Panorama (Albania)

Presidenti nderon Vrenozin me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

-

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, 54- vjeçarin Agur Vrenozi, për aktin e tij heroik në tentativën për të parandalua­r grabitjen e ndodhur në qytetin e Fierit, më 2 mars. Në një njoftim të shpërndarë nga Presidenca thuhet se, dekorata vjen për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqyte­tarëve, duke e cilësuar këtë si veprim sublim. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi sot, më 5 mars 2018, me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit ( pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqyte­tarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare”, thuhet në njoftim e Presidencë­s. Vrenozi u qëllua me plumb në kokë gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier, ku tre persona me maska dhe të armatosur hynë në “Exchange”- in e Gëzim Hoxhës. Dy ditë më parë, këshilltar­i i Presidenti­t, Ylli Asllanit, i ka shprehur solidarite­tin e tij familjes së Agur Vrenozit dhe shtoi se, shteti shqiptar do të mbështesë dhe do t’u gjendet pranë gjithmonë fëmijëve dhe familjarëv­e të tij. Ndërsa një ditë pas përcjellje­s për në banesën e fundit të Agur Vrenozit, këshilltar­ët e Partisë Demokratik­e në Bashkinë Fier, përmes deputetit Luan Baçi, kanë kërkuar që heroi i qytetit, që sipas tyre u bë modeli i sakrificës për të mbrojtur të tjerët, të shpallet “Qytetar Nderi”.

 ??  ?? Dekorata e akorduar nga Presidenti
Dekorata e akorduar nga Presidenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania