Panorama (Albania)

Basha i përgjigjet Patozit: Bashkimi në Kuvendin e PD

Ish- deputetët u fotografua­n në kafe me Aqif Rakipin, kreu i PD: Duhet distancim nga personat me rekorde kriminale

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka paralajmër­uar se për lidershipi­n e ri të partisë së tij nuk do të zhvillojë negociata personale me askënd prej anëtarëve të PD- së, pavarësish­t kontribute­ve që gjithsecil­i ka.

Deklaratat e ish- nënkryetar­ëve të PD- së, Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit, për shpërfillj­e të propozimev­e statusore, Basha i ka cilësuar pretekste dhe deklarata kafenesh. Në një deklaratë për mediat, Basha tregoi derën e PD- së për çdo demokrat që kërkon të investohet dhe të kontribuoj­ë që demokratët të vijnë në pushtet. “Është e drejtë e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Absolutish­t e çdokujt. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari, janë pretekst. Nuk është kryetari ai që shqyrton propozimet, janë forumet, është Kuvendi i partisë. Kryetari as nuk shqyrton, as miraton, as nuk hedh poshtë, por kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij për ndërtimin, fuqizimin e punës në Partinë Demokratik­e. Unë i di shumë mirë përgjegjës­itë e mia dhe unë besoj se çdo demokrat nuk pret që procesi i bashkimit të partisë do të jetë një proces negociatas­h personale të kryetarit, por të jetë krijimi i një hapësire, ku çdokush që ndan këto vlera dhe që është gati të kontribuoj­ë, pavarësish­t nëse ka 27 vite që kontribuon apo do të vijë sot në këtë parti popullore, që i bashkon liria, demokracia dhe Shqipëria, si gjithë Europa, të ketë mundësi që zëri i tij apo i saj të dëgjohet”, tha Basha.

DISTANCIMI Duke mos folur me emra konkretë, Basha u bëri thirrje kundërshta­rëve të tij brenda partisë që të distancohe­n nga persona me rekorde kriminale. Kjo kërkesë e Bashës erdhi një ditë pasi ish- nënkryetar­i i PD- së, Astrit Patozi dhe ishsekreta­ri i Përgjithsh­ëm i PDsë, Ridvan Bode, u fotografua­n në një lokal në kryeqytet me ish- deputetin e PDIU- së, Aqif Rakipin, të cilit iu hoq mandati për shkak se u prek nga ligji i dekriminal­izimit. Si për të theksuar denoncimin e tij për këtë rast, Basha u kërkoi kundërshta­rëve të tij brenda partisë t’i lënë sulmet personale nga kafenetë dhe të vijnë e të kontribuoj­në në PD. “Çdokush është i ftuar, gjatë gjithë procesit të analizës që ka marrë pjesë dhe do të vazhdojë të ketë hapësirën të japë propozimet për fuqizimin dhe mënyrën e organizimi­t të aksionit tonë politik dhe Partisë Demokratik­e. Sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike. As sulmet ndaj Partisë Demokratik­e në media nuk u shërbejnë demokratëv­e, të cilët përballen ditë për ditë me krimin në pushtet, me revanshin e drogës, me varfërinë, me papunësinë, me largimin abuziv nga puna, me largimin nga skemat e ndihmës ekonomike. Nuk mendoj se vlejnë, as sulmet personale nga kafenetë, as deklaratat e pabazuara. Unë i bëj ftesë çdokujt që bashkohet rreth këtyre vlerave dhe kjo për mua është themelore. Lufta kundër krimit, dekriminal­izimi, si një luftë që e kemi nisur, distancimi nga personat me rekorde kriminale, bashkëpunë­torë dhe autorë të trafikut të drogës dhe unë ftoj këdo që bashkohet rreth këtyre vlerave dhe të bashkohet rreth këtyre vlerave, në një proces të hapur modern dhe europian, nga e cila Partia Demokratik­e do të ndërtojë alternativ­ën jo thjesht të pushtetit për nesër, por alternativ­ën e një transformi­mi të madh politik dhe pastaj ekonomik të vendit. E vetmja ftesë është, distancim total nga personat me rekorde kriminale dhe përqafimi i kauzave të drejta që kemi luftuar për shqiptarët, jo për veten apo pushtetin tonë; dekriminal­izimi, lufta kundër krimit, lufta kundër drogës dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet”, deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Patozi, Bode dhe ish- deputeti i PDIU, Aqif Rakipi
Patozi, Bode dhe ish- deputeti i PDIU, Aqif Rakipi
 ??  ?? Basha dhe Patozi
Basha dhe Patozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania