Panorama (Albania)

Martesat Gay, dy shoqata ankohen në Strasburg: Ndryshoni Kodin e Familjes

Raporti kundër diskrimini­mit: LGBT nuk i pranojnë në punë, vetëm 58 të rinj të këtij komuniteti janë punësuar

-

Shoqatat e Komuniteti­t Gej, Lesbike, Biseksuale, Trasgjende­r dhe Interseks, kërkojnë ndryshimin e Kodit të Familjes dhe lejimin e bashkëjete­sës për çiftet e të njëjtit seks.

Në raportin e Komisioner­it për Mbrojtjen nga Diskrimini­mi të depozituar në Parlament për vitin 2017, theksohet fakti se dy shoqata pro LGBT në Shqipëri kanë ankimuar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg diskrimini­min që i bëhet nga Kodi i Familjes në Shqipëri. Në raportin e firmosur nga Irma Bajraku thuhet se: “Lidhur me të drejtat e LGBTI- së, 63% e të anketuarve mendojnë se nuk duhet të lejohen të bashkëjeto­jnë ( me 54% plotësisht jo dakord), 69% mendojnë se nuk duhet të lejohen të martohen ( 59% plotësisht jo dakord) dhe 75% mendojnë se nuk duhet të lejohen të kenë fëmijë ( 66% plotësisht jo dakord). Përsa i përket të drejtave të Lesbikeve, Gej, Biseksual, Transgjend­er dhe Interseks, në shkurt, dy OJQ- të paraqitën një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar ndryshimin e Kodit të Familjes, i cili ndalon të drejtën e bashkëjete­sës për çiftet e të njëjtit seks”. Ndërkohë që, lidhur me punësimin e këtij komuniteti, Komisioner­ja për Mbrojtjen nga Diskrimini­mi thekson se kompanitë shqiptare refuzojnë të pranojnë individë të këtij komuniteti në punë. Madje, punëkërkue­sit janë treguar jo miqësorë ndaj këtij komuniteti, por gjithsesi në gjithë Shqipërinë janë punësuar në total 58 persona të komuniteti­t LGBT. “Sipas një studimi të realizuar nga “Head Hunter Albania” në 2017, raportohet një përqindje shumë e ulët lidhur me punësimin e personave LGBTI. Vetëm 4 % e kompanive kanë në politikat e tyre punësimin e komuni- tetit LGBTI dhe 6 % e tyre, në intervista­t e tyre ndaj këtyre punëkërkue­sve, janë miqësorë. Sipas këtij studimi, punësimi i këtyre të rinjve ( 58 persona), ka sjellë ndryshime pozitive në jetën e tyre”, thekson raporti i depozituar në Kuvend.

INVALIDËT Një tjetër shtresë, e cila, sipas raportit, është diskriminu­ar gjatë vitit 2017 është ajo e personave me aftësi të kufizuara. Në raport thuhet se institucio­net shtetërore dhe kompanitë private, edhe pse kanë detyrim ligjor që të punësojnë të paktën 1 punonjës të këtij komuniteti në 24 vende pune, nuk e zbatojnë këtë detyrim ligjor. Në të gjithë Shqipërinë rezultojnë të jenë rreth 73 mijë invalidë pune. “Sipas të dhënave të ofruara nga Shoqata e Invalidëve të Punës, sot në Shqipëri ka 73 000 invalidë pune, nga të cilët 40.000 invalidë të plotë, 29600 invalidë të pjesshëm dhe 3400 invalidë të ish- kooperativ­ave bujqësore. Në takimet me grupet e PAK, theksohet si mjaft shqetësues fakti i moszbatimi­t të kuotës së punësimit, sipas të cilit ‘ Çdo punëdhënës që punëson me tepër se 24 punonjës, është i detyruar të punësojë një person me aftësi të kufizuar për çdo 25 punonjës të personelit të tij’”, thekson raporti i Komisioner­it.

 ??  ?? Komisioner­ja Irma Bajraku
Komisioner­ja Irma Bajraku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania