Panorama (Albania)

Bllokohen 165 kg drogë në kufi, shqiptarët e trafikonin me çanta

-

GREQI- Policia greke ka kapur një sasi të madhe droge në kufi me Shqipërinë. Operacioni u krye në zonën në afërsi të zonës së Neohori Ktismata, pranë kufirit greko- shqiptar, në Janinë, ndërsa është arrestuar një i mitur. Sipas të dhënave nga Policia greke, operacioni është zhvilluar në kufirin e gjelbër, ku është pikasur një grup personash që transporto­nin në krahë çanta me drogë dhe që kishin hyrë nga Shqipëria. Gjatë ndërhyrjes policore u kap vetëm personi i parë, i cili paraprinte grupin, një shqiptar 17 vjeç, pasi personat e tjerë ikën me vrap dhe u futën në tokën shqiptare. Ata hodhën në tokë çantat me pako, 94 të tilla, ku nga peshimi doli se ishte një sasi prej 164 kg dhe 600 gram marijuanë, ndërkohë që në çanta u gjetën edhe 158 fishekë kallashnik­ovi. Policia greke ka nisur patrullime­t prej kohësh në zonën e gjelbër pas tentativav­e të herëpasher­shme për të trafikuar drogë, pikërisht në këtë mënyrë, me çanta në krahë. Sapo grupi ( që dyshohet të jenë të gjithë shqiptarë) është pikasur, Policia ka bërë thirrje të ndalojnë. Në kushtet kur e kishin të pamundur të vraponin me çantat në krahë, trafikantë­t i kanë lënë ato në vend dhe ia kanë mbathur drejt kufirit të Shqipërisë. Ndjekja ka vazhdu- ar nga ana e Policisë greke, duke arritur të kapin vetëm njërin prej trafikantë­ve, një 17- vjeçar shqiptar, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit arritën ta kalonin kufirin, duke i shpëtuar kështu prangave. Prej 20 janarit e deri më tani, në Igumenice, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht në zonën KosturFoll­orinë, Policia greke ka sekuestrua­r 2.6 tonë marijuanë, që vinte nga Shqipëria.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania