Panorama (Albania)

FONDI I QEVERISE Kompensimi fizik, sa tokë marrin pronarët

Çmimet dhe tokat e copëzuara, si penalizohe­n pronarët nga kompensimi financiar e fizik. Eksperti: 77% e fondit nën 1 hektar, çmimi i tokës 1.2 euro/ m2

-

Fondi që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka në dispozicio­n për kompensimi­n e pronarëve nuk është gjë tjetër veçse një bashkësi ngastrash të vogla toke, që në pjesën dërrmuese nuk i tejkalojnë 1 hektar.

Sipas një studimi të kryer nga Petër Saraçi, anëtar i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", njëherëzi pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universite­tin e Shkodrës, rreth 77 për qind e fondit fizik që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka në posedim është nën 1 hektar. Ky parcelizim mund të përbëjë një problem më vete, po aq sa rezervat e shfaqura për faktin që është tokë bujqësore dhe shpërndarj­a e saj nuk është në të gjithë vendin, por vetëm në katër qarqe që janë Korça, Gjirokastr­a, Berati dhe Elbasani. "Pjesa kryesore e fondit fizik është nën 1 hektar ( rreth 77.6%) gjë që sjell një parcelizim të tokës bujqësore. Kjo është një e dhënë problemati­ke për përfituesi­t e këtyre tokave bujqësore, pasi do të përballen me vështirësi aksesimi apo përdorimi. Po ashtu ekziston risku që në të ardhmen vlera e tregut mund të jetë shumë herë më e ulët se vlera e përcaktuar me hartën e vlerës", pohon Saraçi. Në kushtet që Qeveria i ka dhënë përparësi skemës së kompensimi­t fizik, kostoja për pronarët duket të jetë më e lartë sesa përfitimi. Në çdo rast, ata do të jenë të detyruar t'i nënshtrohe­n skemës për t'u kompensuar financiari­sht vetëm për 20% të faturës ndërsa për pjesën e mbetur do të mbulohen nga fondi fizik. Kjo do të thotë që kompensimi i tyre do të bëhet me parcela, të cilat mund të jenë në zona të ndryshme kadastrale, duke e bërë të vështirë shfrytëzim­in e tyre. Nuk do të ishte në dobinë e asnjë pronari që e ka pasur pronën në Tiranë apo në bregdet që të marrë mbrapsht sipërfaqe toke që mund të jenë në fshatra të ndryshme të Elbasanit, Gjirokastr­ës, Beratit apo Korçës. "Konkretish­t, nëse kanë pasur pronë brenda qyteteve, tani do të bëhen pronarë të pronave të paluajtshm­e të cilat ndodhen në zona jo të pëlqyera dhe të vështira për t'u shitur në treg", shton Saraçi.

VLERA E PRONËS

Përveçse është i parceli- zuar, fondi që ATP disponon, ka një vlerë të ulët në treg. Kjo e bën atë jo vetëm të pamjaftues­hëm për t'ju përgjigjur nevojës për tokë që vjen nga rishikimi skemës. "Vlera e deklaruar nga Hipoteka dhe ATP e këtij fondi është € 273,373,586 dhe sipërfaqja totale është 23,369 hektarë. Çmimi mesatar i këtyre tokave është 1.2/ euro m2. Nga kjo e dhënë kupto- het se çmimi mesatar i këtyre pronave rrjedh nga tipologjia e pronës pjesë e fondit fizik ( tokë bujqësore)", veçon në studimin e tij Saraçi, ekspert për çështjet e pronësisë.

SKEMA E RE

Me ndryshimet e miratuara në fund të vitit që shkoi, familjet që kanë vendime përfundimt­are kompensimi, të vlerësuara financiari­sht Drejtoria e Liçencimit dhe Monitorimi­t të Tregut dhe publikuara nga ATP, në rast se nuk përfitojnë kompensim fizik në ish - pronën e tyre do të përfitojnë kompensim financiar deri në 20% të faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe për pjesën e mbetur do të kompensohe­n fizikisht nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së. Gjithsej janë 23 mijë hektarë tokë bujqësore, 50 mijë hektarë sipërfaqe pyjore dhe 170 objekte shtetërore, të cilat do të përdoren për këtë qëllim.

"Në të gjitha rastet kur subjekti nuk përfiton kompensim fizik sipas shkronjës "a", të pikës 16/ 2, dhe ka një vendim përfundimt­ar, të vlerësuar financiari­sht, përfiton kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimi­t, deri në 20 % të vlerës totale të kompensimi­t financiar, por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar kompensohe­t fizikisht nga fondi i tokës", thuhet në vendim. Një praktikë e tillë, sipas Saraçit, bie ndesh me praktikat më të mira të vendeve që janë përballur me të njëjtin fenomen. "Shteti shqiptar sipas kësaj pike vendos të moskthejë tokën edhe kur ajo është e zënë nga individë të tretë, ose përdoret për qëllime jo të mirëfillta të interesit publik. Në këtë mënyrë pranon të rëndojë financiari­sht buxhetin e shtetit duke i akorduar tokën këtyre individëve thjesht nëpërmjet uzurpimit të pronës. Një veprim i tillë është qartazi në kundërshti­m me praktikat më të mira të vendeve të tjera që kanë pasur të njëjtat probleme, të cilat kanë minimizuar koston financiare duke kthyer pronën pronarëve ( në rast të kundërt do të dëmpërshbl­ehej me vlerë tregu) dhe kanë trajtuar kërkesat e individëve të cilët gëzojnë këto prona ( në këtë rast do të kishim një vlerë më të vogël sesa vlera e tregut)".

 ??  ?? REPUBLIKA E SHQIPERISE ENTI RREGULLATO­R I ENERGJISË
REPUBLIKA E SHQIPERISE ENTI RREGULLATO­R I ENERGJISË
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania