Panorama (Albania)

Vllaznia tripletë Flamurtari­t, Kamza bie në Gjirokastë­r

Një gabim i portierit u kushton kryeqyteta­sve, gol i Rrapos i jep 3 pikë të vlefshme Luftëtarit

-

Vllaznia ka dhuruar spektakël, në javën e 23- të të Kategorisë Superiore, duke mposhtur Flamurtari­n me rezultatin 3- 0.

Në minutat e para ishin vlonjatët ata që administru­an lojën, por golin e gjetën shkodranët. Në minutën e 13- të, mesfushori Vucaj realizoi një gol nga 30 metro, duke gjetur rrjetën nga goditja e dënimit. Në minutën e 37- të, kuqeblutë gjetën edhe golin e dytë me Sukajn, duke e mbyllur të parën në epërsinë e 2 gola, ndërsa në minutën e 47- të, ishte përsëri sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj, ai që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin e takimit. Vllaznia ishte pranë shënimit të golit të katërt, por Gilman Lika gaboi nga pika e bardhe e penalltisë në minutën e 74, duke bërë që takimi të mbyllej me rezultatin 3- 0. Një fitore mjaft e rëndësishm­e për skuadrën e Gjokës, ndërkohë Flamurtari është futur në krizë rezultates­h.

LUFTËTARI- KAMZA

Thonë që fati ndihmon gjithmonë më të mirin dhe kjo i ka ndodhur dje Luftëtarit në ndeshjen që ka luajtur në shtëpi ndaj Kamzës, ku ka arritur që të fitojë me rezultat minimal falë një gabimi të portierit Gjonikaj. Me mungesën e Shkurtajt në vijën e parë të sulmit, bluzinjtë, edhe pse luajtën mirë dhe e merituan trepikëshi­n, nuk e kishin aspak të lehtë përballë kryeqyteta­sve që ishin të vendosur në fushë dhe deri në momentin e golit u duk se do të kishim një barazim me rrjeta të paprekura. Me këtë fitore, gjirokastr­itët janë ngjitur në vendin e katërt në tabelën e klasifikim­it dhe shohin Europën, ndërsa Kamza vazhdon të ketë një pozicion komod në mesin e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania