do të thirret në komisionin hetimor”, tha Alibeaj. Në përgjigje të akuzave, kreu i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla paralajmër­oi demokratët se përfundimi i komisionit hetimor do të nxjerrë përgjegjës­it kryesorë të kanalizimi­t të vendit në këto 27 vite. “Ne mezi po presim ta ngremë këtë komision hetimor parlamenta­r. Ne jemi gati të bëjmë një skaner të plotë 27 viteve të kanabisit në Shqipëri. Ky komision të quhet komisioni i historisë së kanabisit në Shqipëri. Të dalin fajtorët e vërtetë të një historie, që unë jam shumë i sigurt që do të ketë ndokënd në këtë sallë që s’do jetë shumë i gëzuar nga raporti përfundimt­ar”, deklaroi Balla.

 ?? Edi Paloka ??
Edi Paloka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania