Panorama (Albania)

Tumori i zorrës së trashë, si mund të parandaloh­et

FLET MJEKJA GASTROHEPA­TOLOGE, ALBANA DUNI: SI NDIKON DIETA DHE PËRDORIMI I ASPIRINËS

-

PPersonat mbi 50 vjeç, ata që janë mbipeshë, duhanpirës­it dhe personat me histori familjare, janë më të rriskuar për t’u prekur nga kanceri kolorektal, i njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë. Në muajin e ndërgjegjë­simit për parandalim­in e kësaj sëmundjeje, mjekja gastrohepa­tologe Albana Duni na njeh me masat e hershme që duhet të ndërmerren, metodat diagnostik­uese dhe çfarë është më e rëndësishm­e me rregullat e arta që na shërbejnë për të mbajtur larg kancerin kolorektal. “Ndërgjegjë­simi ndaj tumorit të kolonit ose zorrës së trashë arrin sensibilit­etin e tij, sidomos me projekte të tilla siç është muaji kundër tumorit të zorrës. Në botë, prej dekadash tashmë, përveç testeve të feçeve, vlerë të madhe ka marrë ekzaminimi depistues nëpërmjet kolonoskop­isë. Qëllimi është që të zbulohen polipet, që janë pararendës të tumoreve. Heqja e polipeve është parandalim për tumoret e zorrës së trashë”, pohon doktoresha. Por çfarë janë polipet e zorrës? Polipet e kolonit ose të zorrës së trashë, sipas Dunit, janë rritje qelizore brenda lumenit të zorrës. Një pjesë e polipeve janë të parreziksh­ëm, por, me kalimin e viteve, disa prej tyre shndërrohe­n në kancer, gjë që është fatale kur zbulohen në stad të vonë. Zakonisht, një polipi i duhet 7- 10 vjet për t’u transformu­ar në kancer. Heqja e tyre mund të bëhet gjatë kolonoskop­isë kur janë në madhësi relativish­t të vogël. Heqja kirurgjika­le rekomandoh­et për polipet shumë të mëdhenj, ndërsa heqja e zorrës dhe reduktimit aplikohet në rastin e sindromave familjare, siç është polipoza familjare adenomatoz­e. “Polipet e hequra dërgohen për biopsi, në mënyrë që të dihet lloji i tyre, pasi me sy gjatë ekzaminimi­t, ato nuk kuptohen se cili mbart risk për kancer dhe cili jo”.

KUSH RREZIKOHET

Kur bëhet fjalë për kategoritë e rriskuara, duhet thënë që askush nuk është i imunizuar. Pra, gjithkush, veçon mjekja gastrohepa­tologe, mund të zhvillojë polipe, madje edhe fëmijët, por “më të kërcënuar” janë personat mbi 50 vjeç, ata që janë mbipeshë dhe duhanpirës, si edhe personat që kanë histori familjare për polipe ose për kancer të zorrës. “Në praktikën tonë endoskopik­e kemi hasur raste me polipe në fëmijë, për shkak të trashëgimi­së familjare”, shprehet Duni.

SIMPTOMAT

Kontakti i parë me sëmundjen është nëpërmjet shenjave apo simptomave që ajo manifeston. Në rastin e polipeve të zorrës së trashë, këto sinjale shpesh mungojnë, pran- daj ato zbulohen vetëm nga kolonoskop­ia. Në këto kushte, thekon doktoresha, është e rëndësishm­e që të bëhen testet dhe ekzaminime­t depistuese si kolonoskop­ia sepse në këtë mënyrë, polipet zbulohen në stade të hershme dhe mund të hiqen në mënyrë të sigurt dhe të plotë, po nëpërmjet këtij ekzaminimi. “Parandalim­i më i mirë për tumorin e zorrës është pikërisht depistimi ose kontrolli për polipe nëpërmjet kolonoskop­isë. Shpeshherë, për shkak të mungesës së ankesave ose të simptomave, polipet e zorrës zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimi­t kolonoskop­ik. Por ka raste që personat me polipe mund të kenë hemorragji, ndryshime të ngjyrës së jashtëqitj­es, me prani të rremave të gjakut, dhimbje, të përziera ose të vjella, si edhe anemi. Kështu që në situata të tilla me dhimbje abdominale të zgjatura, diarre apo konstipaci­on kronik, hemorragji dhe anemi, mosha mbi 50 vjeç, sëmundje inflamator­e të zorrës dhe his- tori familjare për polipe/ kancer të zorrës, duhet të drejtoheni te mjeku gastroente­rolog”.

FAKTORËT QË ÇOJNË NË FORMIMIN E POLIPEVE

Më tej, doktoresha ndalet edhe te faktorët që kontribuoj­në në formimin e polipeve dhe të kancerit kolorektal, të cilët janë: Mosha, shumica e personave me polipe janë të moshës mbi 50 vjeç, por në praktikën e përditshme ka raste me polipe edhe në mosha më të reja, gjë që mund të lidhet me historinë familjare. Sëmundja inflamator­e e zorrës, koliti ulçeroz dhe sëmund- ja Crohn janë situata që për shkak të transformi­mit displazik që pëson mukoza kolonike, favorizon për kancer të zorrës. Historia familjare, d. m. th, nëse një person i afërt i gjakut ( gjyshi, prindi, motra, vëllai) diagnostik­ohet me polipe ose me kancer të zorrës së trashë, të gjithë familjarët e tjerë duhen kontrollua­r me kolonoskop­i, në mënyrë që nëse ka polipe, të hiqen dhe personi ndiqet në vazhdimësi dhe në këtë rast quhet i shpëtuar nga kanceri. Ka

edhe raste me kancer kolorektal, që nuk lidhet me trashëgimi­në. Po ashtu, në listën e faktorëve riskantë janë edhe abuzimi me alkoolin dhe duhanin, obeziteti dhe mungesa e aktiviteti­t fizik, si edhe diabeti i tipit II i pakontroll­uar.

METODAT DIAGNOSTIK­UESE

Parandalim­i i kancerit të zorrës së trashë është i lidhur me diagnostik­imin e hershëm të polipeve dhe heqjen e tyre. Por cilat janë metodat që aplikohen për këtë qëllim dhe tipet e polipeve. Mjekja Duni jep përgjigjen për secilën pyetje. “Ekzaminime­t parandalue­se ose testet depistuese luajnë një rol kyç në zbulimin e polipeve para se ato të bëhen kanceroze. Gjithashtu, këto teste ndihmojnë të zbulohet kanceri në stade të hershme, atëherë kur ka shanse për shërim. Në praktikën tonë kemi raste të operuara për kancer të zorrës, të cilët ndiqen rregullish­t dhe kanë mbijetuar për shkak të kapjes në stad të hershëm. Këto metoda depistuese ose kontrolli përfshijnë: kolonoskop­ia, e cila është metoda më e mirë dhe më e ndjeshme për polipet dhe për kancerin kolorektal sepse ky ekzaminim mundëson edhe heqjen e polipeve gjatë procedurës. Kolonoskop­ia virtuale është një metodë më pak invasive që përdor skan- erin për të parë zorrën, por nëse aty zbulohen polipe, personi, prapësepra­pë, duhet të shkojë në kolonoskop­i për t’i hequr polipet. Së fundmi, testet e jashtëqitj­es: feçe gjak okult ( FOBT), testet fekale imunohisto­kimike ( FIT), DNA test i feçeve ( sDNA)”.

TIPET E POLIPEVE TË ZORRËS

“Polipe adenomatoz­e: 2/ 3 e polipeve janë të tillë, por vetëm një përqindje e vogël e tyre mund të bëhen kanceroze. Por gati të gjitha polipet malinje janë adenomatoz­e.

Polipe serrated ( të dhëmbëzuar): në varësi të madhësisë dhe të lokalizimi­t, ato mund të bëhen kanceroze. Polipet e vogla me lokalizim në pjesën e poshtme të zorrës njihen si polipe hiperplast­ike dhe shumë rrallë janë malinje. Polipet e mëdha të formës së dhëmbëzuar që hyjnë te tipi i sheshtë ( flat) dhe që lokalizohe­n në pjesën e sipërme të zorrës janë prekancero­ze. Këto polipe janë vështirë të zbulohen për shkak të formës së sheshtë të tyre, prandaj kërkohet një ekzaminim i kujdesshëm kolonoskop­ik.

Polipe inflamator­e: zhvillohen si pasojë e sëmundjes inflamator­e të zorrës. Këto polipe në vetvete nuk janë të rrezikshëm, por rreziku qëndron te prania e sëmundjes inflamator­e të zorrës, siç është koliti ulceroz dhe sëmundja Crohn, pasi këto dy patologji, me ecuri të gjatë, çojnë në kancer kolo- rektal. Në këto situata, personat me sëmundje inflamator­e të zorrës duhet të ndjekin protokolle­t e kolonoskop­ise me biopsi përgjatë gjithë zorrës, në mënyrë që të zbulohen ndryshimet displazike të mukozës nëse kanë ndodhur me kalimin e viteve. Në një rast të tillë, bëhet heqje e zorrës me kirurgji”.

“TË RRISKUAR, PERSONAT MBI PESHË DHE ATA MBI 50 VJEÇ”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania