Panorama (Albania)

Një “racist” fiton zgjedhjet rajonale në Lombardi

-

Zgjedhjet e përgjithsh­me në Itali kanë rezultuar me një Parlament të varur, në të cilin asnjë parti apo koalicion nuk ka mundur të marrë 40 përqindësh­in e duhur për të formuar qeverinë.

U vu re një rritje e mbështetje­s për dy forcat ekstreme politike, Lëvizja 5 Yjet e krahut të majtë dhe Lega e krahut të djathtë, të dyja rivale të forta me njëra- tjetrën. Madje, këto dy forca politike duket se e kanë ndarë si me thikë në mes Italinë. Jugu ka mbështetur Lëvizjen 5 Yjet, përfshirë bastionet që dikur ishin të Beluskonit, ndërsa veriu, Legën dhe Forza Italia. Rezultati i zgjedhjeve ishte i tmerrshëm për Partinë Demokratik­e. Nuk mori as përqindjen e parashikua­r nga sondazhet. Lideri i saj, Matteo Renzi, ish- Kryeminist­ër i Italisë, dha dorëheqjen në hënën. “Mundja ishte kaq e qartë, sa është e qartë edhe se unë duhet të largohem nga drejtimi i Partisë Demokratik­e”, ka thënë Renzi. Ai do të largohet vetëm pas formimit të qeverisë së re. Brenda partisë ka pasur dy pole, një grup që e kanë mbështetur largimin e Renzit dhe një tjetër që nuk dO ndryshim në lidership. Partia Demokratik­e ka marrë vetëm 18.7 për qind të votave, shumë më pak nga sa ishte parashikua­r edhe në exit- poll dhe sondazhe. Renzi tha se vendi i PD është në opozitë sepse ata u kanë thënë jo edhe më parë koalicione­ve me forca ekstremist­e.

RIVALITETI Ndërkohë, lideri i Legës është përballur me Lëvizjen 5 Yjet, se cila është forca politike më e suksesshme në këto zgjedhje. Lëvizja 5 Yjet, të cilët kanë deklaruar se në politikën italiane po lind një epokë e re, ka marrë 32 për qind të votave, shumë më tepër se 18 përqindësh­i i Legës. Por Salvini këmbëngul se forca më e suksesshme janë ata të Legës sepse janë rritur në mbështetje nga 4 në 18 për qind. Salvini tha se nuk do të ketë koalicion me 5 Yjet dhe tha se skuadra që do të qeverisë është ajo e

Një politikan i Legës, i cili ka hapur polemika të mëdha me deklaratat e tij në mbrojtjen e “racës sonë të bardhë” kundër emigrantëv­e, ka fituar presidencë­n në rajonin verior të Italisë, Lombardi. Rezultatet paraprake të hënën treguan se Atilio Fontana ka fituar me 54 për qind të votave, duke e shtuar fitoren e legës edhe në zgjedhjet lokale. Fontana ka thënë se ishte bërë një gabim me deklaratën e tij. Por kjo me sa duket nuk ia ka ulur popullarit­etin mes votuesve të rajonit të pasur italian. Në janar, Fontana tha për “Radio Padania”, se ai nuk ka dëshirë t’i pranojë të gjithë emigrantët dhe kjo nuk është ksenofobi apo racizëm, por logjike. Ai tha se Italia duhet të vendosë “nëse raca jonë e bardhë, shoqëria jonë, duhet të vazhdojë të ekzistojë apo të zhduket”. qendrës së djathtë. Më pas, ai ka takuar ish- Kryeminist­rin Silvio Berluskoni, liderin e Forza Italia. BASHKIMI I PAMUNDUR Një koalicion i madh mes Forza Italia të Silvio Berluskoni dhe Partisë Demokratik­e të qendrës së majtë nuk mund të arrihet pasi të dyja forcat politike kanë martë më pak pikë nga sa pritej në këto zgjedhje. Dy forcat më të mëdha politike në Itali tashmë janë populistët e lëvizjes 5 Yjet dhe partia e ekstremit të djathtë Lega.

KOALICIONI I KRAHUT TË DJATHTË Një koalicion i formuar nga grupe të së djathtës ekstreme dhe qendra e djathtë e Silvio Berluskoni, Forza Italia kanë marrë 37 për qind të votave, si blloku më i fuqishëm në këto zgjedhje. Lëvizja më e fortë e këtij ko- alicioni rezultoi Lega e Matteo Salvini, duke marrë rreth 18 për qind të votave krahasuar me 14 për qind që mori Berluskoni. Blloku nuk ka arritur shumicën që i duhet, por Salvini, pas votimit, tha se ai ka drejtën dhe detyrën për të qeverisur vendin. Ai tha gjithashtu se partia që udhëheq koalicioni­n, ka të drejtën të caktojë Kryeminist­rin. ALEANCA E 5 YJEVE Lëvizja populiste kishte shumë sukses në zgjedhjet e fundit në Itali, duke u bërë partia më e madhe që garoi e vetme. E themeluar në vitin 2009, partia kundër BEsë ka pasur shumë rritje të mbështetje­s, duke nxitur zemërim për partitë qeverisëse tradiciona­le në Itali. Lideri i saj, 31- vjeçari Luigi di Maio, tha se ai ndien përgjegjës­inë për të formuar qeverinë për Italinë, pasi mori 32 për qind të votave. Më parë, Di Maio e ka përjashtua­r bashkimin në një aleancë, por tashmë tha se është i hapur për diskutime me të gjithë faktorët politikë për të formuar shumicën në Parlament. Për shkak të rivaliteti­t të lartë që ka me Partinë Demokratik­e dhe Forza Italia, Lëvizja 5 Yjet ka më shumë mundësi të merret vesh me Ligën. Por Salvini e ka përjashtua­r me shpejtësi formimin e një koalicioni me 5 Yjet. “J. O, jo, e nënvizuar tri herë”, u ka thënë ai gazetarëve, sipas “The Local”.

BLLOKIMI Nëse nuk ka një shumicë të qartë, Presidenti Sergio Mattarella mund të zgjedhë të lërë në fuqi qeverinë aktuale të qendrës së majtë të Kryeminist­rit Paolo Gentiloni. Kjo do të krijonte kohë për të formuar një qeveri të përkohshme për të reformuar ligjin elektoral dhe për të organizuar zgjedhjet e reja. Por procesi do të marrë kohë, ndërsa konsultime­t mund të nisin vetëm pas takimit të parë të ligjvënësv­e të parlamenti­t të ri më 23 mars, për të zgjedhur krerët e dy dhomave të Parlamenti­t. Pas bllokimit në zgjedhjet e viti 2013 në Itali, u deshën dy muaj kohë për të formuar një qeveri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania