Panorama (Albania)

Lushaj: Kontenieri u vonua dy javë, më telefonuan nga Dogana

-

Dy të arrestuari­t për ngarkesën e 613 kg kokainë, të kapur më 28 shkurt të këtij viti në Maminas, janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Donaldo Lushaj u ka thënë hetuesve se ai nuk ka lidhje me ngarkesën e drogës. Ai është shprehur se vetëm menaxhon ngarkesat e bananeve që porositen nga Çekaj dhe merret kryesisht me procedurat doganore në Portin e Durrësit. Ai ka thënë se kontenieri ku u gjet droga ishte dy javë me vonesë, pasi ishte mbajtur më shumë në Portin e Livornos. Sipas Lushajt, ka qenë një telefonatë nga agjenti doganor në Portin e Durrësit, ajo që e ka alarmuar për kontenieri­n, ndaj edhe ai është nisur për atje. Lushaj ka treguar se agjenti i tha se kontenieri kishte probleme, por gjithçka u mbyll aty dhe ngarkesa lëvizi në drejtim të Maminasit, ku edhe u kap nga Policia. “Ngarkesat nuk porositesh­in nga unë. Me to mer- rej pronari, Arbër Çekaj. Ai porosiste ngarkesat që 30 ditë para në Kolumbi, Ekuador dhe vende të tjera të Amerikës Latine. Unë merresha vetëm me procedurat doganore në Portin e Durrësit. Kam që në vitin 2014 që punoj në atë firmë”, ka thënë Lushaj. I pyetur konkretish­t për kontenieri­n e fundit, ku edhe u gjet droga, Lushaj ka thënë se ai ka marrë një telefonatë nga një agjent doganor. “Më telefoni një punonjës i Doganës, A. M., i cili më tha se skaneri kishte dhënë sinjale për kontenieri­n dhe duhet të paraqitesh­a në Doganë. Shkova menjëherë atje dhe kryem të gjitha procedurat. Unë e dija se kishim pasur probleme edhe në Livorno, ku u vonua ngarkesa, por më pas ishin kryer veprimet dhe nuk ndodhi gjë. Pasi kaloi kontenieri dhe plotësuam dokumentac­ionin, vazhduam drejt Maminasit, ku edhe na arrestuan”, ka shtuar ai më tej. Ndërsa shoferi i kamionit, Armando Pezaku, ka thënë se ai nuk ka pasur dijeni për ngarkesën dhe se punon në një shoqëri transporti që është kontraktua­r nga “Arbri Garden”. “Unë nuk di asgjë. Kisha vetëm 4 muaj punë. Më morën në telefon eprorët dhe më thanë të merrja ngarkesën në Port”, ka thënë i riu.

 ??  ?? Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku në Gjykatë
Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania