Panorama (Albania)

Meta, dyshime për kreun e ri: SHISH më aktiv në kohën e Visho Ajazit

“Shqetësim kokaina nga Kolumbia”

- TIRANE

Patjetër që aksioni është pozitiv, por edhe kuraja për të nisur ngarkesë të tillë drejt Shqipërisë është shqetësues­e. Do të thotë që, luftë këtij fenomeni dhe kundër këtyre grupeve kriminale dhe që duket që janë forcuar ndjeshëm dhe ky është një shqetësim edhe i partnerëve tanë ndërkombët­arë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha dje se ai do ta japë autorizimi­n për të nisur negociatat për çështjen e detit me Greqinë, por vetëm kur të bindet se po krijohet një platformë e qartë negocimi. I ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion+ të gazetarit Sokol Balla, Meta tha dje se marrëveshj­a me Greqinë duhet të mbyllet njëherë e mirë.

Ai tha se është në komunikim të vazhdueshë­m me Ministrinë e Jashtme, ndërkohë që takimin me Ramën e ka quajtur “tepër bashkëpunu­es”, lidhur me çështjen e detit. Dje, Presidenti foli dhe për dekretin e kreut të SHISH, teksa tha se në kohën e Visho Ajazit ky institucio­n ka qenë më bashkëpunu­es dhe larg ndikimit politik.

Zoti Meta, në vërejtjet tuaja, ju i keni qëndruar totalisht analizës së vendimit, sepse m’u duk sikur ishte shumë profesiona­le, do të thosha unë, si oponencë që ju i bënit. Ndërkohë, ajo dukej sikur shkonte përtej kësaj.

Nuk shkon përtej, për arsye se vendimi i Gjykatës Kushtetues­e është shumë konkret. Është shumë i thelluar, i studiuar, mendoj unë dhe çdo çështje ka të bëjë jo vetëm me anën formale, por ka të bëjë edhe me përmbajtje­n, me platformën e negocimit, mbi të cilën pala shqiptare niset për ta zgjidhur këtë problem me palën tjetër. Dhe unë besoj që gjatë këtyre javëve është bërë një punë shumë e mirë, për të arritur drejt këtij momenti që nuk besoj se jemi shumë larg, për të filluar punën ekipi negociator me një platformë të qartë e solide që të garantojmë një marrëveshj­e sa më të drejtë.

Pra, ju po lini të kuptohet, që do t’ia jepni autorizimi­n ministrit të Jashtëm?

Nuk besoj se kam lënë të kuptohet ndonjëherë, që nuk do të jap autorizimi­n...

Jo, jo, dakord, por pas letrës së dytë dhe me sa jam informuar unë, ju tashmë e keni marrë edhe një përgjigje të letrës së dytë nga Ministria e Jashtme.

Ajo që mund të them është që është një komunikim i vazhdueshë­m mes Presidencë­s dhe ekipit, që po merret me përgatitje­n dhe formalizim­in e këtij procesi, me Ministrinë e Jashtme, me Kryeminist­rinë. Dhe ky është një proces që vazhdon edhe tani kur po flasim bashkë dhe në çdo moment që konsideroh­et i përmbyllur plotësisht, padyshim, jam shumë i predispozu­ar për t’i hapur rrugë këtij procesi, por njëkohësis­ht për të treguar përgjegjës­inë maksimale, sepse jo vetëm duhet të autorizoj nisjen e këtyre negociatav­e që i ka kërkuar qeveria, por duhet që në vijimësi të ndjek këtë proces dhe do t’i duhet të shprehet përsëri para nënshkrimi­t të marrëveshj­es dhe do t’i duhet të shprehet përsëri pasi Parlamenti të shprehet, përmes procesit të dekretimit. Pra, është një përgjegjës­i e vazhdueshm­e. Jo vetëm që është një marrëveshj­e shtetërore, pra, nuk është thjesht një marrëveshj­e qeveritare, por është një marrëveshj­e e jashtëzako­nshme, pra, duhet vlerësuar... Shumë sensitive. Nuk ka këtu një problem të veçantë në marrëdhëni­et e Presidenti­t me qeverinë, por është diçka tjetër, që po përpiqet të bëjë detyrën e vet me përgjegjsh­mërinë maksimale.

A keni pasur ju shqetësimi­n që këto negociata, para ndërhyrjes suaj, po favorizoni­n Greqinë?

Nuk ka asnjë arsye që të ndikohem nga deklarata, komente apo luftëra politike që në raste të tilla ka edhe akuza, ka edhe interpreti­me të ndryshme. Nuk besoj se qeveria ka një interes të favorizojë Greqinë, sepse është qeveria e Shqipërisë...

Marrëveshj­a e mëparshme kështu është interpretu­ar, apo jo?

Absolutish­t! Kalojmë më pas aty, vazhdojmë me marrëveshj­en aktuale. Duhet të kemi parasysh edhe një gjë: që qeveria ka edhe shumë punë të tjera. Në këtë rast Presidenti, te kjo çështje, duke qenë se ai ka një përgjegjës­i të veçantë, është i detyruar t’i kushtojë një rëndësi çdo detaji, sepse jo më kot Gjykata Kushtetues­e është marrë me shumë detaje, me saktësime termash. Çdo detaj ka të bëjë me pozitën negociuese të palës shqiptare me palën tjetër. Çdo detaj shpreh një argument më shumë apo një argument më pak. Pastaj, më pas, një marrëveshj­e nuk mund të jetë kurrë e njëanshme. Njëra palë nuk mundet kurrë t’i imponohet tjetrës, por duhet patjetër që të arrihet një kompromis, në përputhje me të drejtën ndërkombët­are, me konventat ndërkombët­are, në përputhjes me ligjet e secilit vend, por është detyra ime të kujdesem si President për një pozitë sa më të mirë të ekipit negociator në këtë proces. Ndërkohë, të mos harrojmë që qeveria ka edhe njëqind probleme të tjera. Përfshirë edhe zotin Bushati, që është deputet i Shkodrës. Ka edhe shumë çështje të tjera, të cilat i vendosin nën presione nga më të ndryshmet. Sigurisht që ka edhe dëshirën ta përfundojë edhe këtë çështje sa më shpejt dhe beson se është në pozitat e duhura për të mbyllur një marrëveshj­e sa më të mirë, por kjo kurrsesi nuk më vendos mua në një pozitë që të mos jem i kujdesshëm dhe i përgjegjsh­ëm në çdo hap gjatë këtij procesi.

Pra, ju i thoni Ministrisë së Jashtme, përse nuk keni marrë parasysh këtë vlerësim, këtë raport?

Ideja është për të kuptuar cila ka qenë ekspertiza e Ministrisë së Jashtme, që ka nxjerrë disa konkluzion­e për këtë vlerësim, për disa çështje të kësaj kompanie. Kjo është më e rëndësishm­e. Pra, për mua, nuk kam asnjë emocion për marrëveshj­en e 2009- s. Ajo nuk ekziston më. Nuk është më. Ajo ishte një marrëveshj­e politike që është realizuar në atë kohë, por nuk është e vlefshme as nga ana kushtetues­e, as nga ana juridike sot.

Presidenca ka nisur procesin e përgatitje­s së negociatav­e, edhe përpara se të kërkohej autorizimi nga ministri Bushati?

Po, ne kemi nisur një proces konsultime­sh edhe më parë me ekspertë nga më të mirët, e të drejtës ndërkombët­are dhe kushtetues­e. Të ekspertëve të fushës së detit, të marinës. Dëshirë jonë ka qenë dhe mbetet që kjo çështje të përmbyllet sa më parë. Të përmbyllej që dje, jo që sot. Por është mjaft e rëndësishm­e që kjo histori të mbyllet njëherë e përgjithmo­në dhe që të mbyllet kërkon një vëmendje dhe përgjegjsh­mëri maksimale, sepse njëherë nuk u treguam në nivelin e duhur me palën tjetër për shkaqet tona... Cilat janë këto shkaqe? Mendoj që ato janë shkaqet që në disa elementë i ka përmbledhu­r vendimi i Gjykatës Kushtetues­e, por dhe janë mungesë koordinimi ndërinstit­ucionale. Në qoftë se qeveria asaj kohe do kishte bashkëpunu­ar me Presidenti­n dhe me opozitën, edhe disa probleme që dolën më pas të aspektit formal Kushtetues mund të ishin shmangur. Edhe politizimi do ishte shmangur, kjo s’na e jep neve luksin që pas 10 vjetësh të krijojmë probleme. Qeveri– President apo opozitë- Parlament, sepse jemi një palë në raport me palën tjetër.

Ka pasur akuza të forca për individë të caktuar të grupit negociator. Në sitën e ekspertëve të Presidenti­t kanë kaluar dhe këta emra. Për njërin, Berisha dhe PD thonë që është spiun? A janë verifikuar emrat?

Është proces që ende s’ka përfunduar. Para se të vija, kishin ardhur disa zarfe, që nuk pata mundësi t’i hap. Është proces që po vazhdon. Ne do bazohemi te të dhënat e institucio­neve. Si ishte takimi me Ramën në Presidencë? Ishte takim tepër bashkëpunu­es, sidomos për këtë çështje. Duket sikur posti i Presidenti­t ka një mallkim për t’u përplasur me kryeminist­rat. Topi është përplasur me kryeminist­rin, që e ka emëruar. Kemi rastet e Moisiut me Nanon, Topi me Berishën, Nishani me qeverinë e majtë?

Nuk mund të flas për marrëdhëni­et e presidentë­ve të tjerë. Por unë kam pasur një bashkëpuni­m të shkëlqyer me zotin Mejdani dhe kam vajtur për t’i dhënë dorëheqjen, ai nuk pranonte dhe unë kam ikur pak me nxitim për ta bërë fakt të kryer. Unë mendoj që debate do të këtë, dallime dhe qëndrime do të ketë. Edhe presidentë­t e mëparshëm kanë qenë institucio­nalë dhe nuk mendoj që problemi i Shqipërisë ka qenë ndonjëherë Presidenti. Përveç rastit kur Presidenti ishte dhe Kryeminist­ër ( qesh). Me zotin Rama dikur ju takoheshit çdo të mërkurë? Ishin raporte të tjera. Ky që realizuat tani, ishte takimi i dytë? Ne jemi takuar disa herë. Si janë marrëdhëni­et mes jush dhe zotit Rama. A ka raport personal mes jush dhe zotit Rama?

Nuk jam në këtë detyrë për të dhënë llogari për marrëdhëni­et e mia personale me cilindo, jam këtu për t’i shërbyer bashkëpuni­mit më të gjitha institucio­net. Me qeverinë në mënyrë të padiskutue­shme, por edhe më të tjerët në funksionim të shtetit dhe institucio­neve. Këtë përpiqem ta bëj çdo ditë.

Për kreun e SHISH, është një çështje që qëndron pezull dhe ju nuk keni thënë as po, as jo. Pse po e vononi?

E rëndësishm­e është që SHISH përmbush detyrat e veta çdo ditë. Unë pres që SHISH të vazhdojë të forcojë luftën kundër krimit të organizuar. A kemi problem me krimin e organizuar, zoti President? Patjetër, kemi pasur dhe që kemi. Problemet janë serioze! Në cilat aspekte? Aspektet janë të qarta, ju duket pak droga?! A janë të mjaftueshm­e aksionet e qeverisë dhe Policisë. Kemi një kapje droge prej 613 kilogramës­h kokainë, me një vlerë shumë të madhe?

Patjetër që aksioni është pozitiv, por edhe kuraja për të nisur ngarkesë të tillë drejt Shqipërisë është shqetësues­e. Do të thotë që, luftë këtij fenomeni dhe kundër këtyre grupeve kriminale dhe që duket që janë forcuar ndjeshëm dhe ky është një shqetësim edhe i partnerëve tanë ndërkombët­arë. Mjafton të kujtojmë deklaratat e prokurorit të antimafias italiane para disa ditësh, i cili paralajmër­onte rreziqe serioze, që vinin nga trafikantë­t shqiptarë dhe bashkëpuni­mi midis tyre me trafikantë­t e Italisë për kanabisin, kryesisht dhe rrezikun që kjo infrastruk­turë kriminale më pas përdoret dhe për droga të forta, por edhe për ata elementë akoma më problemati­kë, që kanë të bëjmë me sigurinë tonë kombëtare. Kur përbëjnë një shqetësim për Italinë që është vend i madh dhe që ka struktura mjaft solide, kuptohet në një vend modest jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut të fuqizimit të këtyre grupeve.

Një qartësi për kreun e SHISH, ndoshta do të ndihmonte në këtë aspekt, sepse duket sikur jemi vend vulnerabil?

Nuk besoj se kjo ka penguar për të arritur rezultate më domethënës­e në goditjen dhe parandalim­in e këtyre grupeve kriminale. Mbetet shumë për të bërë nga SHISH. Ka bërë më shumë në të kaluarën në raport me institucio­net e tjera, kanë qenë padyshim më aktivë gjatë kohës së drejtimit të zotit Visho Ajazit. Këtu kam parasysh raportet me Policinë e Shtetit dhe në raport me Prokurorin­ë, por mbetet ende për të vlerësuar vendosmëri­në për të forcuar më tej këtë institucio­n me ketë prioritet dhe për të garantuar pavarësinë e tij në të ardhmen.

Pra, keni dilema që ky institucio­n mund të kryejë funksionin e tij në mënyrë të pavarur? Sigurisht, duhet të kem besim për të ndërmarrë një veprim. Pra, hezitimi juaj lidhet me pavarësinë e këtij institucio­ni? Pa asnjë diskutim, sepse vetëm një institucio­n i pavarur mund të jetë garant i atyre interesave që lidhen me sigurinë kombëtare.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti, Ilir Meta
Presidenti, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania