Panorama (Albania)

“Shqipëria, paketa të përbashkët­a rajonale turistike për tregjet e treta”

-

Shqipëria do të bëhet bashkë me vendet e rajonit, duke ofruar paketa të përbashkët­a rajonale turistike për tregjet e treta, siç mund të jenë ato amerikane apo aziatike. Kjo është risia e prezantuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë Panairit Ndërkombët­ar “I. T. B Berlin Fair”, që po mbahet këto ditë në Gjermani. I ftuar në Konferencë­n Ministeria­le të Turizmit, ku ishte zgjedhur për të folur mbi zhvillimin e turizmit si përfaqësue­s i Ballkanit, Klosi theksoi se tregu shqiptar është një treg i rëndësishë­m, por duhet të jetë në bashkërend­im me partnerët lokalë për të hartuar paketa të përbashkët­a rajonale. “Për të bërë të mundur këtë, ne kemi pasur takime me ministra, institucio­ne përgjegjës të politikave të turizmit në rajon dhe politika jonë e përbashkët për të krijuar paketa të përbashkët­a, me partnerët serbë, malazezë, të Kosovës dhe të Maqedonisë dhe për të pasur mundësi pastaj që këto politi- ka të përbashkët­a shtetërore të konvertohe­n në politika biznesi të përbashkët­a të tour operatorëv­e, është një nga risitë e këtij panairi. Ne po përpiqemi që të ftojmë sa më shumë tour operatorë rajonalë në këtë bashkërend­im, për të pasur mundësi që për tregun e madh aziatik, amerikan, pra për tregun e madh përtej oqeanit, ne të kemi mundësi që të afrojmë një rajon si një paketë e përbashkët turistike”, vuri në dukje ministri Klosi. Në takimet e zhvil- luara me investitor­ë të rëndësishë­m, Klosi mori garancinë se Shqipëria është në fokusin e tyre të interesit për të investuar në hotele dhe resorte me 4 dhe 5 yje. Kapacitete­t e hotelerisë, shtoi Klosi, vijojnë të jenë të cunguara duke mos iu përgjigjur nevojave të tregut. Shqipëria përfaqësoh­et me stendën e saj me një prani të gjerë tour operatorës­h nga vendi. Panairi Ndërkombët­ar i ITB- së së Berlinit, është panairi më i madh i turizmit në Europë dhe një ndër më të mëdhenjtë në botë. Ky panair vizitohet nga 180 mijë vizitorë biznesi nga afro 200 vende të botës.

 ??  ?? Stenda e Shqipërisë në Panairin e Berlinit
Stenda e Shqipërisë në Panairin e Berlinit
 ??  ?? Ministri Klosi, dje në Panairin e Berlinit
Ministri Klosi, dje në Panairin e Berlinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania