Panorama (Albania)

Gjykata “rrëzon” Gashin: Shkarkimi ishte i ligjshëm

Avokati i Gashit: Do ta apelojmë, vendimi nën frikën e vetingut

-

Prokurorja Rovena Gashi ka humbur betejën e parë ndaj Kryeprokur­ores së përkohshme, Arta Marku.

Bëhet fjalë për padinë që ajo kishte bërë ndaj saj në Gjykatën Administra­tive të Tiranës, pas shkarkimit me urdhër të Kryeprokur­ores. Gashi mbante postin e drejtores së Drejtorisë së Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, kur në fund të dhjetorit, u shkarkua nga ai post dhe u emërua prokurore në Sektorin e Dekriminal­izimit, që është pjesë e së njëjtës drejtori. Ajo ngriti padi ndaj Markut në Gjykatën Administra­tive. Por me vendimin e ditës së djeshme, Gjykata Administra­tive i jep të drejtë Kryeprokur­ores Arta Marku. Gjyqtari i seancës tha, teksa lexonte vendimin, se Marku i ka të gjitha kompetenca­t e Kryeprokur­orit deri sa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Ndaj, Marku mund të ndryshojë strukturën në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe mund të shkarkojë dhe emërojë prokurorë. Vendimi i Gjykatës Administra­tive nuk e ka kënaqur aspak palën tjetër. Avokati Çlirim Gjata, që përfaqëson Rovena Gashin, tha dje se do ta ankimojë vendimin në Apelin Administra­tiv. Ai shtoi se vendimi është marrë nga Gjykata nën trysninë e procesit të vetingut. “Gjyqtari kujton se do të shpëtojë nga vetingu me këto vendime që jep”, tha Çlirim Gjata pas seancës gjyqësore ku u shpall vendimi.

PADIA Ish- drejtorja e Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Rovena Gashi, bëri padi në Gjykatën Administra­tive, vetëm 10 ditë pas lëvizjes së saj nga posti që mbante. Më 29 dhjetor të vitit të sh- kuar, Kryeprokur­orja e përkohshme, Arta Marku, e transferoi Gashin te Sektori i Dekriminal­izimit. Por Gashi nuk e ka pritur aspak mirë këtë lëvizje dhe më 8 janar 2018, bëri padi në Gjykatën Administra­tive, duke kërkuar shfuqizim të urdhrit të Kryeprokur­ores Arta Marku. Ajo ka hedhur akuza të forta ndaj Markut, duke shkruar në padi se shkak i lëvizjes ka qenë kërkesa drejtuar KQZ- së, për heqjen e mandateve të Aqif Rakipit dhe Gledjon Rehovicës. Gashi, në padinë drejtuar Gjykatës Administra­tive, jepte gjashtë arsye pse duhej pezulluar urdhri i Markut për lëvizjen e saj. Ajo madje zbuloi edhe bisedën me Arta Markun përpara shkarkimit dhe në momentin kur iu komunikua lëvizja. Sipas Gashit, Kryeprokur­orja e përkohshme i ka thënë se dërgimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të vendimeve të Sektorit të Verifikimi­t të Integ- ritetit në Drejtorinë e Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë, në lidhje me rezultatet e verifikimi­t për deputetet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakis­ht me të dhe pa firmën e saj, përbën shkelje ligjore dhe etike dhe, për këtë qëllim, do lirohej nga detyra e drejtorit të kësaj Drejtorie. Gjithashtu, vetë Gashi justi- fikohet në kërkesën e saj, se ajo është konsultuar me Kryeprokur­oren e përkohshme, por kjo e fundit i ka thënë, sipas saj: “Nuk kam kohë tani, sepse kam shumë punë. Informacio­nin ma dërgo me shkrim”. Gashi thotë në padinë drejtuar Gjykatës Administra­tive, se Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme, nuk ka të drejtë të miratojë ose ndryshojë organikën e Prokuroris­ë.

 ??  ?? Prokurorja Rovena Gashi
Prokurorja Rovena Gashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania