Panorama (Albania)

Teatrinoja italiane: Aktorë të rinj, të dirigjuar nga regjisorë të vjetër

- MENTOR NAZARKO

Ucilësua si një rezultat i përputhshë­m me sondazhet paraprake ai që doli nga zgjedhjet parlamenta­re të 4 marsit në Itali. Asnjë parti, asnjë koalicion parazgjedh­or, nuk ka shumicën për të krijuar qeverinë dhe kriza politike po duket në horizont ende pa u...

Skenarët janë të shumtë: mund të përdoret formula e qeverisjes institucio­nale e të dy kaheve bashkë; mund të ketë një bllok të majtë, të përbërë nga Lëvizja “5 yjet” dhe PD; ose një koalicion i partisë së qendrës së djathtë të Legës, Forza Italia- s me “5 yjet”… Por, pavarësish­t paqëndrues­hmërisë që prodhuan këto zgjedhje, shfaqjeve teatrale që dolën në skenë, Italia ka dëshmuar se di t’i zgjidhë shumë mirë këto kriza institucio­nale. Kostoja, ama, nuk dihet.

certifikua­r rezultati përfundimt­ar i këtyre zgjedhjeve. Nga ajo çka mund të lexohet në panoramën post- elektorale në Itali, shfaqet një ekuilibër i plotë i dy blloqeve ideologjik­e, në një vend ku dallimet ideologjik­e nuk kanë të njëjtën rëndësi që kanë edhe vendet e tjera. Janë disa karakteris­tika mbizotërue­se të këtyre zgjedhjeve, disa të reja dhe disa më të konsolidua­ra.

Zgjedhjet dëshmuan se metamorfoz­a e partive

politike italiane, përgjatë gjithë spektrit nga e majta në të djathtë dhe anasjellta­s, mori një formë të re, qoftë në rreshtimet e koalicione­ve që fituan, qoftë edhe në rreshtimet e individual­iteteve politike.

Për ta ilustruar konkretish­t, mjafton t’i referohemi biografisë politike të liderëve të dy partive, që patën dhe rezultatin më të mirë elektoral, për të cilët sot po flitet shumë. Nga njëra anë, 31- vjeçari Luigi di Maio i Lëvizjes “5 yjet” dhe, nga ana tjetër, 45- vjeçari Mateo Salvini, udhëheqës i Lega- s dhe i koalicioni­t të qendrës së djathtë: të dy karakteriz­ohen nga shndërrime­t e befta politike, edhe nëse mbështetes­h në origjinën familjare apo hapi i parë politik në karrierë.

Di Maio vjen nga jugu i Italisë, nga Avelinoja. Ai ka kaluar një seri peripecish në jetën e tij, por që jo domosdoshm­ërish e skualifiko­jnë nga statusi që mban tani si udhëheqës partie apo nga i kryeminist­rit të një vendi anëtar i G7- s, vendeve më të industrial­izuara të botës. Gjyshi i tij ka qenë drejtues i një lëvizjeje të djathtë italiane, ndërkohë që vetë Di Maio është në krye të një prej partive të ekstremit të majtë, që, aktualisht, rezulton të jetë partia me numrin më të madh të votuesve në Itali, afro 32%. Lideri 31- vjeçar i M5S ka studiuar inxhinieri dhe më pas ka vijuar studimet për drejtësi.

Krahasimis­ht me Di Maio- n, Mateo Salvini shënon edhe kapërcimet më të rëndësishm­e politike në karrierën e tij. Lideri 45vjeçar i Lega- s nuk ka mbaruar ende universite­tin. Ai ka njohur një kapërcim nga mbështetja e pikëpamjev­e të rinisë së majtë ekstremist­e të njohura si qendrat sociale të vetëmenaxh­uara të Leoncavall­o- s në Milano, të cilët kërkonin rrëzimin e pushtetit me armë në Itali, ndërsa aktualisht ai ka drejtimin e Partisë rajonalist­e Lega.

FIGURA TË MANOVRUARA, TË TELEKOMAND­UARA?

Një koincidenc­ë interesant­e: në votimet e brendshme secili prej tyre ka marrë një mbështetje prej 82% në kongreset partiake përkatëse, apo votimet me parimin “një anëtar, një votë”, duke dëshmuar atë që analistët e kanë perceptuar fillimisht si triumfin e liderëve populistë në Itali. Por jo vetëm kaq: Salvini dhe Di Maio jo vetëm që ngjajnë se janë liderë populistë, por duket se janë të dirigjuar edhe nga udhëheqës me eksperienc­ë që, për pamundësi ligjore, nuk mund të rikthehen në skenë si drejtues të ekzekutivi­t: sikurse Beppe Grillo dhe Silvio Berlusconi. Të dy, për shkak të dënimeve që kanë në ngarkim të tyre, nuk mund të mbajnë detyra ekzekutive, duke u detyruar të katapultoj­në në krye të lidershipi­t partiak, e tani në ekzekutiv, të rinj me aftësi të spikatur oratorike.

Populizmi që ka karakteriz­uar këto zgjedhje, ka vënë në shënjestër “emigrantët që vijnë nga jashtë”. Italia është porta kryesore hyrëse e emigrantëv­e nga Afrika në Eu- ropë dhe votuesi kryesisht mbi 35 vjeç, por edhe votuesit e moshës së tretë janë ata që i frikësohen më shumë këtij fenomeni që kërcënon punën, sigurinë, etj.. Kjo kategori votuesish, në dallim nga të rinjtë abstension­istë, ishin dhe ata që zgjodhën t’i drejtohesh­in kutive të votimit, ndaj dhe tema në fokusin e programeve elektorale që dominoi zgjedhjet ishte ajo e frikës ndaj të huajve në vend.

Një tjetër element i përbashkët në programet politike të këtyre dy partive, Lega dhe M5S është edhe antieurope­izmi, një qëndrim kundër sistemit institucio­nal të Brukselit që kushtëzon politikat e Italisë. Populli italian identifiko­n si fajtorë për situatën e vet - edhe për shkak ushqyerjes që i bëhet nga retorika politike mbizotërue­se, boshtin franko- gjerman që udhëheq politikat e BE- së. Kjo është një tjetër tezë e këtyre partive që duket se ka ngjitur në elektorat.

Po ashtu, të dy këto parti, apo koalicione kanë një pikë takimi të përbashkët të rëndësishm­e: afërsinë me Rusinë. Italia është një vend që lidh më shumë interesa me Rusinë, Perëndimin dhe Afrikën se të tjerët për shkak të pozitës gjeografik­e, por jo vetëm. E në rastin konkret janë të shumta kompanitë italiane që kanë vuajtur pasojat e embargos së BE- së ndaj Rusisë. Zërat institucio­nalë rusë, për shembull, kryetari i Komisionit të Jashtëm në Dumën Ruse, e kanë cilësuar fitoren e bllokut të qendrës së djathtë si konfirmim të prirjes paneuropia­ne - ardhjen në pushtet të së djathtës në vendet kryesore. Sipas tij, kjo fitore do të nënkuptojë dhe një normalizim të marrëdhëni­eve me Rusinë dhe heqjen e embargos që ka prodhuar shumë shqetësime për Rusinë. Ai përmend edhe vizitën e kreut të Lëvizjes së “Pesë yjeve” në 2014- n edhe në Krime, i cili pati shprehur mirëkuptim­in e tij për aspiratën e popullit rus të Krimesë për t’iu bashkuar shtetit mëmë. Pa llogaritur që duartrokit­je për fitoren e qendrës së djathtë në këto zgjedhje parlamenta­re në Itali, Lega i mori dhe nga partitë simotra të bllokut antieurope­iste, sikurse ajo e Le Pen- it në Francë apo e antieurope­istit britanik Nigel Farage. Nuk po përmendim afërsinë e Berluskoni­t, i vetëquajtu­r regjisor në këto zgjedhje, me Putinin, me të cilin ka ndarë dhe pushimet apo festat private.

E gjitha kjo nuk habit kur bëhet fjalë për Italinë, e cila është karakteriz­uar jo vetëm nga paqëndrues­hmëria ekzekutive, me ndërrimin e shpeshtë të qeverive, të liderëve institucio­nalë, por edhe nga një politikë e jashtme me oshilacion­e. Gjë e cila i ka sjellë mungesën e respektit dhe nga vendet e tjera partnere.

Këto zgjedhje prodhuan një rebus për fatin politik të mëtejshëm të vendit Apenin, ashtu si dhe reflektuan edhe thellimin e

ndarjes midis Veriut dhe Jugut. Ndarje, e cila zakonisht kapërcehet nga liderë të mëdhenj që gëzojnë popullarit­et në të gjithë territorin dhe që kanë eksperienc­ë në politikë, por që sot i mungojnë Italisë: në forumet europiane dhe botërore, edhe në qeveri të përkohshme, Italisë do i duhet të përfaqësoh­et nga njeri prej dy djelmoshav­e pa eksperienc­ë, që, me gjasë, në teatrinon italian të politikës manovrohen nga regjisorë të mirë. Berluskoni ngjan se ngelet i vetmi prej liderëve të njohur botërisht i mbetur në skenë, edhe pse rreth tij në lozhat europiane tregohen shumë mesele: njëjtë bën dhe ai në fakt me thëniet e tij anekdotike për liderët e lozhës.

Italia ngjan se nuk ka dalë ende nga tranzicion­i brezor politik dhe ideologjik, çka e bën të lëngojë ende pa shpresë në një krizë, e cila jo domosdoshm­ërish i ka të gjithë faktorët përcaktues, me origjinë italiane. E kriza prodhon liderë si ata që fituan zgjedhjet… në pritje të liderëve të tjerë, apo shfaqjes së regjisorëv­e si aktorë.

IMPLIKIMET DIREKTE PËR SHQIPTARËT

Në këto zgjedhje morën pjesë edhe 250 mijë shqiptarë me të drejtë vote. Sipas të dhënave në listat e partive të ndryshme politike, ka pasur 4 kandidatë për deputetë. Në Itali studiojnë mbi 17 mijë shqiptarë. Ky vend i madh mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë si dhe një vijimësi territoria­le e kulturore e shqiptarëv­e, që ia kanë dalë të shndërrohe­n në artistë të suksesshëm në vendin fqinj, sikurse rasti më i fundit ishte fitorja e Sanremos nga Ermal Meta. Pa harruar këtu dhe faktin që tashmë janë italianët që zgjedhin Shqipërinë për të jetuar dhe punuar, ndryshe nga deri dje kur vendi ka qenë destinacio­n për shumë shqiptarë të emigruar. Italia është po ashtu avokate e mirë në gjirin e BE- së për Shqipërinë dhe Kosovën, pavarësish­t orientimit pro- serb që vërehet në pjesën e majtë të politikës italiane dhe në ekstremin e saj të djathtë. Një Itali e qëndrueshm­e së bashku me një Turqi të qëndrueshm­e në krah të Shqipërisë e bëjnë atë më të fortë në plan rajonal.

Kriza italiane ndodh në një kuadër kushtetues të ngjashëm me Shqipërinë, brenda rregullave të shkruara kushtetues­e të një republike parlamenta­re. Tashmë, i takon Presidenti­t të Italisë që ta zgjidhë këtë situatë, por jo sipas rregullave të shkruara, por sipas praktikës institucio­nale të një vendi demokratik prej shumë vitesh si Italia. Në dallim nga Shqipëria dhe Kosova, që kanë kopjuar kryesisht Kushtetutë­n italiane, sipas së cilës qeverinë e formon partia apo koalicioni që kanë marrë më shumë vota, në Itali pritet që Presidenti të konsultohe­t me krerët e grupeve parlamenta­re, me ishPreside­ntët, me kryetarët e dy dhomave, për të individual­izuar se kush mund të formojë qeverinë e për t’i dhënë atij një paramandat. Skenarët janë të shumtë: mund të përdoret formula e qeverisjes institucio­nale e të dy kaheve bashkë; mund të ketë një bllok të majtë, të përbërë nga Lëvizja “5 yjet” dhe PD; ose një koalicion i partisë së qendrës së djathtë të Legës, Forza Italia- s me “5 yjet”…

Por, pavarësish­t paqëndrues­hmërisë që prodhuan këto zgjedhje, shfaqjeve teatrale që dolën në skenë, Italia ka dëshmuar se di t’i zgjidhë shumë mirë këto kriza institucio­nale. Kostoja, ama, nuk dihet.

 ??  ??
 ??  ?? Nga zgjedhjet në Itali
Nga zgjedhjet në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania