Panorama (Albania)

DEBATI NË PARLAMENT

-

Lulzim Basha: Kush e ka financuar një operacion të tillë? A mund të kryhej një operacion i tillë, pa garancitë më të larta politike. Kush ka premtuar mbulim dhe ka garantuar siguri për një operacion të tillë? Reagimi i parë i Fatmir Xhafës në “Tëitter” ishte përgëzimi i Policisë dhe partnerëve të huaj për bashkëpuni­min. Pas një heshtje të gjatë foli edhe Edi Rama, i cili na tha diçka krejt të kundërt. Rama, i cili na tha diçka krejt të kundërt. U mburr duke thënë se operacioni u krye ekskluzivi­sht nga Policia shqiptare pa asnjë lloj sinjalizim­i nga partnerët ndërkombët­arë. Përgënjesh­troi Xhafën. Pas disa orësh, në mbrëmje Xhafaj i ra hasha deklaratës së mëngjesit duke thënë atë që as vetë se beson: “Që partnerët ndërkombët­arë i falënderov­a në mëngjes për bashkëpuni­min me Policinë Shqiptare, por se kisha fjalën për bashkëpuni­min, por për bashkëpuni­min që do të vijë pasi kryem operacioni­n”.

Fatmir Xhafaj: Ndihem krenar të pohoj me përgjegjës­i të plotë se një operacion i tillë, suksesi i të cilit provon qartë gatishmëri­në dhe eficencën profesiona­le të organeve ligjzbatue­se shqiptare, është një produkt i koordinimi­t të shkëlqyer mes institucio­neve tona ligjzbatue­se. Ishte meritë ekskluzive e tyre identifiki­mi dhe zbulimi i kësaj sasie të jashtëzako­nshme kokaine pa pasur asnjë lloj informacio­ni paraprak të jashtëm. E ritheksoj, pa pasur asnjë lloj informacio­ni paraprak të jashtëm, por bazuar vetëm në informacio­net, analizën dhe kontrollin e kryer prej tyre.

Ashtu sikundër kam vlerësuar qysh në momentet e para dhe në vazhdim, bashkëpuni­min me partnerët ndërkombët­arë për identifiki­min dhe zbulimin e autorëve të këtij trafiku, të cilët shpresoj se shumë shpejt do të jenë përpara përgjegjës­isë së ligjit, falë edhe këtij bashkëpuni­mi.

Sali Berisha: Po pse them unë Olsi Rama? Sepse, njëlloj si Saimir Trafiku, veproi në Durrës Fatzi Xhafa, i cili me urdhër të Ramës prishi provat, bllokoi hetimin, shkatërroi procesin ku të gjitha fijet të çonin vetëm në një drejtim; Edvin dhe Olsi Rama. Fatzi Xhafa u deklaroi në mëngjes shqiptarëv­e se kryem një operacioni­n në bashkëpuni­m ndërkombët­arë. Çfarë ndodhi më vonë? Pas një mbledhje që u bë në Kryeminist­ri, Edi Rama heshti deri në atë moment, pas mbledhjes doli dhe u tha shqiptarëv­e se ky operacion u krye vetëm nga Policia shqiptare dhe Dogana shqiptare dhe se nuk dinim gjë po ashtu... jo ishte si ajo përralla “më jep kanarin, po mos kujto se po peshoj paratë”. Edhe ky ( Rama) u thoshte shqiptarëv­e mos kujtoni se droga është e imja. Menjëherë nxori Fatzi Xhafën të thotë tjetër në mëngjes e tjetër në drekë. Ishte esëll në mëngjes, apo ishte i dehur?

Taulant Balla: Ikni tani, e bëtë edhe detyrimin e sotëm për të ndotur imazhin e Shqipërisë! Megjithëse sot, Kuvendi i Shqipërisë është në një ditë ku me konsensus do të ngremë një Komision Hetimor për të ndarë mirë njëherë e përgjithmo­në shapin nga sheqeri, për sa i përket kësaj historisë së trafikimit të lëndëve narkotike, se kush e futi kanabisin në Shqipëri, se kush e mbështeti politikish­t kanabisin në Shqipëri, se kush ka përfituar vota nga kanabisi në Shqipëri, dhe ku jemi...

Sali Berisha: Taulant Balla mund të përdorë mbiemrat që vijojnë. Taulant Gjura, sepse me pasaportë diplomatik­e kaloi Fatos Gjurën, 1 nga narkotrafi­katët kryesorë të Librazhdit në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, i verifikuar me Tims dhe çdo dokument. Tulant Gjura mund të quhet Taulant Hoxha, kësaj here jo se këndonte këngë për Enverin, por se ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha. Një prej të cilit u ekstradua, një u vra në Kryeminist­ri në zyrë, kurse tjetri u ekstradua në Itali. Taulant Hoxha mund të quhet dhe si trajneri i klubit sport të Librazhdit, e arrestuan te “Tri urat” me shoferin e Taulant Gjurës, ose Ballës. Në qoftë se ka njeri këtu me histori këmbë e kokë drogë, është pikërisht Taulant Gjura, Taulant Hoxha dhe Taulant trajneri...( deputetët qeshin) Taulant Balla: Shyqyr që të kemi, se na kënaqe... Lulzim Basha: Cilat janë faktet që Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe të tjerë aksionarë dhe aksionerë të kokainës mundohen t’i fshehin me çdo kusht dhe me çdo çmim? Më 28 shkurt u arrestuan në Maminas dy persona, një shofer dhe një hamall, që po transporto­nin një kontenier me banane nga Kolumbia në dyshemenë e të cilit u gjetën afro 620 kilogramë kokainë. Policia deklaroi se vlera e kokainës ishte 180 milionë euro. Ky kontenier i ardhur në emër të kompanisë “Arbri Garden” kishte qëndruar në portin e Durrësit që prej datës 19 shkurt, pra, plot 9 ditë në pritje të zhdoganimi­t, bashkë me dy kontenierë të tjerë, po kështu në emër të kësaj kompanie dhe të kompanive të tjera që importonin fruta ekzotike. Një kërkim i thjeshtë, i publikuar nga opozita dhe nga mediat, tregoi se kjo kompani “Arbri Garden”, ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia, 97! Ky pronar, është shpallur në kërkim. Është larguar më 27 shkurt. 24 orë para se droga e tij të ndalohej.

Taulant Balla: Zotëria që sapo foli, mund të jetë një ndër përfituesi­t e projektit për arsimin profesiona­l, e duhet ta bëjmë një me CDU- në gjermane për ta bërë kryetar partie të paktën.

Edmond Spaho: Merru me drogën, fol për Saimir Tahirin.. Fatmir Xhafaj: Shpresoj që në ditët në vijim Prokuroria e Krimeve të Rënda, përgjegjës­e për këtë hetim t’ju japë zgjidhje gjithë pyetjeve të ngritura këto ditë nga kureshtarë­t e kronikave të tilla, si dhe nga lloj- lloj abuzuesish politikë dhe mediatikë dhe të vendosë para përgjegjës­isë të gjithë ata, që qëndrojnë prapa kësaj veprimtari­e kriminale. Ju të tjerët, spekulantë të fjalës së lirë keni vetëm një detyrë, të lini të qetë organin e Prokuroris­ë dhe Policinë e Shtetit të bëjnë detyrën konform Kushtetutë­s dhe ligjit...

Arben Ahmetaj: Debati, që të japë dorëheqje qeveria dhe të vijë një qeveri antimafia, e të japë dorëheqje ministri i Brendshëm se kapi 600 kg e ca kusur drogë kokainë. Ky nuk është diskutim që vlen. Të japë dorëheqje, pse kapi drogën? Po pastaj të japë dorëheqjen, pse nuk u kap? U kap, arritje e madhe e përbashkët me institucio­net tona, po të doni me institucio­net ndërkombët­are. Ç’rëndësi ka. Shteti funksionoi patjetër. Pastaj, ka institucio­ne, nuk është ky institucio­n që bën diskutim kush e pati. Të pyesni ditë për ditë për këtë

çështje. Po ua them, ky është mendimi im personal se recitimi, ‘ droga’ ‘ kanabis’ nuk e çojnë opozitën asgjëkundi.

Lulzim Basha: Asnjë gjemb në këmbë, 97 herë dhe u kap vetëm kur partnerët që e sinjalizua­n dhe që kanë konfirmuar sinjalizim­in që nga armata kolumbiane tek autoritete­t doganore dhe Guardia di Finanza dhe agjenci të tjera bashkëpuni­mi kundër narkotikëv­e, euroatlant­ike, europiane dhe amerikane, vetëm pasi ia futën dy këmbët në këpucë, njësoj si në rastin e Xibrakës, u detyruan të kapin dhe të deklarojnë sasinë e kokainës, por vetëm pasi siguruan që çdokush që mund të tregonte gjurmët, çdokush që mund të çonte në lidhjet e drejtpërdr­ejta me kupolën qeveritare, të ishte jashtë dhe larg duarve të organeve të drejtësisë.

Taulant Balla: E kam pritur më shumë dëshirë që ta ngrinim një Komision Hetimor për këtë çështje, por ti Lulzim nuk kishe pse nxitoheshe që të bëje këtë diskutim, të njëjtin që ke 5 vjet që e bën; por ta bëje te momenti që do diskutojmë në Komisionin Hetimor.

Lulzim Basha: Është e njëjta skemë që kupola qeveritare me Edi Ramën në krye; ta thjeshtojm­ë pak, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë zbatuar të njëjtën skemë që zbatoi Edi Rama dhe Saimir Tahiri në rastin e Xibrakës. E njëjta skemë, kapet shoferi, kapet hamalli. Njësoj si në rastin e Xibrakës operatorët kryesorë ia mbathin, ata që mund të tregojnë bosët e vërtetë ia mbathin. Mbetemi me një shofer, i cili na thotë se malli është për partizanët. Për partizanët nuk e dimë nëse e ka fjalën për pasardhësi­t, trashëgimt­arët e komunistëv­e, apo e ka fjalën për ndonjë ekip futbolli me vëllain e Kryeminist­rit, drejtor. Jo, nuk e dimë.

Sali Berisha: Ja ku janë partizanët ( tregon me gisht nga ministrat e qeverisë).

Taulant Balla: Policia e Shtetit meriton të gjithë vlerësimin për operacioni­n e fundit të kryer në Maminas. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe çdo agjenci tjetër e ka përshëndet­ur. E habitshme se si ka mundësi që të vetmit që nuk përshëndes­in Policinë e Shtetit jeni ju, juve që ju intereson që këtë politikë ta mbani si çamçakëz në gojë se s’keni gjë tjetër...

 ??  ?? Berisha, dje në Kuvend
Berisha, dje në Kuvend
 ??  ?? Xhafaj, dje gjatë fjalës
Xhafaj, dje gjatë fjalës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania