Panorama (Albania)

Shkëmbimi me armë zjarri, të plagosurit: Patëm sherr më parë

-

VLORE- Tre të plagosurit e datës 27 shkurt në Vlorë, të cilët ndodhen ende nën kujdesin e bluzave të bardha, kanë konfirmuar për Policinë se kishin pasur një konflikt mes tyre pak ditë para se të ndodhte përplasja me armë mes tyre. Ngjarja ndodhi në lagjen "28 Nëntori" të qytetit të Vlorës, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit Gazmir Canaj, Taulant Beqiri dhe Eris Llanaj. Ata nuk kanë dhënë detaje për motivin e konfliktit, por dyshimi kryesor i Policisë mbetet se shkak janë pazaret e drogës. Kjo për faktin se disa prej të rinjve të përfshirë në konflikt janë emigrantë, ndaj po hetohet e shkuara e tyre. Ndërkaq, në pamjet e publikuara që janë fiksuar nga kamerat e sigurisë, duken 7 të rinj me pistoleta dhe kallashnik­ovë që qëllojnë ndaj njëri- tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat e plagosur janë arrestuar dhe ruhen nga efektivë të Policisë në spitalin e Vlorës. Burime nga grupi hetimor nuk kanë përjashtua­r pistën se përplasja me armë të ketë ardhur edhe për motive të dobëta. Sipas Policisë, dy shtetasit e shpallur në kërkim janë Petrit Aliaj dhe Elis Murataj. Aliaj mësohet se është edhe pronari i automjetit tip "Toyota" që ishte mbrapa automjetit tip "Fiat puno" ku ndodheshin dy shtetasit Taulant Beqiri dhe Eris Llanaj, ndaj të cilëve do të kryhej atentati. Por nga shkëmbimi i zjarrit u plagos edhe njëri nga anëtarët e grupit tjetër. Pritet që të plagosurit të merren sërish në pyetje, pasi ka dyshime se ata po e fshehin shkakun e kësaj përplasjej­e me armë, e cila mund të kishte përfunduar tragjikish­t me disa viktima. Fatmirësis­ht, asnjëri prej tre të plagosurve nuk është në rrezik për jetën. NJOFTIM ANKANDI

 ??  ?? Droga e bllokuar nga Policia greke
Droga e bllokuar nga Policia greke
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania