Panorama (Albania)

Durrës, Gjykata i thotë "jo" ekstradimi­t të Alket Hatiaj

- Alket Hatija

DURRES- Alket Hatiajt, i konsiderua­r nga mediat italiane si "Zot i drogës", duket se nuk do t'i duhet të jetojë më në arrati. Gjykata e Durrësit rrëzoi dje kërkesën e Prokuroris­ë për ekstradimi­n e tij drejt Italisë. Gjyqtari Paulin Çera vendosi që të mos ekstradohe­t Alket Hatija, pasi është e njëjta çështje, për të cilën ai është dënuar në Shqipëri. "Një pjesë e veprave penale janë kryer në Shqipëri, ndaj jemi kundër ekstradimi­t të tij", ka thënë Çera. Hatija konsideroh­ej një ndër baronët e mëdhenj të drogës, madje, në gjendje të dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali. 44- vjeçari u arrestua para dita kohësh nga Policia shqiptare pas të dhënave të karabinier­ëve të Milanos, që e kërkonin në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg. Agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij. Një mundësi kjo për të mos u humbur nga Policia, duke qenë se 44- vjeçari jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe rrethohej gjatë të gjithë kohës nga truproja të armatosura. Këto pretendime të Policisë, Hatija i hodhi poshtë gjatë një interviste nga arratia. Por kur të gjithë prisnin që ai të ekstradohe­j, Gjykata e Durrësit dhe konkretish­t gjyqtari Petraq Curi vendosi të lërë të lirë të ashtuquajt­urin "Baroni i drogës". Më pas, Apeli vendosi që Hatija të riarrestoh­ej, por 44- vjeçari u arratis në drejtim të paditur. Pas shumë seancash, Gjykata e Durrësit vendosi që Hatija të mos ekstradohe­j, pasi i kishte kryer vitet e burgut për veprat penale që e akuzonte drejtësia italiane. Ai e kishte konvertuar dënimin në Shqipëri dhe i kreu vitet e burgut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania