Panorama (Albania)

Mjekët dhe infermierë­t, ministrja: Sa rriten rrogat

“Do përmirësoj­më kushtet e punës në qendra shëndetëso­re e spitale”

-

Pagat e mjekëve dhe infermierë­ve do të njohin rritje edhe këtë vit. Në ditën e gruas, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, solli në vëmendje shtesën e parashikua­r për rreth 18 mijë punonjës shëndetësi­e, e cila pritet të zyrtarizoh­et në muajin korrik të këtij viti.

Ndërsa nuk kurseu mbështetje­n për bluzat e bardha, Manastirli­u tha se do vihet dorë edhe mbi kushtet e punës për të bërë të mundur përmirësim­in e tyre. “Ne do të vijojmë të përmirësoj­më kushtet e punës në qendrat tona shëndetëso­re, në spitalet tona, që ju ta kryeni më mirë profesioni­n tuaj. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe në vitin 2018 për personelin mjekë dhe infermierë. Angazhimi ynë është i përditshëm në këtë drejtim dhe për një arsye tjetër, sepse ju jeni shembuj frymëzimi jo vetëm sepse keni lartësuar pozitat e grave në shoqërinë sh- qiptare, por sepse ia dilni që çdo ditë të shpëtoni jetë dhe ky është më i larti i misioneve”, tha Manastirli­u. Me buxhetin e këtij viti, rritja e pagave për mjekët dhe infermierë­t është parashikua­r të jetë 5%.

BONUSI Këtë vit Qeveria vendosi të dyfishojë edhe bonusin për mjekët, që do të pranonin të punonin jashtë qendrës së banimit. Shtesa 1 milionë lekë të vjetra në muaj veç pagës, që u prezantua tre vite më parë, nuk i bindi bluzat e bardha për të lidhur kontratë në spitalet rajonale. E zënë ngushtë dhe në kushtet kur kriza për mjekë specialist­ë në rrethe sa vjen e bëhet më prezente dhe në tjetrën largimet drejt Gjermanisë s’kanë të ndalur, u pa e udhës që të bëhej rritja e bonusit. Rreth 2.5 milionë lekë të vjetra pagë do të kenë në dispozicio­n ata mjekë, që do të vetëofrohe­n për të punuar larg zonës së banimit. Por kjo ofertë sërish nuk i ka tunduar mjekët. Mësohet se deri më tani janë nënshkruar vetëm 2 kontrata. Në këto kushte, shpresat janë varur te specializa­ntët. “Një ditë më parë takova brezin e parë të specializa­ntëve, që pritet të diplomohen në vitin 2019, shumica prej tyre vajza, gra, që kanë vendosur të shërbejnë në spitalet ku ka nevojë për mjekë të specializu­ar. Disa prej tyre punojnë edhe në sektorin privat aktualisht, por kur i pyeta nëse do të duan të punojnë në spitalet rajonale në përfundim të specialite­teve, nuk kishin dyshime që do bënin këtë zgjedhje. Kjo është sa frymëzuese aq edhe shpresëdhë­nëse për shëndetësi­në që duam të ndërtojmë së bashku”, tha ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u.

 ??  ?? Manastirli­u, dje në takimin me mjeke dhe infermiere
Manastirli­u, dje në takimin me mjeke dhe infermiere

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania