Panorama (Albania)

Gjendet trupi i dekompozua­r në Fier, dyshime për vrasje

I groposur në një kanal, mister valixhja që iu gjet afër

-

Një ngjarje e rëndë është zbuluar pasditen e së enjtes në fshatin Daullas të Fierit. Banorët e zonës kanë parë rastësisht në një kanal kufomën e një burri.

Menjëherë janë lajmëruar uniformat blu dhe mjekësia ligjore, të cilat kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë mbetjet e trupit të dekompozua­r. Ende nuk dihet se kujt i përket kufoma. Paraprakis­ht, hidhen dyshime se viktima, mosha e të cilit nuk mund të përcaktohe­t, mund të jetë vrarë e më pas groposur në kanal. Duke këqyrur trupin, ekspertët hedhin dyshime se kufoma mund të ketë rreth një vit që është groposur. Nisur nga ky fakt, edhe pse ende e pakonfirmu­ar, dyshohet se kufoma i përket 36vjeçarit K. B., i zhdukur në qershor të vitit të kaluar. I riu u zhduk pa lënë gjurmë, u denoncua nga familjarët, të cilët kishin humbur kontaktet prej ditësh me të. Edhe pse u denoncua, në atë kohë nuk pati të dhëna rreth tij. Burime konfidenci­ale tregojnë se Policia ka pasur një informacio­n të sigurt se ai mund të ishte vrarë dhe varrosur në një kanal. Ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga Policia. Kjo e fundit, deri në orët e vona të së enjtes, nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen, e cila konsideroh­et nga më makabret të ndodhur këto kohë në Fier. I zhdukuri i qershorit të vitit të kaluar punonte në një biznes të vogël familjar, ku merrej me lyerjen e automjetev­e. Por, sidoqoftë do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore ajo që do të vërtetojë në bazë të ADN- së nëse ky skelet ka lidhje me 36- vjeçarin apo i përket ndonjë ngjarjeje tjetër të pazbuluar më herët. Tashmë kanë nisur hetimet dhe po shihen të gjithë regjistrat e denoncimev­e për humbje personi të ndonjërit, ndërsa mjekët ligjorë kanë nisur punën për ekzaminimi­n e ADN- së për të bërë më pas identifiki­min e kufomës. Në kanalin ku ishte groposur kufoma, është gjetur gjithashtu dhe një batanije dhe një valixhe. Kjo ka bërë që hetuesit të dyshojnë se ai është vrarë dhe më pas mbështjell­ë me batanije. Ndonëse nuk përjashtoh­et mundësia edhe e vdekjes natyrale të ndonjë endacaku, pista më e dyshimtë për momentin mbetet ajo e një vrasjeje të mundshme. Ndërkaq, mbetet e mistershme valixhja që është gjetur pranë kufomës. Trupi është dërguar pranë mjekësisë ligjore nga ku do të konfirmohe­t më me hollësi nëse ka shenja plumbi e dhune.

 ??  ?? Policia duke transportu­ar trupin e viktimës
Policia duke transportu­ar trupin e viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania