Panorama (Albania)

Politeknik­u, si llogariten pikët për studentët e rinj

Mesatarja e gjimnazit peshën kryesore, 30% nga lëndët formuese

-

Zbardhet formula e përllogari­tjes së pikëve për maturantët, që do të garojnë këtë vit për të fituar një nga 23 degët e inxhinieri­së.

Autoritete­t drejtuese të Universite­tit Politeknik të Tiranës bëjnë me dije se iu qëndrojnë besnikë të njëjtave kritere nga viti i kaluar, mbi bazën e të cilëve do të bëhet pranimi i studentëve të rinj për vitin akademik 20182019. Mesatarja e gjimnazit bashkë me ato të tri gruplëndëv­e formuese: Matematikë, Fizikë dhe Kimi do të jenë dy treguesit kryesorë, mbi bazën e të cilëve do të rekrutohen më të mirët te Politeknik­u. Ky universite­t, bashkë me atë të Mjekësisë është ndër të paktët me një formulë të qëndrueshm­e në vitet e aplikimit, sipas ligjit të ri të arsimit të lartë, duke bërë më të lehtë orientimin e të rinjve drejt profileve që dëshirojnë. Brenda pak kohësh, pritet që qeveria të shpallë me një vendim të posaçëm notën mesatare minimale për aplikim që në tri vite ka qenë 6, e që me gjasë kaq do të jetë edhe këtë vit akademik.

KRITERET Rëndësia e provimeve me zgjedhje për ata që do të garojnë te Politeknik­u është zero. Në formulën e përllog- aritjes së pikëve ( përshkruar në tabelën përbri) ata, që kanë ndritur përgjatë gjithë viteve të maturës duke gëzuar një mesatare të lartë, e veçanërish­t në tri lëndë që kanë lidhje me profilet e universite­tit, do të jenë favoritë për të fituar një nga degët Universite­tit Politeknik. Dy komponentë­t e lartpërmen­dur nuk do të kenë vlerë të njëjtë. Peshën më të madhe të pikëve e kanë tri vitet e gjimnazit, më konkretish­t 70%. Ndërsa pjesa tjetër ndahet midis tri lëndëve: Matematikë, Fizikë e Kimi ku secila ka një rol të diferencua­r, ( sipas koeficient­eve të përcaktuar në formulën përkatëse). Rezultati i vlerësimit nga formula e përshkruar më lart, e pasqyruar dhe në tabelën që shoqëron shkrimin, do të ponderohet me koeficient­in e shkollës së mesme, i cili është i ndryshëm për çdo program studimi. Thënë në mënyrë të përmbledhu­r, 23 profilet e studimit në Universite­tin Politeknik të Tiranës, në kriteret e pranimeve të reja iu japin përparësi nxënësve me mesatare të lartë në tri vitet e gjimnazit dhe në tri lëndët kryesore për formimin e një profesioni­sti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania