Panorama (Albania)

Financimi nga Rusia?, PS: Basha mos fshihet

PD: Elisa ka njohje me oligarkët, akuzat janë fushatë e paguar

-

Partia Socialiste ka kërkuar dje sërish sqarime nga kryetari i PD- së, Lulzim Basha, për burimin e financimit të selisë blu gjatë fushatës elektorale të vitit 2017. Nënkryetar­ja e Grupit të PSsë, Elisa Spiropali, tha dje se investimi amerikan është publikuar dhe në gazetën prestigjio­ze “New York Times” dhe përbën një skandal të vërtetë të financimit të dyshimtë në politikën shqiptare. “Për të mos lejuar asnjë keqkuptim, ne nuk do të dëshironim asnjëherë një konflikt të kësaj natyre me Kremlinin për faktin e thjeshtë se, pavarësish­t se Rusia nuk hyn ndër partnerët tanë strategjik­ë e as përbën një pikë referimi në politikën tonë të Jashtme, ne kemi dëshiruar e dëshirojmë marrëdhëni­e pozitive tregtare e kulturore me atë shtet. Pra, të paktën për momentin, me kaq të dhëna sa kemi, nuk duam e as mundet të themi se prapa këtij zullumi të zi e të trashë të Lulzim Bashës është Kremlini. Koha do të na tregojë më shumë e do të kemi kohë të riflasim për këtë. Këtu kemi të bëjmë me një krim politik, financiar dhe, mos e dhëntë Zoti, edhe kombëtar, për të cilin Lulzim Basha duhet të përgjigjet pa u fshehur pas çarçafëve të zhgarravit­ur me overdozën e baltës së budallallë­kut të një opozite pa kokë, pa këmbë, pa program, pa skuadër, pa gjë prej gjëje tjetër përveç urrejtjes, mllefit, dëshpërimi­t”, tha dje Spiropali. Më tej, deputetja e PS- së u shpreh se përveç shqiptarëv­e, edhe partnerët ndërkombët­arë meritojnë të dinë të vërtetën për paratë që PD- ja përdori për lobing në SHBA.” Lulzim Basha duhet të thotë ku u gjenden ato para, që u paguan në emër të PD- së. Pse ato para kaluan nga kanali i errët i një shoqërie guaskë? Me Kremlin pa Kremlin, kjo nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi në këtë mes, sepse paratë i ka paguar Lulzimi dhe i ka kaluar përmes guaskës në një ishull offshore, në shkelje të hapur të ligjeve të shtetit shqiptar dhe jo vetëm të shtetit shqiptar, po edhe të shtetit amerikan, sepse përndryshe askush në SHBA nuk do të harxhonte kohë dhe energji për të hetuar këtë zullum të madh”, ka thënë deputetja e PS- së. Por nga selia blu ka reaguar dje zëdhënësja Ina Zhupa, e cila e ka quajtur shkrimin si financim të qeverisë Rama për të penguar hetimin e Saimir Tahirit. “Shkrimi është pjesë e një fushate të qëllimshme për të mbuluar kokainën dhe lidhjet e familjes Rama me të. Akuzat me rusë të artikullit janë thellësish­t qesharake, por për t’i bërë edhe më qesharake, sot ato i ripërcolli Elisa Spiropali. Elisa, e cila nga puna në doganë duket se ka krijuar një njohje të veçantë për oligarkët, ka bërë sot një sallatë ruse me oligarkë dhe Kremlin. Është shenjë e nivelit të turpshëm të korruptimi­t dhe inkriminim­it të Partisë Socialiste, fakti që ruajtësja e nderit në PS është bërë Elisa Spiropali. Ajo që mbetet është ajo që ka rëndësi - Saimir Tahiri si trafikant dhe familja Rama e përfshirë në tregtinë e kokainës. Këta janë rreziku i destabiliz­imit të Shqipërisë”, tha dje Ina Zhupa.

 ?? Ina Zhupa ??
Ina Zhupa
 ??  ?? Elisa Spiropali
Elisa Spiropali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania