Panorama (Albania)

“Kryesharla­tan”, Pasha i përgjigjet Berishës

“Me paktin tënd, Shqipëria 10,2 km2 det, Greqia 17,9 km2”

- Myslym Pasha

shmëri, pa plotfuqi, pa studim shumëpërma­sor, pa hartë shqiptare, pa versione hartografi­ke të propozuara nga pala shqiptare, e kryer me aq nxitim, ashtu siç e ka trajtën e një Pakt i Fshehtë.

Kush është sharlatani?! Vijon marrëzia jote! Sapo e gjetëm asaj stine hartën e shtetit fqinj, ku ishte shtrirë Deti ynë i prerë dhe ti more kompasin nga duart e Komandës së Forcave Detare dhe fillove të matësh e të shpjegosh humbjen. @ Unë sogjetoja nga transheja ime, hulumtoja se ç’batërdi kish bërë ekipi yt.

Dhe a e di se ky ekip nuk ka pranuar të bëjë Testin e Përpjesëtu­eshmërisë: sa sipërfaqe detare ka marrë secili vend në përkim me gjatësitë e vijave bregore të Dheut Kontinenta­l të Shqipërisë dhe gjatësisë së vijës bregore ishullore të Arkipelagu­t të Korfuzit.

a) Shqipëria ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 10,2 km2 det.

b) Greqia ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 17,9 km2.

Kush është, pra, sharlatani!? Mediumet shqiptare kanë bërë veprën më të lartë në përgatitje­n e opinionit dhe qartësimin e tij. Ndjeshmëri­a e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetues­e, e cila kishte numra politikë të varur prej teje. Mirëpo, ajo nuk të pyeti ty dhe votoi 9: 0 dhe e hodhi poshtë. Në Gjykatën Kushtetues­e pamë memecllëku­n dhe lidhjen politike të ekipit tënd, që s’përmendi kurrë se ç’kishte ndodhur me Barketën, me Gjirin e Sarandës, se si iu ishte dhënë Det Territoria­l: shkëmborit Serpa, ishujve Tignosso ( Peristeri), Erikussa, Othonoi, kundruall vijës zotëruese të Dheut Kontinenta­l të Shqipërisë. Dhe aty u ndie deklarata e padëgjuar më parë: “Greqia ka marrë det më shumë sepse ka edhe flotë detare më të madhe.” Atëherë, kush është kryesharla­tani? Sali Berishë, sot e kësaj dite, ti ulërin dhe shkrofëtin si nga tribuja se “i vetmi ekspert është Myslim Pasha”, duke mos e përmendur Gjykatën Kush- tetuese, e cila kishte ekspertizë­n më të lartë të së Drejtës Detare Ndërkombët­are dhe të studiuesve të shumtë, çka e gjeti përkimin e saj në një Vendim me cilësi profesiona­le shembullor­e. Ndërkaq, Kundëradmi­rali vijon të njëjtin avaz dhe të njëjtën pyetje se “Ku janë 354 km2?” ashtu sikundër edhe Fevziu i “Opinionit”. Unë kam qenë i hapur i drejtpërdr­ejtë në argumente, në shkrimet dhe librin tim të publikuar “Deti që nuk falet. Të fshehtat e paktit Detar Greqi – Shqipëri”, qysh pas Vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, me mbi 150 artikuj të publikuar në mediume të ndryshme. Ja, kjo është vepra ime për qytetarët shqiptarë. Dhe kush është sharlatani!? Ti, mashtron dhe gënjen aq paturpësis­ht se Kompania ligjore

“Dewey & LeBoeuf LLP”, paska vënë në dukje për marrëveshj­en se ka qenë “proper agreement”, çka është një gënjeshtër. Kurse ajo është shprehur që: “Nuk mund të ketë Marrëveshj­e më të keqe se sa kjo, ku Shqipëria ka humbur!” Shkoni në arkiv dhe do ta gjeni!

Kush është, pra, Kryesharla­tani? Tani që po përgatiten për të rinegocuar, marrëzia jote i kapërcen përfytyrim­et. Ti akuzon se po shitet Deti... se po bëhen pazare... ti ulërin se do të shtrihesh në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive ku ka naftë... dhe aty veç mbi trupin tënd do të kalojnë... shtrihesh në atë pjesë, të cilën e ke dhënë në marrëveshj­en tënde...!!!” dhe flet pastaj për “3 milje, 6 milje, 12 milje... flet për Italinë e Greqinë” dhe vetëm gënjen, e mashtron opinionin shqiptar me të pavërteta të marramendë­se. Qëllimi yt kryesor është që të mos fillojnë negociatat dhe të çohet çështja në Gjykatën e Hagës, apo Hamburgut. Kush është sharlatani? Unë jam këtu, në transhenë time të Kolonelit dhe të Intelektua­lit të vijës së parë. Ju, në pozicionin e fshehjes dhe të manipulimi­t të paskrupull­t të një vepre që cenon Integritet­in e Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania