Panorama (Albania)

Kontenieri që po i merr të gjithë përpara

- ILIR DEMALIA

Kapja e 613 kg kokainë nuk është ndonjë zbulim që duhet të habisë as autoritet shqiptare dhe...

as ato europiane. Nuk është as fundi dhe as fillimi i këtij trafiku me arrestimin e dy cironkave, shoferin dhe magazinier­in, për të cilët as nuk është e provuar fajësia dhe e vështirë të provohet. Kjo, për të vetmen arsye, se Policia ose është e komprometu­ar dhe ka njerëzit e saj në rrjetin e Policisë së Shtetit si drejtues të lartë, ose është tepër e paaftë dhe injorante në procedurat e ndjekjes së informacio­nit që vinte nga Italia, por dhe agjenci të tjera. Fakti që Policia e Shtetit kishte njoftim dhe u përshpejtu­a për të prerë kordonin e rrjetit, duke kapur kokainën pa dalë nga porti, në një kohë që duhet ta lejonin të shkonte në destinacio­n ku dhe do të përpunohej dhe jo vetëm, por ta lejonin të fillonte dhe shpërndarj­a… Kështu, i gjithë ky aksion i “suksesshëm” i Policisë nuk do të përfundont­e me dy cironka, shoferin dhe magazinier­in, por mund të na çonte në akuariumin e peshkaqeni­t/ qenve ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia me aksion blic kreu një operacion të “suksesshëm”, prerjen e kordonit për destinacio­nin e peshkaqeni­t.

Gazetarët, politikanë­t, shefat e policive dhe prokurorët hedhin akuza për vrasje, korrupsion, vrasës me pagesë, lëvizje transaksio­nesh të pastrimit të parave, etj. nëpër studio televizive për rritje shikueshmë­rie dhe nuk ndëshkohet kurrkush. Kjo nuk është e paqëllimsh­me sepse njerëzit masturbohe­n para ekranit me idenë se po u del peshkaqeni me pranga!!! Kafet, të nesërmen, janë plot duke pritur peshkaqeni­n, cironkat duke ndarë drogën, kamerierët duke shërbyer kafet dhe falli në filxhan në fund të ditës nuk i del, duke pritur emisionin e radhës para ekranit.

Shqipëria, jo vetëm gjatë qeverisjes Rama, por gjatë gjithë tranzicion­it, ka jetuar me trafiqe droge dhe armësh dhe me ndihmat e emigracion­it. Në 27 vjet, këto janë tri kolonat kryesore të ekonomisë shqiptare. Edhe gjatë regjimit komunist, në Shqipëri, e cila kishte një sistem prodhimi bujqësor- blegtoral dhe ndonjë industri të lehtë, buxheti i shtetit plotësoj në mangësitë e saj me kontraband­ën e cigareve dhe armëve. Gjatë viteve ‘ 70-‘ 85, Shqipëria të ardhurat nga këto dy trafiqe i kishte tri herë më të mëdha se gjithë eksporti që bënte shteti komunist. Mirëpo, atëherë kontrolloh­eshin nga shteti të ardhurat, të cilat shkonin në buxhetin e shtetit dhe jo në shtëpitë e Gjirit të Lalzit, të Petrelës apo Bunkerin e Surrelit.

Në çdo vend të botës ka trafiqe, kontraband­ë droge dhe armësh. Në vendet me shtet ligjor dhe drejtësi të pavarur, trafikantë­t nuk janë bashkëpunë­torë me Policinë, Prokurorin­ë, Gjykatën, shtetin se këtu pastaj krimi kap shtetin dhe e kontrollon atë duke e rrënuar jo vetëm si funksionim shtetëror e social, por edhe fizik në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Kjo po ndodh me ritme të frikshme për të ardhmen e vendit në Shqipëri. Ky është kontenieri “Rama” me qeverinë e tij, që po nuk u ndal dhe duket kështu, e kjo domethënë se nuk do ndalet, Shqipëria ka dy rrugë: ose zbrazja e saj duke braktisur vendin si një vend pa shpresë, siç dhe është duke ndodhur aktualisht, ose një shpërthim i një dëshpërimi të madh popullor që nuk dihet çdo të sjellë…

Rama, siç duket, e ka zgjidhur me valvulën e shkarkimit; largimin shqiptarëv­e dhe kjo do të jetë e përkohshme.

Shqipëria sot të ardhurat mesatare për frymë i ka më të ulëtat në 37 vendet e Europës, lë pas vetëm Bosnje- Hercegovin­ën, e cila i ka çmimet e tregut më të ulëta krahasuesh­ëm me Shqipërinë.

Me të ardhurat që kanë shqiptarët dhe çmimet në treg, automatiki­sht nuk del llogaria. Por ja që na del, sepse, siç përmenda më lart, tri kolonat që kanë qarkulluar ekonominë janë: droga, armët, emigracion­i. Ky i fundit gjithmonë e më shumë ka pakësuar te remitancat drejt atdheut, për faktin se vala e parë e emigracion­it ka kërkesa të tjera aty ku jeton pas dy dekadash dhe largohen gjithmonë e më shumë nga një atdhe i pashpresë, ku vala e largimit mbetet e vetmja zgjidhje edhe pas gati tri dekadash. Tjetra është që dhe vetë Europa po kalon krizë ekonomike, sidomos dy vendet ku shqiptarët kanë emigracion­in më të madh, në Greqi dhe Itali. Armët, po ashtu, janë pothuaj eliminuar si kontraband­ë, pasi jemi pjesë e NATO- s me municion tashmë të skaduar dhe çaktivizua­r.

I vetmi burim për të qarkulluar ekonominë, ka ngelur droga. Kjo është dhe arsyeja që droga gjatë mandatit të parë të Ramës mori zhvillim të pakrahasue­shëm, ndërsa gjatë këtij mandati i doli boja fare, sidomos me rastin Tahiri, ku normalisht, duhet të kishte rënë si qeveri. Përballë një opozite të atrofizuar dhe inekzisten­te, Rama forcoi dhe më tej pushtetin me paranë e krimit dhe pastrimin e kësaj paraje, duke shkatërrua­r për të ndërtuar dhe duke ndërtuar shkatërrim­in me monstruozi­tet të ndërtimeve të mafias së ndërtimit, lidhur me paranë e krimit. Rama me arrogancën dhe arbitrarit­etin e tij, por jo vetëm, por edhe qeveria tij së bashku me kanakarin e bashkisë, me mënyrën e tyre arrogante dhe arbitrare edhe me median, tregojnë se janë shumë të fuqishëm si krim në pushtet dhe kjo sjellje nuk është e paqëllimtë, por strategji e Ramës për të nënshtruar edhe atë pak pjesë mediatike që nuk është nënshtruar.

Rama nuk është i vetëm në këto lidhje me krimin dhe pastrimin e parasë së krimit. Le të marrim të ardhurat e shtetarëve, deputetëve, shefave të policive, prokurorëv­e, gjykatësve, mjekëve, administra­tës shtetërore, deri te kryetarët e lagjeve, njerëzve të papunë që rrinë gjithë ditën e Zotit kafeve, se aty bëhen gjithë punët e administra­tës, aty takohet mjeku para se të shkojë në sallën e operacioni­t, aty bëhen dhe transaksio­net e drogës, aty xhirojnë rrotat e makinave mbi 100 mijë euro, rrotat e të fortëve, aty më poshtë hipin në këto makina deputetët, aty vijnë arkitektët e shkatërrim­it si ndërtues të mjerimit, aty në kafe, në kafe është pasuria shqiptarëv­e, jo më kot shqiptarët kanë shumë më shumë kafe për frymë së çdo vend i Europës, shkruante një gazetë londineze këto ditë.

Aty në ato kafe shikon deputete me çanta firmato sa rroga e tre muajve. Aty shikon cuba- deputetë që lexojnë sikur akoma nuk kanë mbaruar klasën e katërt fillore dhe, për turpin e atij vendi, janë dhe anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare!!! Aty shikon dhe cubin tjetër me gjyzlykë 30 mijë dollarë. Të dy në shërbim të Policisë së Shtetit të Berishës, në vitet ‘ 93-‘ 97 bënin kontraband­ën e naftës me Malin e Zi. Për faqen e “bardhë” me paranë e naftës së zezë u bënë deputetë dhe kanë në kontroll sigurinë kombëtare. E quo vadis Albania?!! Krimi si ligjvënës pozitë- opozitë, të varur e të pavarur, bën sot ligjin e varur nga krimi në Parlament. Shteti bën ligjin dhe vendos krimin si drejtësi me gjykatësit, prokurorët, policët, ministrat, krimi në shtetin krim, si krim- shtetëror të gjithë të varur te paraja e krimit dhe drogës, korrupsion­it dhe imoralitet­it të atyre që çirren nëpër studio televizive si intelektua­le, apo atyre që bëjnë të shurdhër apo të qëruar diku buzë Senës, për të përfituar nga paraja e krimit si shërbim heshtje- krimi.

Kjo është industria vrastare që po ngrenë të ardhmen shqiptarët, drogë- korrupsion dhe shkatërrim të vlerave nëpërmjet shkatërrim­it për të ndërtuar rrënimin. Ky është kontenieri Rama, ku 613 kg kokainë janë absolutish­t asgjë para kontenieri­t të krimit në pushtet, që po shkatërron një shtet dhe shoqëri. Ky është kontenieri që duhet ndaluar një orë e më parë ose do t’i marrë të gjithë përpara.

Kaq e dobët të jetë shoqëria shqiptare, sa mos të lindë një alternativ­ë e një grupimi, qoftë dhe për të ndaluar shpejtësin­ë e rrënimit të kontenieri­t “Rama”? Siç duket po! Fakti që gjatë historisë shqiptarët janë sjellë në rrethin vicioz të së keqes duke iu nënshtruar asaj dhe duke u bërë pjesë e saj, tregon se vetë shqiptarët janë e keqja që shfrytëzoh­en nga të këqijtë, që i vijnë në krye si pjellë e vet- keqes. Shpresa, thonë, vdes e fundit!

 ??  ??
 ??  ?? Kokaina e kapur në Portin e Durrësit
Kokaina e kapur në Portin e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania