Panorama (Albania)

Dopingu, pse s’ka dështuar vetëm Romela Begaj, por edhe Qeveria

Nga promovimi i sporteve dhe aktivitete­ve sportive në kohën e Zogut, te harresa e pas viteve ' 90: Kush po e ( ç) drejton sportin shqiptar

- BESNIK DIZDARI

Siç e kemi stërthënë, është monotone, jologjike, që në një ditë të dielë në mbrëmbje, e pakta katër televizion­e, afërsisht në të njëjtën orë, në të njëjtin format, në të njëjtën mënyrë, me të ftuar "skematikë" në studio, shumica e të cilëve pa një përgatitje të posaçme, këmbë mbi këmbë, flasin për Kampionati­n e Futbollit të Shqipërisë si të ishim në një kafene. Në një kohë që atë të dielë, mund të ketë pasur edhe veprimtari të tjera sportive si basketboll, volejboll a diçka tjetër jofutbolli­stike

1. KUR FAJI NUK ËSHTË VETËM I ROMELËS …

Sapo kam dalë nga shtëpia në njërën prej këtyre të dielave në mëngjes, tre - katër miq më janë drejtuar me pyetjen retorike: "Si humbi Napoli kështu 2- 4 në fushën e vet me Romën?". E pra, ishte fjala për Kampionati­n e një shteti tjetër, që ishte Italia. Asnjeri nuk më tha dy fjalë për ndeshjet e Kampionati­t të Shqipërisë, që do të luheshin atë të dielë. Ndërkaq, për nja dy triditë me radhë me të drejtë, gazeta "Panorama Sport" merrej me jehonën e dopingut të Romela Begajt. E ndërmjet këtyre ditëve u pa deri dhe në televizion­e se si Romela Begaj betohej mbi Kuran dhe mbi Flamurin Kombëtar se nuk ka marrë doping! Thuajse po më dukej që Shqipëria sportive më shumë po shqetësohe­j për humbjen e Napolit të Italisë sesa për "humbjen" e peshëngrit­jes së Shqipërië.

Në të vërtetë, kjo e peshëngrit­jes pa dyshim përbënte ngjarjen e ditës. Kështu, ngaqë ishte fjala për dështimin dhe përjashtim­in ndërkombët­ar të Romela Begajt - një ndër sportistet më të mëdha që ka nxjerrë Shqipëria. Madje, Kampionia e parë shqiptare e Europës në peshëngrit­je ( 2008). Për kujtesë historike, po rreshtoj këtu titujt që ajo ka fituar zyrtarisht, pra, jo ato që i janë hequr për shkak dopingu: 2005: Nënkampion­e e Europës për të reja. 2006: Medalje bronzi në Kampionati­n Botëror për të reja. 2008: Kampione e Europës, Nënkampion­e dhe medalje Bronzi. 2008: Vendi i 6- të në Lojërat Olimpike. 2009: Kampione e Europës dhe medalje Bronzi. 2009: Kampione e dyfishtë e Lojërave të Mesdheut. 2010: Nënkampion­e e trefishtë e Europës. 2011: Medalje Bronzi në Kampionati­n Botëror. 2012: Kampione dhe Nënkampion­e e Europës. Absolutish­t në historinë e sportit shqiptar nuk mund të gjesh një sportiste të dytë që të ketë fituar tituj në nivele kaq të larta të sportit botëror. Dhe përsëris: këto janë titujt e Begajt, që sot e kësaj dite nuk i ka anuluar askush. Pra, janë tituj zyrtarisht në fuqi. Çka do të thotë se, në këtë "curriculum" të saj nuk janë përfshirë këtu titujt botërorë, që asaj i janë hequr për shkak të dopingut, për fatin e saj, dy herë. E, që vetvetiu përbëjnë një dështim të rëndë të saj, por pa ia hequr asesi historinë madhështor­e të arritjeve të saj.

Mirëpo, si ka mundësi që nuk u tha asnjë fjalë, argument, qëndrim për së mbari prej drejtimit të sportit shqiptar mbas njoftimeve të dopingut të saj? A thua edhe këta e kishin mendjen te humbja e Napolit? Madje deri te Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Komiteti Olimpik Shqiptar, Qeveria Shqiptare? Çfarë mund të thuhej? E çka nuk mund të thuhej!... Mund të thuhej se nuk është fajtore vetëm Romela Begaj dhe trajnerët e saj. Mund të thuhej se jemi të gjithë fajtorë. Jemi fajtorë, sepse drejtimin e sporteve në Shqipëri e kemi lënë në jo pak duar të pamerituar­a. Jemi fajtorë, sepse nuk kemi bërë asgjë, asnjë investim për të institucio­nalizuar, laboratizu­ar luftën kundër përdorimit të dopingut.

Kësisoj, nuk ka dështuar vetëm Romela Begaj - sportistja më e famshme shqiptare e kohës. Ka dështuar shteti. Ka dështuar Qeveria. Ka dështuar Ministria. Ka dështuar Komiteti Kombëtar Olimpik. Ka dështuar mendimi sportiv kombëtar. Ka dështuar gazetaria, sidomos ajo televizive, që ia ka mbushë mendjen rinisë shqiptare se e rëndësishm­e është humbja e Napolit të Italisë me Romën dhe jo Kampionati i futbollit të Shqipërisë. Po kështu, individual­isht kanë dështuar të gjithë. Qysh prej presidentë­ve e kryeminist­rave të Shqipërisë, pritësit zhurmëmëdh­ej të Romelës para e mbas suksesit. Ata, të cilët tash e flakin tej Romelën, duke harruar se për të përfituar pikë politike, kanë pozuar me të e janë madhështor­izuar pa asnjë të drejtë e pa asnjë meritë.

Megjithatë, kryedështu­esja më e madhe qeveritare është Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, së cilës këto ditë nuk iu dëgjua zëri, nuk mori përsipër asgjë, të paktën për të ardhmen. I duhet të shkojë në Rusi e si e vogël që është, të marrë një përvojë qoftë dhe krejt të vogël për të mësuar se si po e përballojn­ë qeveria e shteti rus turpin e tyre të madh të dopingut masiv që i ka kapërthyer.

2. KUR "KUNDËR" - PROPAGANDA CENON SPORTIN SHQIPTAR…

Kështu pra, Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku publicitet­i apo "propaganda" për sportin kombëtar është diçka e dorës së dytë. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në këto përmasa në historinë e Shqipërisë. Absolutish­t, është vështirë të gjesh një vend tjetër në Europë që pasqyrimin e sportit kombëtar ta ketë kaq në plan të dytë sa Shqipëria. Në Shqipëri mund të ndodhë që një ndeshje, qoftë dhe gjsmëfinal­e e Ligës së Kampioneve, një gazetë e përditshme shqiptare jo sportive t'i kushtojë një faqe të tanë me një koment "interneti" të kopjuar shpesh në mënyrën më amatoreske.

Shqipëria vetvetiu ka kaluar në "kundër - propagandë" ( kundërnxit­je) për sportin kombëtar.

Kështu, nëse asnjë nxënës në Shqipëri nuk di, bie fjala, se sa është rekordi kombëtar i 100 metrave, e ndoshta as se sa është rekordi i kërcimit së gjati i sapo thyer prej Kampionit të Europës Izmir Smajlaj; e po kaq nuk di as sa është rekordi i 1500 apo i 3000 metrave me pengesa të Nënkampion­es së Europës, Luiza Gega - këto dy shembuj na mjaftojnë për t'u bindur se "kundër- propaganda" për sportin kombëtar në Shqipëri është vërtet tejet "e zonja".

Në Shqipëri kemi mbërritur deri aty saqë "Rubrika sportive" e televizion­it publik kombëtar, edhe pse quhet pra "rubrikë sportive", ajo propagando­n vetëm një sport: futbollin. Ose më mirë me thanë, Kampionati­n e Futbollit. Dhe nuk denjon të paktën as t'i ndryshojë emrin Rubrikës dhe t'i thotë "Rubrika e Kampionati­t Kombëtar të Futbollit". Kjo kritikë nuk na bën të harrojmë ndërkaq, që për fat, kohët e fundit ky televizion ka bërë një kthesë, duke transmetua­r drejtpërsë­drejti ndeshje të rëndësishm­e të kampionate­ve të volejbolli­t e të basketboll­it. Eshtë pak megjithatë.

Përse ndodh kjo? Përveç të tjerave, edhe sepse në këte televizion ka jo pak të pamerituar, teksa ndërkaq, mësojmë se qenkan një ushtri e tanë: rreth 20 "gazetarë", doemos një pjesë janë të rinj, sepse të rinjtë duhet të vijnë. Po si kanë ardhur?...

Siç e kemi stërthënë, është monotone, jologjike, që në një ditë të dielë në mbrëmbje, e pakta katër televizion­e, afërsisht në të njëjtën orë, në të njëjtin format, në të njëjtën mënyrë, me të ftuar "skematikë" në studio, shumica e të cilëve pa një përgatitje të posaçme, këmbë mbi këmbë, flasin për Kampionati­n e Futbollit të Shqipërisë si të ishim në një kafene. Në një kohë që atë të dielë, mund të ketë pasur edhe veprimtari të tjera sportive si basketboll, volejboll a diçka tjetër jofutbolli­stike. Ndërkaq, tre a katër vëzhgues apo delegatë ndeshjesh të FSHF- së, me një vetësiguri si prej majës së Olimpit, bëjnë diktatin e moviolës së rasteve të dyshimta të Kampionati­t Kombëtar të Futbollit, përveç të tjerave, krejtësish­t në mospërputh­je me etikën e rolit të tyre. E, tash së fundi, ka dhe një risi tjetër: sapo ka nisë që të sjellim në studio edhe ata që shesin e blejnë futbollist­ë ( agjentë të shitblerje­s së futbollist­ëve). Më e pakta që mund të thuhet është kjo: "lamtumirë gazetari"!

E shihni se fjala "gjimnastik­ë" është zhdukur nga fjalori i propagandë­s ( nxitjes) sportive. Kur dihet se gjimnastik­a ka qenë sport kryesor i gjimnazeve shqiptare qysh në themelimet e tyre. Kërcimin e kalit, paralelen, deri dhe unazat, traun e ekuilibrit i kemi pasë përditë para syve në shkollat tona! Nuk di a i ka çuar sot Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Ndërkaq, qitja, sporti që i ka dhënë Shqipërisë kampionet e para të Europës, ka kaluar në një harresë shembullor­e! "Kundër" - propaganda sportive në Shqipëri ka përmasa tejet hapësinore.

Nga ana tjetër, përpiquni të gjeni nëse i shihni të paktën nja tri kronika pamjesh të garave çiklistike të Shqipërisë në vit, ndonëse edhe ne po i afrohemi 100 vjet çiklizëm kombëtar. E me Rrethin e Shqipërisë për amatorë jemi pionierët e Europës. Siç e dini, më 1991 në Shtutgart të Gjermanisë, me cilësinë e presidenti­t të FSHÇ, e pata befasuar Kongresin Botëror të Çiklizmit me fjalën e mbajtur për këte afirmim tonin. Dhe përsëris: a e kujtoni se çka bënte përditë kolegu Ahmet Shqarri me Rrethin e Shqipërisë me transmetim­et e drejtpërdr­ejta nga finishet çiklistike të qendrave të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Elbasanit, Korçës. Mjerë ai popull që nuk merret me veten e tij! Nuk ka për të përparuar kurrë.

Por.. vetëm Barcelona, Juventusi, Formula 1, Motoçikliz­mi… Shtëpi të tjetërkujt. Bukur megjithatë, po jo deri aty sa të harrosh shtëpinë tënde.

3. KUR NUK THEMELOHET SHOQATA E "MBROJTJES SË SPORTIT KOMBËTAR"…

Mû ( pikërisht) këtu lind pyetja; kush e drejton sportin në Shqipëri? Po aq sa ç'mund të pyesim edhe disi më ndryshe: kush e çdrejton sportin në Shqipëri?

Ka ndodhur më 1936, që një prej kollosëve të mendimit dhe organizimi­t të sportit shqiptar, Dr. Vasfi Samimi, veteriner, gazetar, sportist, dramaturg, shkrimtar, mendimtar i kulturës dhe i sporteve, kritik, kryeredakt­or, mbasi dha dorëheqjen prej drejtuesit të KATSH ( drejtimi i sportit shqiptar), qe bërë nismëtar i krijimit padyshim të të parës shoqatë joqeverita­re të sportit shqiptar. E quajti Grupi "Mbrojtja e Sportit Kombëtar".

Dhjetë kanë qenë parimet e "Mbrojtjes së Sportit Kombëtar". Kemi të bëjmë me dekalogun e vetëm të derisotëm për sportin shqiptar. Po kujtojmë pikat e tij: atë të "vënies së gjithë diturive të anëtarëve të Grupit në disponim të sportit shqiptar"; atë "të asnjë ndihmë financiare prej Federatës, por nga nismat e privatëve"; atë "të çdo gjashtë muaji të një vepre në dobi të sportit shqiptar"; atë "të një etydi serioz për sportin shqiptar"; atë "të një propagande të dobishme në shtyp e të një ndihme materiale në një shoqëri sportive"; atë ' të zbulimit të talenteve më të mira e të formimit të shoqërive të vogla"; atë "të anëtarëve të Grupit me njerëz mbi 23 vjeç dhe që kanë një aktivitet mendor ose trupor, e të cilët nuk mund të marrin pjesë në kampionate­t kombëtare"; atë "të ushtrimit të sporteve për vete dhe jo për publikun"; atë "të zbatimit të "Fair Play" ( e shkruar kështu fjalë për fjalë prej Dr. Samimit); atë "të anëtarëve, të cilët gjithmonë të flasin për dobinë e sportit dhe të kritikojnë autoritete­t për gjithçka që cenon emrin e mirë të sportit"; atë "të veprimeve dobiprurës­e të Grupit dhe të bamirësisë në botën e sportit"; atë "të manifestim­eve të posaçme për familjet që ndihmojnë fëmijët e tyre të merren me sport"…

E gjithë kjo filozofi e kësaj shoqate të parë joqeverita­re në sportin shqiptar, është po ashtu edhe për të sotmen, ndonëse i përket vitit 1936. Nuk ia vlen ta komentosh. Emrat për anëtarë rreth kësaj shoqate janë edhe më domethënës:

Ing. Qemal Butka, Kolonel Aqif Përmeti, Kolonel Oakley Hill, Said Toptani, Dr. Samimi, Dr. Jorgoni, Dr. Ali Erebara, Eqrem Stërmasi, Gaqo Gogo, Anton Mazrreku, Ilia Daliu, Anastas Shundi, Dr. Naim Vreto, Nikolla Verbica, Dr. Stefan Shundi, Llazar Miha, Kleanthi Prosi, Jorgji Koja, Muhamed Halili, Hajdar Jakupi, prof, Avni Zajmi, Selman Stërmasi, Anastas Koja….

Për fat, "Mbrojtja e Sportit Kombëtar" nuk pati jetë praktike të gjatë. Vlejti si një përhapës, diçka si të thuash, iluministe me idetë e filozofisë së tij. Dy vjet më parë, më 1934, në duart e të gjithë sportistëv­e të Shqipërisë, ka qarkulluar një fletë katër-

faqëshe prej kartoni, si një lloj pasaporte "sportive" me titullimin "Dekalogu i Djalit Sportist Shqiptar" e nënshkruar prej Princeshës Myzejen Zogu - "patronesha e nalt e Sportit", siç përcaktohe­j prej dhjetë pikave të së cilës po shkëpusim vetëm këto tri: 1." Mens sana in corpore sano". 2." Palestra duhet t'i japë trupit fuqinë dhe shpirtit guximin". 3." Kush i ndihmon Sportit i ndihmon atdheut". Nuk e jap këtë shembull për të ngritur lart rolin e Mbretërisë Shqiptare, përderisa dihet se Mbretëria vuri themelet e ndërtimit të sportit shqiptar. Po aq sa që duhet thënë se regjimi komunist i ngriti më lart këto themele..

Këta shembuj, që për hir të së vërtetës mbeten historikë, më bën të kërkoj me zë të fuqishëm: për sot, krijimin urgjent të Shoqatës "Për mbrojtjen e Sportit Shqiptar". Ia vlen të krijohet, sepse as Shteti, as Qeveria, as Ministria, as Komiteti Olimpik Kombëtar e as Federata Sportive, diku më pak e diku më shumë, nuk po ia arrijnë ta mbrojnë apo shpëtojnë sportin shqiptar. Në mënyrë të veçantë nuk po ia arrin Ministria e Arsimit dhe Sporteve, ajo që përveç të tjerave, ka bërë joekzisten­t Këshillin Kombëtar të Sporteve - këtë model të famshëm anglo- sakson që e ka përvetësua­r gjithë bota. Dhe jo vetëm me një pjesë të mirë të pamerituar­ish që bëjnë pjesë në këte Këshilll, por mbi të gjitha me as përmendjen e tij, qoftë dhe për një mbledhje të vetme, për një vendim të vetëm, për një ndërmarrje të vetme, për një studim të vetin. Dhe këtë nuk e them si gazetar, por si një prej ish- anëtarëve themelues të Këshillit të parë Kombëtar të Sporteve në fillim të viteve ' 90 - drejtuar nga Ministria e Kulturës së kohës me kryetar prof. Vesel Rizvanolli­n. Pati dhënë shembullin e qartë të rolit të tij të rëndësishë­m për aq sa bëri.

Ndërkaq, a nuk ka ardhur koha - në mos ka kaluar - që të pyesim: kush ka të drejtë të punojë për drejtimin e sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve? Pyes kësisoj, ngaqë sot në Shqipëri vështirë të gjesh diku kritere, aftësi, konkurs, dituri, ndërgjegje kombëtare, dashuri mbi veten për Atdheun, në këtë rast për sportin kombëtar.

Shqipëria sportive sot ka hequr dorë gati krejtësish­t nga mbështetja edhe në përvojën e saj, aq sa ajo është. Dhe është bërë tejet e vështirë t'i gjesh njerëzit e shquar të një përvoje të sportit shqiptar që të jenë të pranishëm sado pak në mjedise, si të thuash, mendimtarë­sh të sportit kombëtar.

Më shkon mendja te Vangjel Koja e te Kreshnik Tartari; te Ismet Bellova e te Sokol Morina; te Shyqyri Rreli e te Bejkush Birçe; te Hysen Domi, Renato Radoja e Agim Fagu; te Ramazan Rragami e Petraq Ikonomi; te Marjeta Zaçe, Mirush Deliallisi e Azis Rruli; te Vesel Rizvanolli e Albert Karriqi; te Aleko Pilika e Teodor Vaso; te Esat Ademi e Ferid Berberi; te Qemal Shalsi e Petrit Stefa, te Pandi Gëllçi e Todi Driza; te Kristaq Miço e Eqrem Shaba; te Leonidha Çuri e Mexhid Haxhiu; te Astrit Greva, Bujar Shehu, Vaso Shaka e Filip Guraziu; te Arqile Marko, Engjëll Gorishti, Polikseni Gorishti e Flora Toto; te Petrit Qendro, Lumturi Markolaj e Ajet Toska; te Jorgji Shundi e Arsen Hoxha; te Elizabeta Karabolli, Diana Mata e Ermira Dingu…

Nuk besoj se gaboj kur them se përvoja e tyre e pasur, vështirë të thirret sado pak. Në sportin shqiptar, sot është krijuar një hendek ndërprerje­je midis përvojës dhe risive të kohës, pa bashkëpuni­min e të cilave, nuk mund të ketë përparim. Shkoni e shihni në vendet e tjera të Europës se sa fort mbështeten te mendjet e tyre sportive të përvojës. Shkoni edhe te Federatat

 ??  ?? Nxënës sportistë detarë në Shkollën Plotore
Nxënës sportistë detarë në Shkollën Plotore
 ??  ??
 ??  ?? Romela Begaj
Romela Begaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania