Panorama (Albania)

Projekti, Bashkia do të zhvendoset te Bulevardi i Ri

Veliaj: Jemi në fazën e diskutimit të vendit ku do projektohe­t

-

Godina e Bashkisë së Tiranës nuk do të jetë më në qendër të sheshit “Skënderbej”. Ishte vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj që lajmëroi zhvendosje­n e saj në një tjetër zonë, shumë afër qendrës, te Bulevardi i Ri. “Po mbarojmë segmentin e tretë të Bulevardit të Ri. Jemi pranë fundit të lumit, ku do të kemi një tjetër shesh ceremonial. Pra, Bulevardi do të fillojë me sheshin “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë me një shesh tjetër, aty ku takohet me Lumin e Tiranës. Jemi gjithashtu në fazën për të diskutuar se ku do të ndërtojmë bashkinë e re dhe gjithë zhvillimin që do të shkojë në atë zonë, për t’u siguruar që Tirana të balancohet, duke çuar më shumë zhvillim, banesa, biznese dhe tregti në anën e Bulevardit të Ri”, nënvizoi kryebashki­aku në takimin me Mohammed Saif Al Suwaidi, Drejtor i Përgjithsh­ëm i Fondit të Abu Dhabit. Godina e re e bashkisë thuhet se do të mbledhë të 28- të zyrat e saj të shërbimeve, të shpërndara në qytet, në një ndërtesë të madhe administra­tive. Sakaq, ajo aktuale do të jetë vetëm si ndërtesë ceremonial­e. “Duke dhënë shembullin që Bashkia vetë zhvendoset në Bulevardin e Ri, sigurisht japim një sinjal për të ardhmen e zhvillimit të qytetit. Nëse Bashkia zhvendos të gjitha shërbimet në këtë zonë, sigurisht që kjo hapësirë është dinji- toze edhe për ndërtesa, shërbime të tjera të qeverisë apo të sipërmarrj­es”, ka deklaruar kryetari në fillim të nisjes së punimeve për zonën e Bulevardit. Veliaj ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe ku zhvilloi takime të rëndësishm­e për të diskutuar me investitor­ët e huaj finan- cimin për një sërë projektesh madhore për kryeqyteti­n. Ai zhvilloi takime me gjigantët e Masdar dhe Emaar, të cilët i ftoi të investojnë në projekte të ndryshme në Tiranë, si dhe i njohu ata me lehtësirat dhe klimën e favorshme të të bërit biznes në kryeqytet.

 ??  ?? Veliaj, dje gjatë takimit me përfaqësue­s të Emirateve të Bashkuara Arabe
Veliaj, dje gjatë takimit me përfaqësue­s të Emirateve të Bashkuara Arabe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania