Panorama (Albania)

Zbardhet debati me Imamin në kryesinë e PD, Basha: Sulmet nuk janë ide politike

KREU I PD I PERGJIGJET AKUZAVE PER LIDHJE ME RUSET: I PAGUAN EDI RAMA

-

Propozimi i kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, për të bërë pjesë të grupit të politik të punës për ndryshimet statusore, edhe kritikun e njëkohësis­ht anëtarin e kryesisë, Arben Imami, është refuzuar nga ky i fundit. Në mbledhjen e kryesisë, ish- ministri i Mbrojtjes deklaroi se nuk do të angazhohej në detyrën që iu besua nga Basha, duke theksuar se vendimi për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD- së është në shkelje të statutit dhe më herët duhej të mblidhej Këshilli Kombëtar. Sipas burimeve nga selia blu, Imami ka theksuar se nuk mund të merret me çështje teknike, ndërkohë që i ka kujtuar Bashës se pas zgjedhjeve parlamenta­re dhe humbjes së PD- së dhe ai si kryetar janë në rënie në çdo sondazh.

DEBATI ME DYER TË MBYLLURA BASHA- IMAMI

Lulzim Basha: Në grupin politik të punës që do të punojë për mbledhjen e propozimev­e për fuqizimin e partisë, ndryshimet statusore dhe, çfarë është më e rëndësishm­ja, fuqizimin e rolit të anëtarësis­ë në vendimmarr­je kam menduar të jenë: dy nënkryetar­ët e partisë, Paloka e Imami, Sekretari i Përgjithsh­ëm z. Ristani, dy sekretarët, z. Bozdo dhe z. Kadilli dhe dy anëtarët e kryesisë, z. Arben Imami dhe z. Gent Malko. Besoj se të gjithë zërat janë të përfaqësua­r dhe do të punojmë për bashkimin e Partisë Demokratik­e, përmes statutit të ri që do të miratojmë në Kuvendin Kombëtar.

Arben Imami: Ne bëmë një mbledhje edhe para disa muajsh dhe u vendos që në fokus të ishin dy çështje. E para, respektimi i statutit dhe, e dyta, na u premtua se do të punohej për bashkimin e partisë. Statuti është shkelur dhe madje edhe në këtë moment që jemi duke folur bashkë. U nis një proces analize pa u mbledhur më herët Këshilli Kombëtar. Pra, në këtë mënyrë, kemi një analizë të njëanshme. Sa i takon bashkimit të partisë dhe që është shumë e rëndësishm­e, ky Kuvend do të çojë në formalizim­in dhe legalizimi­n e mosbashkim­it. Unë personalis­ht e refuzoj pjesëmarrj­en në këtë grup pune. Kam një vlerësim më të madh për veten sesa të merrem me mbledhjen e këtyre propozimev­e, që, në gjykimin tim, janë çështje shumë teknike që mund të merren departamen­te të veçanta. Ne po flasim për fatet e forcës sonë politike dhe pozitat që ju keni si kryetar i saj pas zgjedhjeve parlamenta­re.

Lulzim Basha: Z. Imami është vendimi juaj për të marrë pjesë apo jo. Personalis­ht, dua të sqaroj se grupi i punës është i një niveli të lartë politik dhe nuk është aspak teknik. Grupi në fjalë do të mbledhë të gjithë propozimet që do të vijnë për ndryshimet statutore dhe do të vijojë me dokumentin apo dokumentet që do t’i kalojnë Kuvendit Kombëtar. Me pjesën teknike do të merret sekretaria­ti ligjor i PD- së.

Arben Imami: Për mua personalis­ht edhe propozimi për thirrjen e Kuvendit ka qenë tërësisht i papritur, pasi e shoh të pamotivuar thirrjen e tij. Zgjidhjet që duhet t’i vijnë Partisë Demokratik­e nuk duhet të jenë thjesht të karakterit burokratik, përmes krijimit të një grupi pune që do të zgjidhë çështjet e të gjithë statutit. Partia ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë politik. Fakti më negativ dhe që unë do të doja t’i kushtoje mjaft rëndësi, është fakti që në të gjitha sondazhet që bëhen pas zgjedhjeve parlamenta­re, PD dhe ju si kryetar i saj jeni në rënie të vazhdueshm­e.

 ??  ?? Arben Imami
Arben Imami
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania