Panorama (Albania)

New York Times: Opozita shqiptare mohon lidhjet me lobistët rusë për zgjedhjet

Shkrimi i prestigjio­zes amerikane për akuzat e sponsorizi­mit të PD: Muzin u pagua 500 mijë dollarë për foton Basha– Trump

-

Partia Demokratik­e e Shqipërisë, grupi kryesor i opozitës, ka hedhur poshtë akuzat nga një artikull në SHBA i “Mother Jones”, se ata kanë marrë fonde sekrete nga burime ruse gjatë zgjedhjeve parlamenta­re të vitit të kaluar.

“Mother Jones” pretendon në një artikull të botuar të martën, se kompanitë e lidhura me Rusinë përdorën një lobist të SHBA- ve për të ndërhyrë fshehurazi në zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri. Sipas artikullit, Nick Muzin, një ish- ndihmës i fushatës për Presidenti­n amerikan Donald Trump, u pagua nga “një kompani e paqartë skoceze e quajtur ‘ Biniatta Trade’, e cila u formua nga dy kompani ‘ guaskë’ me bazë në Belize... për punë në Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Partinë Demokratik­e të Shqipërisë”. “Me sa duket, entitete të lidhura me Rusinë ndërhynë fshehurazi në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të ndërhynin në zgjedhje në Shqipëri”, thuhet në historinë e “Mother Jones”. Të mërkurën, demokratët konservato­rë i hodhën poshtë akuzat, duke akuzuar Kryeminist­rin Edi Rama, të Partisë Socialiste të majtë, për financimin e një “historie qesharake... me fakte të rreme”. “Historia është produkt i një fushate të gjerë të ndërmarrë nga Edi Rama, i cili financohet nga burime ilegale që vijnë nga bota e krimit dhe korrupsion­it”, thanë demokratët në një deklaratë. Demokratët, të cilët pësuan një humbje të madhe në zgjedhjet e qershorit, nënshkruan një kontratë me lobistin amerikan, Nick Muzin, i financuar nga një kompani e lidhur me Rusinë, për të mundësuar një takim të kreut të partisë, Lulzim Basha, me Trump dhe katër senatorë republikan­ë, në mënyrë që ai të bënte zhurmë me këtë mbështetje në Shqipëri përpara zgjedhjeve. Ditët para zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin organizoi një vend VIP prej 20,000 dollarësh ( 16,000 euro) për Bashën në një takim mbledhjeje fondesh në Milwaukee dhe një fotografi me Trump. Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë e kishin paguar 500,000 dollarë ( 402,670 €), nëpërmjet ‘ Biniatta Trade’, “vetëm disa ditë para se ai të mundësonte fotografin­ë e rëndësishm­e të Bashës me Trump”. Partia opozitare, megjithatë, këmbënguli se ajo “nuk ka pasur dhe as nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdr­ejtë ose të tërthortë me individë apo kompani ruse”. Ambasada ruse në Tiranë tha se historia e “Mother Jones” ishte “tërësisht krijim absurd” dhe pjesë e një “fushate të pistë mediatike” kundër vendit nga Perëndimi. “Qëllimi është i qartë, për të imponuar një perceptim të shtrembëru­ar të vendit tonë dhe për të minuar zhvillimet e mëtejshme pozitive në bashkëpuni­min midis Rusisë dhe Shqipërisë”, tha ambasada në një deklaratë.

Marrë nga “New York Times”

 ??  ?? Donald Trump dhe Lulzim Basha
Donald Trump dhe Lulzim Basha
 ??  ?? Faksimile e shkrimit në NYT
Faksimile e shkrimit në NYT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania