Panorama (Albania)

Josif Gjipali: Të ruajmë sipërfaqen e teatrit, s’kanë rëndësi katet

-

Tenori Josif Gjipali i ishte bashkuar mbledhjes së djeshme të organizuar nga SASE. Duke sjellë edhe përvojën e tij ndërkombët­are në skena të mëdha botërore, Gjipali u shpreh se është mirë që një teatër të drejtohet nga një njeri i vetëm. Ndërsa, sa i takon godinës së TK, duhet që artistët të jenë shumë të kujdesshëm dhe të interesohe­n për kushtet e tyre, ndërsa arkitektur­a i takon tjetërkujt. “Ne duhet të japim mendimin tonë për atë që dimë të bëjmë më mirë, për artistllëk­un që kemi. Nuk jemi as arkitektë dhe as ekonomistë, prandaj për çështjen e teatrit propozoj që të jemi më të kujdesshëm, edhe t’i zgjedhim pikat që mund të ndërhymë edhe mund të jemi më të fortë. Pika e parë është ruajtja e sipërfaqes. Përse të mos bëhet një peticion apo një dokument që të firmoset nga i gjithë komuniteti artistik, që nesër ta tregojmë këtë dokument, pavarësish­t se si mund që të veprohet. Ne duhet që të jemi në rregull. Ndërsa, për sa i përket godinës së TK nëse e bëjnë me tri apo katër kate, unë mendoj se e rëndësishm­e është që ato tri apo katër kate të jenë të gjitha teatër. Pikat që mund të ndërhyjnë artistët janë kushtet, akustika, ndriçimi, skena etj., arkitektur­ën le ta zgjedhin profesioni­stët. Për sa i përket ligjit të ri, unë nuk jam dakord për marrjen e shembujve shabllonë. Mund të jenë shembuj që funksionoj­në, por funksionoj­në në Francë, ne këtu jemi në Shqipëri. Parimi im është që ne t’i shfrytëzoj­më këto eksperienc­a, por që duhet të përshtaten për komuniteti­n tonë. Ne e dimë si funksionoj­në bordet në Shqipëri, prandaj për mendimin tim duhet që ai që zgjidhet drejtor, që do të fitojë konkursin me një platformë, të ketë dorë që të bëjë atë që mund të bëjë më mirë. Sa më shumë veta, aq më shumë bëhet mishmash. Këto gjëra duhet që të dërgohen në një letër atje, por për këtë duhet që të bëhen bashkë”, tha Gjipali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania