Panorama (Albania)

Gjykata vendos "arrest shtëpie" për ish- pronarin e "Kristal"- it

-

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Ahmet Muçajn, ish- administra­tori i universite­tit "Kristal", i cili u arrestua nga Policia pas skandalit të diplomave false që jepte kundrejt pagesave. Ka qenë Prokuroria e Tiranës ajo që ka kërkuar një masë më të lehtë për Muçajn, duke qenë se ai është në një moshë madhore dhe nuk përbën rrezik për shoqërinë. Seanca u zhvillua ditën e djeshme me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë, "Panorama" mëson se Prokuroria e Tiranës ka dyshime se një skemë e tillë falsifikim­i diplomash është përdorur edhe nga persona të tjerë, duke përdorur numrat e amzave të universite­teve që janë mbyllur tashmë. Hetimet për këtë skemë falsifikim­i vazhdojnë ende. Dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka sekuestrua­r regjistrat e universite­tit jopublik "Kristal", të cilat janë arkivuar në Ministrinë e Arsimit. Regjistrat iu nënshtruan këqyrjes së imtësishme, nëse në to ka pasur ndërhyrje edhe pas mbylljes së aktiviteti­t të këtij universite­ti. Ato i përkasin viteve 2006- EURO ishte shuma që pagoi një vajzë për të marrë një diplomë false nga Universite­ti "Kristal". Vajza, e cila është bashkëpunë­tore e drejtësisë, parapagoi 1 mijë euro në fillim te Muçaj dhe më pas, kur mori diplomën, i dha ish- administra­torit të universite­tit edhe shumën tjetër prej 1500 eurosh. 2014. Prokuroria ka pasur dyshime se diplomat e falsifikua­ra, që bliheshin me para, regjistroh­eshin në këto regjistra të arkivuar, sikur ishin marrë në vitet kur universite­ti ishte i hapur. Ka qenë një vajzë nga Laçi, e cila ka bashkëpunu­ar me Prokurorin­ë e Tiranës për një muaj, që ka bërë të mundur zbulimin e skemës. Ajo është takuar përmes një sekseri me Ahmet Muçajn dhe ka kërkuar që të marrë një diplomë në universite­tin "Kristal", edhe pse ky i fundit është mbyllur. Vajza ka paguar fillimisht 1 mijë euro dhe më pas do të paguante edhe 1500 euro pasi të merrte diplomën. Tri ditë më parë, ajo është takuar me të arrestuari­n ku i ka dorëzuar vlerën e mbetur prej 1500 eurosh dhe ka marrë diplomën.

 ??  ?? Ahmet Muçaj në Gjykatë
Ahmet Muçaj në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania