Panorama (Albania)

Këlcyrë, banorët e fshatit: Të harruar që në diktaturë

"Të izoluar për 1 km rrugë, premtime vetëm në fushata"

- KELCYRE/ PIRO NASE

Fshati Gorricë i Këlcyrës është harrur nga shteti. Kështu shprehen banorët, të cilët sot kërkojnë së paku të bëhet rruga e këtij fshati, sa ende nuk janë izoluar.

Sipas tyre, në 27 vitet e fundit nuk është parë asnjë investim te kjo zonë. "Zona jonë nuk ka parë investim që në kohën e diktaturës. Pushtetarë­t vijnë dhe na shikojnë vetëm në kohë fushatash. Pastaj nuk duken më deri në fushatën e ardhshme. Në çdo zgjedhje na është premtuar ndërtimi i rrugës. Por më tej, askush nuk kujtohet për ne. Jemi thuajse të izoluar, pasi rruga është tejet e amortizuar", shprehet një banor i fshatit. Në këtë fshat jetojnë 300 banorë, shumica me probleme të forta sociale. Përpos kësaj, infrastruk­tura është mjaft e rënduar. Banorët thonë se shteti pas kohës së monizmit nuk ka vënë dorë në rrugën, që lidh fshatin e tyre me pjesën tjetër të zonës. Terreni shumë i vështirë, favorizon aksidentet të cilat nuk kanë munguar, apo dhe dëmtimin e automjetev­e. Kërkesa e tyre themelore dhe e vetmja është rruga. Banorët të ngarkuar me probleme të mëdha sociale dhe shëndetëso­re, kërkojnë të paktën, ridisiplin­imin e rrugës, e gjatë më pak se 1 kilometër. Nuk kërkojnë as asfaltimin e saj dhe as vepra arti, thjesht hedhjen e çakullit dhe evadimin e shkëmbinjv­e. Ata kanë kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve vendore të vitit që vjen dhe për këtë janë të bindur. "Ta shtrojnë me çakull së paku dhe të shihen disa shkëmbinj që rrezikojnë të na bien. Jemi të detyruar të lëvizim në këtë rrugë, pasi kemi fëmijët në shkollë. Duhet të lidhemi me zonën urbane për spitale e furnizim me ushqime. Po çahen gomat e automjetev­e e kjo është një kosto shumë e madhe për ne. Nuk po shohim zgjidhje, pasi deri më tani kërkesat tona kanë shkuar në vesh të shurdhër. Dikush duhet të hedhë sytë nga fshati jonë, ose ne do të bojkotojmë zgjedhjet e ardhshme pasi premtimet elektorale nuk i besojmë më", shprehen banorët më tej. Ata janë mjaft të revoltuar për këtë situatë të krijuar, pasi, sipas tyre, ndihen të izoluar. Në mjaft raste urgjencash shëndetëso­re, autoambula­nca e ka pasur të pamundur të futet. Në zonë qarkullojn­ë vetëm automjete të larta. Banorët thonë se je- tojnë kryesisht me punët e bujqësisë dhe blegtorisë. Mjaft prej tyre trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërsa të tjerë, burim të ardhurash, kanë vetëm paratë që iu vijnë nga emigracion­i. "Jemi totalisht të harruar. Askush nuk vjen të na shohë se si jemi dhe si jetojmë. Vijnë vetëm në fushatë e pastaj zhduken", pohojnë banorët.

 ??  ?? Banorët duke bërë apel për ndërhyrje
Banorët duke bërë apel për ndërhyrje
 ??  ?? Rruga e fshatit Gorricë në Këlcyrë
Rruga e fshatit Gorricë në Këlcyrë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania