Panorama (Albania)

Kosova kujton 20- vjetorin e UÇK- së me hijen e Gjykatës Speciale

-

Në Kosovë është kujtuar të hënën 20- vjetori i Epopesë së UÇK- së në një kohë kur ish- luftëtarët çlirimtarë të Kosovës po përballem me gjykimin si kriminelë lufte nga Gjykata Speciale e ngritur në Hagë, pas shumë polemikash mes ndërkombët­arëve dhe liderëve të Kosovës. Pritet vetëm të mësohet se ndaj kujt do të ngrihen akuza dhe nëse do të jenë mes të akuzuarve, edhe politikanë të lartë të Kosovës, siç është folur edhe më parë nëpër mediat lokale. “Epopeja e UÇK- së” shënohet çdo vit për ta nderuar luftën heroike të komandanti­t Adem Jashari, sakrificën e familjes Jashari dhe nderimin e dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Tashmë, Kosova nuk ka më UÇK, tashmë ka Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila shumë shpejt pritet të shndërrohe­t në një Ushtri të republikës dhjetëvjeç­are. Forca e Sigurisë së Kosovës është rreshtuar në kazermën, që e mban emrin e Adem Jasharit, për të nderuar flijimin e Jasharëve në fillimmars­in e 1998- ës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se rruga për liri e pavarësi nisi pikërisht me qëndresën e komandanti­t Adem Jashari dhe bashkëluft­ëtarëve të tij, duke rezultuar më pas me masivizim dhe zgjerim të jashtëzako­nshëm të radhëve të UÇK- së. Kryeminist­ri Ramush Haradinaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës po krijon një imazh të ri të vendit. Për nder të përvjetori­t jubilar, u mbajt seancë solemne, por edhe këtë herë, shumë pak deputetë morën pjesë. Kryeparlam­entari, Kadri Veseli, çmoi lart heroizmin e familjes Jashari. Ai theksoi se Kosova ka shënuar të arritura të mëdha gjatë këtyre viteve, por që ka edhe sfida të shumta përpara. Kryeminist­ri, Ramush Haradinaj, deklaroi se familja Jashari përmbysi shekujt dhe ndërroi epokat, duke mbetur rast unik i flijimit për liri. Haradinaj ftoi për unitet politik qytetarët, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin. Në këtë seancë solemne, të pranishëm ishin edhe përfaqësue­s të familjes së komandanti­t Adem Jashari. Homazhet nisën më 5 mars dhe zgjasin tri ditë.

 ??  ?? Kosova shënon Epopenë e UÇK- së
Kosova shënon Epopenë e UÇK- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania