Panorama (Albania)

“Anxhelo më mbyti në dajak, doja ta trembja e jo ta vrisja”

Gjykata lë në burg 17- vjeçarin për vrasjen e moshatarit

- DURRES/

Gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurie "arrest në burg" për 17- vjeçarin Devid Lala.

Ai qëlloi për vdekje tri herë me thikë bashkëmosh­atarin e tij, Anxhelo Gjokazaj, ngjarje e ndodhur mesditën e së premtes në Spitallë. Mësohet se dy adoleshent­ët ishin konfliktua­r me njëri- tjetrin dy ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Para trupit gjykues, Lala tha se kishte qenë i detyruar ta qëllonte me thikë 16- vjecarin, pasi ky i fundit, së bashku me një të afërmin e tij, e kishin shtrirë në tokë duke e goditur pa pushim. Ai theksoi se ishte penduar për veprimin e tij, por deklaroi se shkaktarë për nisjen e konfliktit ishin bërë Gjokazaj dhe një i afërmi i tij. Sipas 17- vjeçarit, Gjokazaj dhe kushëriri i tij i kishin zënë pritë pranë urës ( ku ndodhi ngjarja) dhe në momentin që ishte afruar, ai është sulmuar barbarisht nga dy adoleshent­ët. Lala tha se ata e kanë qëlluar disa herë derisa e kishin shtrirë në tokë, duke e goditur me sende të forta dhe me aparatet celulare në kokë. I pyetur për thikën që qëlloi mbi 16- vjeçarin, ai u shpreh se e kishte blerë pasi dy ditë para se të ndodhte ngjarja, ishte konfliktua­r me Gjokazaj dhe e priste një sulm nga ai. "Pavarësish­t se i vdekur mbeti Anxhelo, viktimë e asaj ngjarjeje jam unë. Nuk meritoj të jem këtu pas hekurave, por fati i keq bëri që të mbyllem këtu. Më vjen shumë keq që situata shkoi kështu. Absolutish­t nuk kisha për qëllim ta vrisja, por t'i trembja se me kishin vënë për poshtë dhe më mbytën në dajak", u shpreh dje në gjykatë 17- vjeçari që shkaktoi vdekjen e bashkëmosh­atarit të tij. Gjyqtari e pyeti gjatë seancës se pse ishin konfliktua­r. "Dy ditë para ngjarjes, ne u konfliktua­m në lagje. Kishim njohje me njëri- tjetrin, por nuk ishim shokë. U konfliktua­r, pasi më provokuan ai me kushëririn e tij. Bëmë llafe, por na ndanë shokët e tjerë. Isha i sigurt se nuk kishin për ta lënë me kaq dhe bleva një thikë që e mbaja me vete, sigurisht për t'u mbrojtur. Atë ditë, shkova në shkollë dhe pasi mbarova mësimin, u ktheva në shtëpi. Hëngra pak bukë, lashë çantën e librave dhe dola për të shkuar në qendër ku rrinë shokët e tjerë. Në momentin që po zbrisja, Anxhelo dhe kushëriri i tij më kishin zënë pritë tek ura, pak metra larg vendit ku do shko- ja unë. Kur u afrova, me sulmuan të dy, më qëlluan dhe më shtrinë në tokë, duke më goditur me mjete të forta dhe telefonat celularë në kokë. I ndodhur në këto kushte dhe i pafuqishëm për t'u larguar, nxora thikën dhe e qëllova Anxhelon disa herë, më shumë nga frika se sa nga dëshira për t'i bërë keq. Pasi e qëllova, u largova së bashku me thikën, të cilën e hodha disa metra më tej në një kanal. Anxhelo, i plagosur, iu drejtua shtëpisë së tij, ndërsa atë djalin tjetër që është kushëriri i tij, nuk e pashë se nga iku. I vetëdijshë­m për çfarë kisha bërë, prita të vinte Policia", ka deklaruar gjatë seancës për masën e sigurisë Devid Lala, i cili u la në burg nga trupi gjykues. Për shkak se autori konsideroh­et i mitur, Gjykata e Durrësit kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura. Për të ndryshuar masën e sigurisë, avokati i 17- vjeçarit duhet të apelojë vendimin. Ndërkohë, Lala iu është bashkuar bashkëmosh­atarëve të tij në burgun e Kavajës, të cilët janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes ( 14.30) në Spitallë, kur Lala qëlloi tri herë me thikë Anxhelo Gjokazaj. 16- vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dy orë më vonë.

 ??  ?? Policia duke ruajtur nga hakmarrja familjen e autorit
Policia duke ruajtur nga hakmarrja familjen e autorit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania