Panorama (Albania)

Vrasja, çfarë thanë Klosi e vëllai i Izetit

“Fatos Klosi na ofroi 100 mijë USD për dëshminë kundër Berishës”

- Ismet Haxhia Jaho Mulosmani

dhe çfarë bisedash keni pasur me të?

Me Fatos Klosin nuk jam takuar asnjëherë në jetën time. Veçse jam ndeshur ballë për ballë kur po dilja nga një restorant në dalje të Fushë- Arrësit, në qershor 1998, kur po kthehesha nga Tropoja në Tiranë. Klosi ka qenë i shoqëruar nga Mariza Lino, ambasadorj­a e USA në Tiranë dhe disa persona të tjerë, në mes tyre, siç e mësova më vonë, edhe shefi i atëhershëm i CIA- s, George Tenet. Në këtë përballje më ka përshëndet­ur me emër ambasadorj­a amerikane, Mariza Lino, dhe Fatos Klosi, pak i shtanguar, më pyeti nëse mund të hynin dhe të drekonin në restoranti­n nga ku dola unë. I sqarova se nuk është restoranti im duke qeshur, i habitur nga kjo pyetje pa kuptim që më bëri Klosi dhe u largova. Ky ka qenë momenti i parë dhe i fundit që jam përballur me Fatos Klosin.

Në vendimin e gjyqit për vrasjen e Azem Hajdarit, ju jeni dënuar nga Gjykata me motivin se keni qenë personi që ka nxjerrë Hajdarin në pritë. Vëllai juaj ka deklaruar se ka qenë vetë Berisha që i ka thënë Azemit të dalë jashtë. Si është e vërteta?

Në vendimin e Gjykatës jam dënuar, pasi, sipas akuzës, unë kam thirrur me telefon Azem Hajdarin dhe e kam nxjerrë nga PD dhe më pas ai është vrarë. Po presupozoj­më se kjo akuzë është e vërtetë. Por fillimisht duhen sqaruar shumë gjëra. Në radhë të parë, ku është telefoni i Azem Hajdarit? Kush e zhduku atë? Pse nuk iu paraqit si provë trupit gjykues nga ana e prokurorëv­e? Nga cili numër telefoni e thirra unë Azem Hajdarin? Cilat ishin dhjetë telefonata­t e fundit që ka bërë Hajdari? Me kë ka folur? Kush e thirri me urgjencë të vinte fillimisht nga Lushnja dhe më pas nga Shijaku në Tirane? Çfarë fuqie kisha unë mbi Hajdarin që ta thërrisja aty, kur shumë mirë mund të shkoja në zyrën e tij, që ishte larg vetëm 50 metra nga vendi ku u vra? Tani unë pyes Sali Berishën. A ka pasur dijeni që në makinën me targa Vlore, që ishte parkuar para selisë së Partisë Demokratik­e, ishte Fatmir Haklaj? Çfarë i ka thënë mbesa e tij, Shpresa Breçani, që u ngjit në zyrën e tij dy herë para se Berisha ta thërriste Azem Hajdarin në zyrë e t’i thoshte: Dil dhe shiko çfarë është ajo makinë me targa Vlore në krah të PD. Përse heshti Linda Ihsani që ishte dëshmitare në këtë bisedë dhe më vonë vdiq në mënyrë të papritur? Pse nuk tregon të vërtetën Genc Pollo që ka qenë edhe ai i pranishëm në këtë bisedë? Azem Hajdari, para se të vritej, ka dalë me porosi të Sali Berishës nga zyra e Berishës për të shkuar drejt makinës, ku edhe gjeti vdekjen. Azem Hajdari nuk ka dalë nga zyra ime sepse unë nuk kam pasur kurrë zyrë ku të prisja dhe përcillja njerëz në Partinë Demokratik­e.

Klosi ka deklaruar se vrasja e Azemit erdhi pas konfliktit me Haklajt, por sipas tij, edhe Berisha kishte interes ta eliminonte. Si qëndron sipas jush e vërteta?

Vrasja e Azem Hajdarit është e ndërlidhur me shumë interesa, por qëllimi i saj kryesor ka qenë rrëzimi i qeverisë muajit korrik, përmes kunatës së Izetit, Fatos Klosi thotë: Fati i Izetit dhe i vëllezërve të tij varet nga dëshmia që do bëjë kundër Berishës. Por ne nuk pranuam dhe bëmë gjithë ato vite burg”, deklaroi Ismet Haxhia. “Nano” për t’i hapur rrugën një Kryeminist­ri të klanit Meidani. Nano duhej rrëzuar sepse po pengonte trafikun e armëve në drejtim të Kosovës që ishte monopol i ‘ grupit të Rognerit’ të mbështetur fuqimisht nga SHIK- u dhe Fatos Klosi. Për të gjetur vrasësit, u përdorën intrigat e Klosit te Haklajt, duke trilluar tek ata se vëllai i tyre ishte vrarë nga Azem Hajdari dhe PD. Në gjithë këto ndërmjetës­ime të Klosit e ‘ grupit të Rognerit’ me Haklajt janë bërë nga Jaho Mulosmani, njeri i besuar i Klosit, që hynte e dilte në zyrën e kreut të SHIK- ut si në shtëpinë e vetë. Janë po këta persona që strehuan Mulosmanin në Kosovë dhe kur iu desh Fatos Klosit, ia dorëzuan në këmbim të dërgimit të familjes së tij në Amerikë. Mulosmanit iu premtua se do të dënohej jo më shumë se dhjetë vjet burg, vetëm që të dëshmonte në gjyq kundër meje. Sa i takon Sali Berisheës, ai ka pasur dijeni për këtë skenar të vrasjes së Hajdarit dhe iu paraqit rasti i artë që të eliminonte kundërshta­rin kryesor në parti, duke e nxjerrë në pritë natën e 12 shtatorit.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kreu i SHIK, Fatos Klosi
Ish- kreu i SHIK, Fatos Klosi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania